E shtune, 27.04.2024, 08:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e Mejës

E marte, 28.04.2020, 09:50 AM


Me rastin e  21 – vjetorit :

Masakra e Mejës

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Kalon koha  vit pas viti ,

Nuk  më hiqet  kurrë prej mendjes –

Për një këngë që m’ del  nga shpirti ,

Për kujtim  t’ia këndoj Mejës !

Më datë  Njëzet e shtatë  Prill ,

Njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë –

N’ fshatin Mejë u bë një krim ,

S’ mbahet mend se sa i rëndë !

Ditë e zezë Njëzet e shtatë Prilli ,

Njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë –

376 persona , nga shkau   katili ,

N’ Mejë t’ Gjakovës na  u  vranë !

Më 27 Prill  u  përqendruan ,

Në rrethinën e Gjakovës –

Rekën e Keqe , serbët  e rrethuan

Edhe  Lugun e Carragojës !...

Brenda  orëve , serbët barbarë ,

  fshatin Mejë të Gjakovës –

Kryen  masakër  mbi shqiptarë ,

    madhën  n’ luftë t’ Kosovës !

Gjatë viteve 1998 – 1999 ,

Në një operacion të planifikuar –

U ndërprenë  rrugët  në çdo anë ,

N’ drejtim t’ Mejës dy rrugë kanë shkuar !

Grumbulluan  djem  e  burra ,

Nëpër familjet shqiptare –

Grupe moshash  turra – turra ,

  nga 15  deri në  60 vjeçare !

Grumbullimi filloi herët –

N’ orë të hershme të mëngjesit !

Nuk  lanë njeri t’ gjallë  me fjetë –

N’ forma t’ tmerrshme  pa  iu  nënshtrua  stresit !

Tmerrshëm i goditën

Pleq edhe    ri –

Mos ta shohin dritën ,

T’  gjallë nga kjo ushtri !

15 fshatra  n’ rreth  t’ Gjakovës ,

U përfshinë në zjarr e hi –

Duke i ekzekutuar t’ gjithë  burrat e votrës

Edhe djemtë  shtëpi për shtëpi !

Njësitet e ushtrisë serbe ,

Policia , beretat e kuqe ,

Fqinjë t’ maskuar , paramilitarë rebel –

Krijuan kordonin  prej pushke !

Nam të zi në Meje banë –

376 meshkuj shqiptarë i vranë !

376 meshkuj i ekzekutuan –

Dhe asnjë  t’ gjallë nuk e lëshuan !

Nga kriminelët e sllav  kaurit –

Nga çdo anë  krisi  rrufeja !

Atë ditë askush  nga të ndalurit –

Nuk  doli  i gjallë nga Meja !

Gjilan, më 27 .04. 2020 v. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora