E enjte, 01.05.2025, 02:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Pushtimi i Trojës me dinakëri!

E premte, 24.04.2020, 11:23 AM


Në ditën e sotme, të vitit 1184 (para e.s.) Troja do të pushtohet me dinakëri!

Nga Jahja Drançolli

Një hero dardan (Dardanus), tregohet nga legjenda si themeluesi i Trojës i parë qytet në Troadë të Dradanisë. Sipas mitografëve, Dardani pasohet nga i biri Eritoni; pastaj nga biri i Eritonit, Tros ose Troe (sipas të cilit mori emrin qyteti i Trojës); biri i Troe-s ishte Ilo; Ankise do të lindë nga pasardhësi i Asarakut, një tjetër bir i Troe-s; Laomedonti lindi nga Ilo dhe Eurydika, të cilët zgjeruan dhe e bënë të fuqishëm mbretërinë. Priami, djali dhe pasardhësi i Laomedontit, i jep shkëlqim të ri kryeqytetit dhe mbretërisë së tij. Një nga shumë djem të Priamit dhe Hekubës ishte edhe Parisi, i cili do të shkaktojë shkatërrimin dhe fundin e Trojës.

Pas një lufte 9-vjeçare dhe rrethimit të një qyteti në dukje i pathyeshëm, akejtë (ose grekët sipas ndonjë burimi), në vitin 1184 (para e. s.) me dinakëri hynë në Trojë. Gjatë Luftës së Trojës, jetonte Elena, gruaja më e bukur në botë. Ajo ishte gruaja e mbretit spartan, Menelaus, vëlla i Agamemnonit, i ashtuquajturi mbret i mbretërve. Ai kishte qenë në luftë me Trojën për një kohë të gjatë dhe duke synuar për ta shkatërruar atë. Kur Parisi, princ trojan rrëmbeu Elenën, Menelaus iu drejtua vëllait të tij për ndihmë, i cili kishte mbledhur një ushtri të madhe dhe shkoi në një marshim drejtë Trojës. Konkretisht, rrëmbimi i Elenës nga Parisi për Agamemnonin ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të sulmuar Trojën. Akejtë kryen ekspeditë kundër sundimit të Priamit, që çoi në rrethimin e qytetit të Trojës dhe rënies të qytetit me dinakëri nëpërmjet të kalit prej druri me ushtarë në të (siç tregohet nga Virgjili, në Eneida, librin II-të). Rënia e Trojës, datohen nga kronografitë e antikitetit në vitin 1184 (para e. s.). Fundi shekullit në fjalë, pra shekulli XII para erës tonë shënon edhe fundin e qytetërimit para-helenik ose Mikenas (shiko qytetërimin i Kretës-Mikenës). Gjithmonë sipas legjendës poetike, shkatërrimi i qytetit dhe shfarosja e banorëve lejojnë që pak veta të shpëtojnë veten e tyre. Ndër të mbijetuarit janë Helenusi, bir i Priamit dhe Enea, bir i Ankises. Të dy largohen nga vendi, duke u strehuar i pari në Epir, ndërsa i dyti në trevën e Romës së sotme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx