Kulturë
Ndue Dedaj: Asgjë s'është si më parë
E marte, 21.04.2020, 12:55 PM
ASGJË S’ËSHTË SI MË PARË
POEZI NGA NDUE DEDAJ
Në
pamundësi për ta shpërndarë librin poetik të sapobotuar “Mjegullat e gjenezës”
(“Geer”, Tiranë, mars 2020), përzgjodhëm prej tij këtë cikël për lexuesin.
DHEU I KUQ
Dheu
i kuq është fanari im mbi kullën e Rodonit...
Prej
dheut të kuq piqen tjegullat e shtëpisë së vjetër
Mos
me ra shiu cërkatë mbi gurin e caranit.
Dheu
i kuq është gjaku im i pikturuar…
ASGJË S’ËSHTË SI MË PARË
Vitet
më rrinë përherë e më ngusht,
ndërsa
këpucët përherë e më lirë.
Asgjë
nuk është si më parë,
pemët
lëshojnë më shumë hije,
dielli
perëndon më shpejt,
deti
si një bujtinë për pleq.
Asgjë
nuk është si më parë,
sidomos
kalendari monoton,
që
i bien fletët si flokët e borës,
i
vetmi që nuk e shoh…
Vitet
më rrinë përherë e më ngusht,
ndërsa
këpucët përherë e më lirë.
DITËN KUR LEVA
Shëngjergji
i karmoi kulshedrat me heshtë…
Çelën
sythe trarët e kullës treqindvjeçe n’vërri
gazmuan
dhe gurët e shndritshëm të zallit
ku
camërdhokët laheshin në hurdha e zinin bërcakë,
u
dyndën të afërmit me dhanti të fisme e çifteli
ungji
hodhi tre napolona ari n’filxhanin e kafes
dajat
erdhën me një dash njëzet e pesë okësh përdore
gratë
e fisit zgjidhnin penjtë e lidhur nyje udhës së kroit
dhanë
shpirt shtrigat e fundit të shek’llit atë ditë.
Burrat
e dheut këndonin këngë majekrahu si në epos,
brofi
në këmbë im gjysh si Leka i Lekëve:
“Kullës
tonë iu shtua dhe një pushkë”.
Vela
si një nanloke e thinjur dimrave
zgjati
duart të më lidhte kërthizën...
DËGJOJ HESHTJEN TËNDE
Dëgjoj
heshtjen tënde si zukat
Brenda
meje - brenda teje,
Koha
shkund pemën e viteve
Nuk
bëhet dot pjalm e fllad.
Dëgjoj
heshtjen tënde si pikon,
Kaq
vite e lidhur nyje,
Koha
lë njolla mbi pëlhurë,
Afresk
që vdaret në muzg...
Dëgjoj
heshtjen tënde si qan,
Muzikë
e lehtë pa pentagram,
Koha
rrjedh si ujët nën urë -
Ne
mbi të nuk jemi gjurmë.
TË KISHA QENË RAPSOD
Të
kisha qenë rapsod i mehallës sime që flirton n’shi
Shumë
gjana ndryshe do të kishin me qenë në jetë,
Emni
im do të përmendej anekand si një kreshnik
Do
gdhendej në mbishkrime të gurta si i Progonit arbër,
Do
të binte për mue trumbeta si për një Uliks të ri.
Qaj
e k’ndo për vete dhe ndrikullat e shtetit!
Me
ma pas lakmi dhe aedët qorra të shekujve.
Të
kisha qenë rapsod i tollovisë sonë tribale
Zanat
e maleve do të kishin shti dashtni në mue
Kep
më kep, breg më breg e krue më krue
Tue
e lanë Fishtën n’shenjtinë e vet lahutmalcore,
Zani
im do gjimonte der’ në Këshill të Europit...
Të
kisha qenë rapsod i shekullit njëzet e nji,
Eh
si do të kisha flatrue në skena dhe arena
Cub
i rrokullisë sime pa libra e simfoni,
Qaj
e k’ndo për popull, në kor heronj e horra!
Lum
e lum si ne, flamujshqyer nëpër boka...
VELA E POETIT
Mali
i Preç Zogajt.
I
priste lindjet krojeve mbi Lissus,
i
vizatonte muzgjet
e
mëndafshët mbi det.
Kurrë
njeriu nuk matej me malin e vet.
Asnjiherë
s’e kam kuptue
si
atje nalt n’majën e qelqtë mbi kreshtë
kishte
humbun anija me gjith’ direkë
e
kishte mbetun si dallgë e ngrime n’ajër
…
vela?
Mali
i detit
sa
herë shkrep dielli lisave ngulun n’kep,
përlind
veten.
Tungjatjeta
Preç!
Shtegu
që zgjatet mbi Manati
për
kah kunora e atij mali me vela
asht
në ty
orë
që zgjohet njiherë në njiqind vjet.
VENDI IM JAM UNË
Vendi
im - shullâ në një kreshtë të bardhë dimri
pingrojnë
orët e zanat, verrkeqet e orlat...
prej
Motit të Madh pret të mirë mot
Vendi
im - qytet amfiteatrosh, kështjellash, ballosh
log
bjeshkënamunash, gurrë lugjeverdhash
si
një barrë e vrame në brigje të planetit.
