Kulturë
Jusuf Zenunaj: Eja flutur
E premte, 17.04.2020, 09:15 AM
Jusuf Zenunaj
EJA
FLUTUR
Rrethas
kopshtit sillesh
në
të ke frikë me hy,
kur
të lodhesh në mes lulesh
eja
pusho në krahët e mi !
Bashkë
shkojmë te burimi
etjen
shuajmë në Dri.
Rrethas
kopshtit sillesh,
si
rreze përvidhesh
mbas
degëve të blirit;
ku
nuk të kapë syri,
këpus
gjethe lisash
me
to nxjerr melodi
si
dikur barinjtë,
kur
i thërrisnin të dashurat
për
takim të ri.
J.Z., Dilbeek, më shkurt
2020
KUR T’ I BIE TERRI TOKËS
Si
flladi i lehtë mes grykash
me
cicërimat e zogjve në vërri,
zëri
yt më vjen prej së largu,
ti
s’më pret, po unë, do të vij
derisa
të agojë dita të rri me ty.
S’më
ndalë stuhi , as natë,
as
përroi në Lugun e Gatë.
Ata
sy si rrushi,
të
zjarrtë si prushi,
nën
dritën e hënës t’i puthi.
J.Z., Dilbeek, më 2
shkurt 2020
KUR ISHIM TEK LUMI
Kur
ishim tek lumi,
rrëzê
Ujëvarës ,
tek
Drini,
uji
i ftohtë- akull
duart
m’ i skuqi,
këmbët
m’i nxini.
S’e
di në ishin ngjyrat e ylberit
apo
binte shi,
kur
më dridhej buza
zemra
fort të rrihte, ty !
J.Z , më 12 shtator 2019
DRITHËRIMA VJEN NGA
DURRËSI
Përplasen
ëndrrat shkëmbinjeve buzëdeti,
në
mes të sotmes e së nesërmes njê shkëndijë
ndez
shpresat e humbura për ardhjen e anijes
ngarkuar
me mallengjimin e kohërave të harruara.
Nata
e dita shpindërrohen pa zhurmë
si
grepi i peshkatarit nê gojën e peshkut fatzi.
Valët
thyhen në bregun e vetmuar,
në
kthim shpërlajnë pa mëshirë
gjurmët
e mbuluara nga terri.
Dritërima
që vjen nga Durrësi
një
hije të mbështetur për shkëmbi
nuk
arrin t’ia zbuloi dot natës.