Kulturë
Përparim Hysi: Palimpsestët e mi (2)
E marte, 21.04.2020, 09:43 AM
Palimpsestët e mi/2:" Burra të mëdhenj, me"cene të vogla"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Objekti
i shkrimit tim të sotëm, është për KARL MARKSIN (1818-1883). Natyrshëm, që e kam
shumë të vështirë për të shkruar për një mendje të gjerë e të thellë
si ajo e MARKSIT, Por nuk mund të rri pa
parashtruar mendimet e mia që, gjatë kohës, natyrshëm janë zgjeruar dhe, po
kështu, kanë ndryshuar.
* * *
Për
MARKSIN dëgjova së pari të flitet nga profesori ynë,KANAN HYMETI, në
pedagogjiken e ELBASANIT, i cili, sa qe kthyer nga studimet në BASHKIMIN
SOVJETIK. Profesori qe i vetmi, më i riu, që ish shkolluar në LINDJE,ndryshe
nga profesorët tanë më të vjetër:arsimuar në PERËNDIM. Qe pasionat në shpjegim
dhe të bënte për vete. Fliste për MARKSIN,ENGELSIN,LENININ,STALININ dhe unë,tek
e ndiqja me kurreshtje, nuk kisha si mos bresohesha me zhvendosjen e theksit në rrokjen e parë në: LENIN,
STALIN(siç ndodh me gjuhët sllave),kurse unë bubulloja me theksin
fundor:LENIN_STALIN... Ose si mos e ndiqje me kureshtje profesorin,kur,tek do
na fliste për"Manifestin e Partisë komuniste", me sa më kujtohet, citoi
përmendësh dy vargje:"Mbreti u zemërua/ lëshoi një manifest/ të vdekurve
liri/të gjallëve arrest/ dhe, mandej, të tilla sllogane,si" Proletarë të
të gjitha vendeve bashkohuni" apo"Gurët e rrugës janë armë të proletariatit. Qe interesant
profesori (ndjesë se tash është në Parajsë),se vërtet fillonte me MARKSIN e ENGELSIN dhe vazhdonte me LENININ e
STALININ, por për t'u bërë mësimi më i
kapshëm për ne, zbriste deri tek ENVER HOXHA dhe, kur fliste për
socializmin në SHQIPËRI, më kujtohet si
sot, kur tha:- Shtrohet pyetja:- A do ndërtohet socializmi në SHQIPËRI? Dhe po
vet tha:-Unë, si komunist i ENVER
HOXHËS, kësaj pyetjeje i
përgjigjem kështu:- Po.Do ta ndërtojmë, por vetëm me një kusht: ta mbajmë 10-vjet të fshehur nga
fshatrat e ELBASANIT dhe nga fshatrat e
TIRANËS!!! Nuk kish si mos e ndiqje me interes PROFESORIN tim. Se,tek bënim
praktikën pedagojike në fshatrat e ELBASANIT, e shihnim me sy, se sa i
drejtpërdrejtë qe PROFESORI I NDERUAR,KANAN HYMETI.
* * *
Kisha
vjete që kisha dalë mësues dhe,sado me të mesme, jepja mësim në 7-vjeçare në fillim dhe në
8-vjeçare më vonë. Fillova të jepja provime me korespodencë ( pa shkëputje nga
puna) dhe ja tek m'u rrëfyee MARKSI. Tani jo më si dëgjues i leksioneve të PROFESORIT, por si studiues,kundra
vullnetit tim, të MARKSIT dhe kryeveprës së tij,"KAPITALI". Nuk e kisha fare as qejfin dhe as vullnetin për
ta studjuar dhe bëra atë që nuk e kam bërë kurrë: tentova ta merrja qyl. Gjeta
PROFESORIN që, për motive politike ( qe i papërshtatshëm për të mbajtur
leksione,se qe me "njollë" në
biografi), e kish "falur" lincencën dhe leksionet i mbante një koleg i tij. E takova
dhe zhvillova këtë bisedë me të:- Profesor,lënda që më kërkohet për të
likujduar, jo vetëm më streson (realisht është e vështirë),por mua as që më
duhet fare, si mësues gjuhe e letërsie.
Profesori:-
Unë ta këshilloj ta studiosh se është lëndë që të formon mendërisht dhe
logjikisht,
Unë:-
As që më duhet. Dhe pak egocentrist siçisha:më del mendja ime dhe më tepron.
Profesori
( i mençmi të vretë me pambuk), duke qeshur, më tha:- E paske me pasion për ta marrë qyl?!
-Po,-
i thashë.
-Dëgjo,-
më tha. Po ta kishe me mua provimin,ta firmosa librezën që këtu. Po ta kishe me
gruan time,e kishe të sigurt 90% se 10% mund
mos të më dëgjojë. E ke me një kolegun tim dhe ke të sigurt veç 50%. Qe
leksioni më i çmuar që më dha. E kuptova: duhet të merresha me MARKSIN.
