E diele, 28.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Ramazan në kohë Korone

E shtune, 25.04.2020, 11:00 AM


Satirike

RAMAZAN NË KOHË KORONE

Askujt s'i ka shkuar mendja pa mëdyshje,

Se këtë Ramazan, do ta presim ndryshe!

Në kushte të vështira dhe me pandemi,

Imamët në Xhami e xhemati në shtëpi!

Nuk ka "Taravia" e as luks "Iftare"...

Nëpër restorante, sheshe, trotuare!

Si dikur paria, që shtyhej si në gara,

Për të na ofruar sa më shumë "Iftara"!

Sa nga këto të mira desh plasëm marazi,

Na u bënë barqet sikur bombolë gazi!

Ushqimet publike qenë bërë si shprehi,

Nuk bënte "Iftar", askush në shtëpi!

Tani meqë jemi në kohë pandemie,

"Iftaret" do t'shkojnë në adresë shtëpie!

"Shportat" e Ramazanit, pakot me ushqim,

Në gjirin familjar sikur kanë kuptim.....

E dimë me "Koronën" s'do ta kemi lehtë,

Ama, Ramazanin, e kemi çdo vjet....

Ndaj e lusim Zotin, me shumë adhurim,

T'na lehtësoj Agjërimin, nga ky izolim...!

Sevdail Hyseni



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora