| E premte, 24.04.2020, 11:23 AM |
Në ditën e sotme, të vitit 1184 (para e.s.) Troja do të pushtohet me dinakëri!
Nga
Jahja Drançolli
Një
hero dardan (Dardanus), tregohet nga legjenda si themeluesi i Trojës i parë
qytet në Troadë të Dradanisë. Sipas mitografëve, Dardani pasohet nga i biri
Eritoni; pastaj nga biri i Eritonit, Tros ose Troe (sipas të cilit mori emrin
qyteti i Trojës); biri i Troe-s ishte Ilo; Ankise do të lindë nga pasardhësi i
Asarakut, një tjetër bir i Troe-s; Laomedonti lindi nga Ilo dhe Eurydika, të
cilët zgjeruan dhe e bënë të fuqishëm mbretërinë. Priami, djali dhe pasardhësi
i Laomedontit, i jep shkëlqim të ri kryeqytetit dhe mbretërisë së tij. Një nga
shumë djem të Priamit dhe Hekubës ishte edhe Parisi, i cili do të shkaktojë
shkatërrimin dhe fundin e Trojës.
Pas
një lufte 9-vjeçare dhe rrethimit të një qyteti në dukje i pathyeshëm, akejtë
(ose grekët sipas ndonjë burimi), në vitin 1184 (para e. s.) me dinakëri hynë
në Trojë. Gjatë Luftës së Trojës, jetonte Elena, gruaja më e bukur në botë. Ajo
ishte gruaja e mbretit spartan, Menelaus, vëlla i Agamemnonit, i ashtuquajturi
mbret i mbretërve. Ai kishte qenë në luftë me Trojën për një kohë të gjatë dhe
duke synuar për ta shkatërruar atë. Kur Parisi, princ trojan rrëmbeu Elenën,
Menelaus iu drejtua vëllait të tij për ndihmë, i cili kishte mbledhur një
ushtri të madhe dhe shkoi në një marshim drejtë Trojës. Konkretisht, rrëmbimi i
Elenës nga Parisi për Agamemnonin ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të
sulmuar Trojën. Akejtë kryen ekspeditë kundër sundimit të Priamit, që çoi në
rrethimin e qytetit të Trojës dhe rënies të qytetit me dinakëri nëpërmjet të
kalit prej druri me ushtarë në të (siç tregohet nga Virgjili, në Eneida, librin
II-të). Rënia e Trojës, datohen nga kronografitë e antikitetit në vitin 1184
(para e. s.). Fundi shekullit në fjalë, pra shekulli XII para erës tonë shënon
edhe fundin e qytetërimit para-helenik ose Mikenas (shiko qytetërimin i
Kretës-Mikenës). Gjithmonë sipas legjendës poetike, shkatërrimi i qytetit dhe
shfarosja e banorëve lejojnë që pak veta të shpëtojnë veten e tyre. Ndër të
mbijetuarit janë Helenusi, bir i Priamit dhe Enea, bir i Ankises. Të dy
largohen nga vendi, duke u strehuar i pari në Epir, ndërsa i dyti në trevën e
Romës së sotme.