| E shtune, 25.04.2020, 11:00 AM |
Satirike
RAMAZAN
NË KOHË KORONE
Askujt
s'i ka shkuar mendja pa mëdyshje,
Se
këtë Ramazan, do ta presim ndryshe!
Në
kushte të vështira dhe me pandemi,
Imamët
në Xhami e xhemati në shtëpi!
Nuk
ka "Taravia" e as luks "Iftare"...
Nëpër
restorante, sheshe, trotuare!
Si
dikur paria, që shtyhej si në gara,
Për
të na ofruar sa më shumë "Iftara"!
Sa
nga këto të mira desh plasëm marazi,
Na
u bënë barqet sikur bombolë gazi!
Ushqimet
publike qenë bërë si shprehi,
Nuk
bënte "Iftar", askush në shtëpi!
Tani
meqë jemi në kohë pandemie,
"Iftaret"
do t'shkojnë në adresë shtëpie!
"Shportat"
e Ramazanit, pakot me ushqim,
Në
gjirin familjar sikur kanë kuptim.....
E
dimë me "Koronën" s'do ta kemi lehtë,
Ama,
Ramazanin, e kemi çdo vjet....
Ndaj
e lusim Zotin, me shumë adhurim,
T'na
lehtësoj Agjërimin, nga ky izolim...!
Sevdail Hyseni