Kulturë
Tahir Bezhani: Buzëqeshja e rrudhave
E enjte, 16.04.2020, 10:24 AM
Tahir Bezhani
BUZEQESHJA
E RRUDHAVE
Ditës
së sotme i dolën rrudhat
Duke
shetitur në dhomë i përgjumur
Rrezet pjekin lëkurën n’oxhakun e diellit
Si
bukën e argatëve nën saçin e skuqur
Fytyrë
ime e bezdisur, e mrrolur
Si
lëvore druri , vjetëruar në kohë
Buzët
tkurren e zgjaten instiktivisht
Si
llastik i fëmijëve kur gjuanin
Zogjtë
e pafajshëm pranverave...
Eeeee!
Kur
ngujimi të bëhet mik i zorit,
Vragët
e dhunës nuk fshifen
Buzëqesh,vetëm
i buzëqesh
Mjekrës
sime të rritur tepër
Edhe
vdekja e ka kuptimin e vet
Në
e pastë tash kohën
Jeta
si duq, i varur krahëqafe
Mbushur
me ironi hamletiane...
NUK E KISHA LEHTË
Nuk
e kisha lehtë të kaloj natën sonte
Vërshuan
mendimet e tërbuara rrugëve
Ngatrresave
të kohës u dolën pritave
Fjalë
të nxehta ndrroheshin mes rreshtave
Askund
filli,askund fundi,sytë gacë....
E
nuk e kisha lehtë të vij te pajtimi
Kryengritje
bënë mendimet e ndezura
Pajtime
kërkonin fjalët e ëmbla
Germat
shkonin trupit tim si thneglat
Drunjëve
të kalbur maleve të larta...
Më
kafshonin idhshëm
Ahishta
pikon shi e lot,pishat kreheshin në diell
Nuk
e kisha të lehtë jo
Më
humbiste vetja udhëkryqeve
Shpesh
thirrja në ndihmë Kamy-n,Markezin
Ishte
larg qielli me tokën
Vetëm
durimi më solli dritën
Drita
pajtimin me vetveten e lodhur
Sa
i rreptë është lumi im i fjetur...
GUNGAÇI*
Tërë
ditën kalonte rrugëve të qytetit
Ku
e zinte nata, takohej te nesërmen me
dritën
I
dehur truponte rrugët pa kontroll
Fliste
e shante veten, shante edhe të tjerët
Nxirrte
dhëmbët e sertshëm, i sillte gishtërinjve
Nga
lodhje e rrugëve të nxira lirie
Sulmonte
politikanët e kohës hoteleve
-Unë
ua nxjerr sytë me shpatën e Demokleut
U thoshte ,pastaj shkonte....
Ky
ishte refreni i Gungaçit
Pijaneci
i dashur i qytetit tim të mirë
Rrugëve
u vinte era alkool, si parfum sot
Gungaçi
shkoi i paparë në amshim
Varrimin
e kërkonte vertikalisht
Për
kursim toke ,thoshte poet
Vogëlsi
madhore varur në statujë kohe
Shëtit
(sot)rrugëve të kujtesës nëpër brezni
Një
obelisk në histori...
PS
*Gungaçi ,poeti i ndjerë
gjakovar, Ali Musaj,(1933-1995), autor i këtyre veprave me poezi: “Vetëm
jehona”,”Shkalzimet e frikës””Katarzë” , “Zëri i vetmisë”dhe “Dridhjet e
jetës”. Ishte njëri ndër poetët më të spikatur të Kosovës e jo vetëm ,një bohem
i rrallë,i cili kaloi jetën eseninçe rrugëve të Gjakovës. Ishte nip i Bajram
Currit,heroit tonë kombëtarë. Përherë i ndrydhur nga pushteti, kurrë i harruar
nga lexuesi e bashkëqytetaret e tij...