Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Komunisti, gjallesa më e ndyrë
E hene, 27.04.2020, 06:48 PM
Komunisti
Nga
Edison Ypi
Komunisti
është gjallesa më e degjeneruar, më e ndyrë dhe më e pështirë në fytyrë të
dheut. Komunisti nuk është njeri. Komunisti është shtazë, kafshë, skuth, krimb,
gjarpër, gaforre, skile, derr, çakall, zvarranik, zhapik, iriq, zhabë,
kukumjaçkë. Komunisti është llapaqeni më i neveritshëm. Komunisti është dembeli
dhe paraziti më i pafytyrë. Komunisti është hajduti më i pa skrupull. Komunisti
është hipokriti më i gërrditshëm. Komunisti është i pabesi më i rrezikshëm.
Komunisti është hileqari dhe dredharaku më i qelbët. Komunisti është vrasës i
lindur. Komunisti është një frikacak i pashok. Komunisti nuk ka asnjë ndjenjë,
asnjë ndjeshmëri, asnjë dashuri, asnjë dhemshuri, për asnjë dhe për asgjë.
Komunisti është i pa Fe’, i paatdhe', i pavatër, i pamoralshëm. Komunisti i
spiunon dhe i vret të gjithë, nënën, babain, motrën, vëllain, nipin, mbesën,
kushuririn, gjyshin, stërgjyshin, të gjallë, të vdekur, madje komunisti spiunon
edhe veten e vet. Komunisti është mishërimi i të të gjitha çrregullimeve,
deformimeve, patologjive; psiqike, psikologjike, sociale, qytetare, kulturore,
intelektuale, antropologjike. Komunistin Zoti nuk e ka krijuar për asgjë tjetër
veçse si shëmbëlltyrë, si model, me ja tregu njerëzve normalë si nuk duhet të
jenë. Komunisti është edhe shumë më i skëterrshëm e i beterrshëm se kaq. Por
është e pamundur t’ja numurosh të gjitha komunistit. Ta cilësosh, ta mallkosh,
ta shash dhe ta pështysh komunistin si e meriton, duhet të kesh ngrënë një
Myzeqe me bukë, një Kosovë me groshë, një Tomorr me djathë, një Kinë me oriz,
një Kubë me sheqer, dhe të pish një Erzen me raki, një Drin me birrë, një Vjosë
me verë, një oqean me ujë.