Mund
të më lëvdoni për shkak të vendit tim
mund
të më qortoni për shkak të vendit tim,
vendi
im jam unë.
PËR QIELL E PËR DHÉ
Për
qiell e për tokë! baba im bënte be
Toka
e qielli bëheshin një...
Ngre
dorën nalt, t’i bëj një fotografi qiellit
blici
flakëron prej rrezeve të kuqe të planetit Mars,
retë
barsa gati për të pjellë foshnjën e lagësht
Shirat
ngjizur me rrufe, mëngjeset kaltuar me erë
ylberi
ngulur mbi dy shkrepa si hark triumfi.
Zotat
fuqiplotë trazojnë urët e fundit të zjarrit
dehen
me verë në bujtinat me flatra
harrojnë
ku është ferri e ku parajsa!...
Për
qiell e për dhe! baba im bënte be.
Qielli
e toka bëheshin një...
Nuk
pashë dikë atje nalt
t’i
bënte një fotografi robinës së qiellit,
tokës...
KALI IM
Ti
je kaq i mirë kur shilohesh për herë të parë,
kaq
i urtë kur kullot barë në livadh
kaq
i dhembshur kur shtegton me barrë në shpinë
kaq
fisnik kur buzë lumit përzien baltën e kuqe
për
ta pjekur si bukën në furrë
për
tulla e tjegulla, poçe e vegsha.
Por
ti je kaq i prapë, kali im
kur
sillesh e përsillesh në lëmë
e
s’di të dalësh më nga balta,
që
vetë ke ngjeshur...
SOZIA
Ra
në fushën e luftës
Duke
thirrur në kupë të qiellit
Rroftë
Mbreti!
Poshtë
Mbreti!
TEATRI VDIQ
Perdet
ngjyrë vishnje të teatrit
Madhështore
si portat e rënda të kështjellave
Befas
ranë... para klithmave nudo
Të
aktoreve bjonde të shekullit XXI.
Makbethi
vdiq lakuriq në skenë,
Hamleti
në paraskenë lakuriq vdiq,
Desdemona
lakuriq dha shpirt në prapaskenë.
Shekspiri
përfundoi në psikiatri!
Deri
këtu kishte qenë
Tregjikomedia
e tij…
VENDET E VOGLA
Kanë
një mallkim vendet e vogla,
Duhet
ta dish në cilin krah zgjohen.
Ora
e qytetit nuk të ndihmon,
Yjet
e horoskopit s’të bëjnë punë.
Ti
patjetër duhet t’i ledhatosh ato
Me
fjalë e me gjeste miradije.
Nuk
u mjafton pjergulla mbi lis
Nuk
duan vetëm rrushin e ambël,
Por
lisin me gjithë degë e gjeth.
E
kanë të vështirë të rritën
Tri
pëllëmbë më lart se hija e vet
Vendthit
e bekuar, me huqe mushke.
PSALM PËR MALIN
Në
veten time fle një mal me kaculitë dëbore në verë.
Ky
qe fati im shtegtar me shpendët flatradlirë
Të
zgjohem me nji mal nën krye e nji mal mbi shpinë,
Një
mal të njehun, një mal të panjehun…
Kurrë
nuk u ika maleve në vargje poezie
Me
ngja ma pak malcor e ma shum’ mis trotuaresh,
Ani
se kur janë zemërue me mue e malin tok
Më
kanë gjuejt me fjalën e idhtë “malok”...
Karrocën
e ngarkueme me neon e asfalt
E
tërheq tërthoreve e qafmaleve gjithkah,
Të
ngjizën alpeve simfonitë e njihershme,
Se
qytetet patën dalë prej psalmeve të epeve!...
Mos
mendoni se jam ndonjë i marrë bri caranit
Që
e ndjell qytetnimin me lahutë e fyej,
As
murg kambëzbathun malebekues,
Po
ma mirë më thoni malcor, se malelëshues.
PËR GJERAT QË NUK DI
nuk
di të luaj melodi me fyell si im gjysh
t’i
bie bilbilit, zumares, curles dyjare
nuk
di të pozoj krenisht me qeleshen e fisit,
nuk
di të lidh kollaren cirka - cirka
sipas
shijes së partive cikaloshe shqiptare,
veç
lidhësat e këpucëve të mia di të lidh e zgjidh
nëpër
oda kullash e monopate!...
për
gjërat që nuk di, mos ji i penduar,
ani
se ke humbur daullet e turmës.
FOTOGRAFI
bëj
fotografi me lulet në të dalë të dimrit -
ua
largoj ferrat të mos ua zënë frymën
bej
fotografi me fëmijët parqeve të qytetit -
kur
kalojnë ata, bëj policin e trafikut
bëj
fotografi me vashat që bëhen nuse -
në
pajë fshehur kanë Gurin e Nuses
bëj
fotografi me bustet rrethuar nga pleqtë -
porositë
e tyre i shënoj pa i shkruar në letër
s’e
shkrep asnjëherë blicin para brumbujve
që
karratojnë topthat e plehut… i bëjnë pirg.