E
ngula mirë bririn tim"narcisst" dhe duke lidhur ballin me shami (
kushedi sa herë ndjeja dhimbje koke) dhe në provim mora notën tetë.
Ama,gjithmonë e shikoj MARKSIN si një mal që, kurrë një"alpinist" i
llojit tim nuk e ngjit dot. Gjtimonë e pohoj: "Kapitaili" i MARKSIT
dhe "FLETORET FILOZOFIKE" të LENINIT, më kanë shtuar, para
kohe,thinja mbi kokë.
* *
*
MARKSI
me filozofinë e tij,nga studuesit, është qujatur i ngjashëm me SHËN AGOSTINIn
që u bë modeli i KRSTIANIZMIT në shekujt V-XIII-të. U modelua dhe u amplifikua
në vende të mëdha,si në RUSI, në KINË e më tej,në vende më të vogla.
Marksi
qe radikal në mendimin e tij:vetëm teoria e tij qe shkencore, të tjerat qenë pa
vlerë.Ajo që më çudit, tek studioj për
MARKSIN, janë disa fakte që, megjithëse po u afrohem të tetëdhjatave nuk i kam
ditur.
MARKSI
ka qenë poet dhe dy janë temat e poezve të tij:a) dashuria dhe b) shkatërrimi i
botës. Tri vëllime me poezi ku i këndohet, komshies, XHENI fon VEHSTALEN(më
vonë u bë gruaja e tij). Temat e poezive
për"shkatërrimin e botës" i gjen tek "Këngët e egra".
Flozofia e këtyre"këngëve të egra" kishte një rezultane:-Do ta
shkatërroj botën!!! Ka qenë kompozitor dhe janë të njohura rreth 40- kompozime
të tij. Ka shkruar një tragjedi"Oulanem".
Ka
qenë i zoti, ndoshta si askush tjetër,
për të rrëmbyer mendimet e të tjerëve dhe për t'i shitur si të tijat:
Nga
MARATi ka marrë:-Proletarët nuk kanë atdhe dhe nuk kanë seç humbin veç
zinxhirëve të tyre.
Nga
HAJNE:- Feja është opium për popullin!
Nga
KARL SHOPER:"Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni!
Nga
LUIS BLANK:- Nga secili, sipas aftësive dhe secilit sipas nevojës.
Secili
që sdopak ka lexuar për MARKSIN dhe flozofinë e tij,ndjen zhgënjm dhe figura e
MARKSIT sa vjen e sfumohet.
Mund
të zgjatesha edhe më,por duke pranëvënë atë që ka thënë ENGELSI (miku më besnik
i tij,,mendoj se i kam thënë të tëra për MARKSIN të dhunshëm dhe që nuk
përfillte askënd veç vetes. ENGELSI thotë:.Në redaksinë e gazetës "Nein
Rainische Zeitung",punohej nën diktaturën e pastër të MARKSIT.
* *
*
Ka
qenë pirshës i madh parash. Merrte borxhe dhe nuk i kthente.Me sa më
kujtohet,aty nga vitet '70-të, kam lexuar një roman " Rinia e
Marksit". Ajo që mbaj mend nga ai roman që ishte artistik, që
MARKSI"kish marrë tresh në matematikë dhe,kur i kërkonin borxhet,
thoshte:- Sa të paturpë që janë! Po më shqetësojnë.... E, arsyetoja,, është
vetëm artistik. Por jo. Në librin " Intelektualët" të PAUL JONSON del
hapur ky ves i Marksit. Për borxhe u
prish me babanë (ky nuk shlyente dot borxhëlinjtë) dhe zemërata arriti apogjeun
e saj: MARKSI nuk denjoi të merrte pjesë as në funeralin babait!!! Pastaj grindja me nënën,po për
para. I vetëm rentjer apo donator i përhershëm për të u bë ENGELSI.
Kundërshtarët
i fyente dhe në gojën e tij dilni fjalët:- Do të zhdukë!!
I
dhunshën dhe në familje. I prirur që në familje të lindnin djem. Çupat i quante
si pa vlerë.Vlejnë sa për sekretare.
Veç
kësaj,abuzoj seksualisht me shërbyesen e shtëpisë dhe, kur kjo lindi një djalë(
ndryshe nga dy djemtë me Xhenin që nuk e
patën jetën të gjatë), nuk ia njohu atësinë. Djali u quajt FREDI( ka lindur më
1851 dhe ka jetuar deri në vitin 1929),por MARKSI,për të mbrojtur moralin prej
"profeti" (të rremë,sigurisht) tentoi me paturpësinë më të madhe që
t'ia linte në derë ENGELSIT. Ky,pranoi, por nuk shkoi në atë botë pa rrëfyer të
vërtetën:"Fredi është djali i Marksit!".
Mund
të vazhdoja edhe më, por mendoj se,pak a
shumë, kam zbuluar ca"cene të vogla" që ia vlejnë aq sa për ta
sfumuar këtë"Profetë të rremë" që megjithatë,ende vlerësohet në botë.
Tiranë, 21 prill 2020