Kulturë
Përparim Hysi: Prill i trishtuar
E enjte, 30.04.2020, 09:23 AM
Prill i trishtuar
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Jam i trishtuar
Jam
si një dru pa gjethe në këtë pranverë të trishtë
Në
fundprill si me ethe nga ky virus kaq i pistë!
Diellin
e vështroj nga ballkoni dhe shoh zogjtë që cicërijnë
Si
"hije" nga pas, coroni?! Trupi e supet më ngrijnë.
O
ZOT,- them me vete. - O ZOT,kush e solli këtë virus?
O
ZOT, ta paguajnë me kokë, që nesër keqbërësit të rrinë"sus"
E
bënë njerëzimin me"hije";e bënë të flasë me vete
Të
marrë fund kjo gjendje agonie( në gjyq,individë
apo shtete)
Askush
mos i shpëtoj ndëshkimit ( t'i lënë"përrallat me lakuriq")
Dua
që,pas gjykimit,drejtësia t'i gozhdojë në kryq.
Ta
paguajnë rëndë"doganën" (për fajtorët,hiç mëshirë!)
Se
sollën në botë"kasapanën"(të qrohen,që të jetojmë të lirë).
22 prill 2020
2. LIRIA
"Ruaj masën!"
Tempulli i Delfit
Lirinë
e vërtetë e fituam,vetëm kur erdhi Demokracia
Se
vetëm në demokraci e ndjemë veten mirë
Demokracinë
e përdhosi dhe e bëri pis"qenëria"
Që
përmjet politikës e pushtetit,u kthyen në vampirë!
Ne,qytetarët
e thjeshtë e të ndershëm,fituam lirinë e mohuar
Se
vetëm në demokaraci e themi fjalën pa frikë.
Politikanët,liderët,
pushtetarët:për t'u pasuruar
Demonstrojnë
forcë, dhe, kur u lipset, përhapin panik.
Kështu
ka ndodhur dhe po ndodh me Corona virusin
Që
jo vetëm infekton e vret,por na rrëmbeu lirinë e pakufizuar,
Politkanët,
paralametarët,presidenti zënë e na bëjnë"Të URTIN"
-"Për
të mirën tonë?!!!"(rrini brenda! Koha? E pacaktuar....
Ne,pensionistët,vetëm
dyorë,ditën e shtunë
Për
ditët e tjera?Koka në tavan!
Fare
nuk ka logjikë dhe e quaj veç dhunë
Nuk
e duroj pushtetarin,kur kthehet në tiran.
Pensionistët
janë shtresa më e disiplinuar
Kanë
nevojë për lëvizje,se ndryshe bëhen ulokë
Distancëm
dhe maskat (rregullat i kam zbatuar)
-Pushtetarë!
Mos merrni mendime pa mendje në kokë!
26 prill 2020
3.DHE MUND...
Dhe
mund të rrishë tërë natën pa fjetur gjumë
Mendimet
vërshojnë si lumë që ka ardhur degë më degë
Jam
i mbushur me plot shqetësime unë
Covidi.19-të,
më e madhja brengë.
Ka
kohë që ky virus është ulur këmbëkryq
Vret,
infekton dhe mbjell panik
Shkenca
dhe shkencëtarët sikur bëjnë"punëkryq?!"
Kjo
gjendje agonie më ka bërë nevrik.
Lajmet
janë kthyer në pistoleta të mbushura
Që
vrasin më shumë seç vret Covidi
Eh,
shkuan e vanë ato copëherë aq të bukura
Na
vrau në gjumë,"gogolcovidi".
Na
vranë supermanët që duan të sundojnë botën
Na
vranë shkencëtarët që u kthyen puthadorë
Eh,-
thonë me përbuzje:" Aq e kaq do lënë kokën!!!"
Dhe
kush shpëton, do jetoj pak si me"zor!!!".
Se"kush
shpëton tani",rrezikun ta presë në shtator
Në
mos në shtator, në vitin e "afërt",dymijë e njëzet e dy?!!!
Njëri
zë tundë zile,tjetri tundë këmborë
Më
thoni, o miq, si mund të vë gjumë në sy?!!!
27 prill 2020
4. Prapë nuk jam, i qetë
Prapë
nuk jam i qetë.Po si mund të jem?
Lajme
të trishta dhe jam bërë ujem.
-Qëndroni
veç pak! Durim... durim!
Po
ç'janë tri muaj në izolim?!!!
Po
afrohet qershori dhe në datën njezet e tre
E
pa"fallxhori" që"do hamë thana në shënndre!"
Halli
që"virusbeu" na ka pësuar"mutacion"
Ku
pyesim për shkencë("Fallxhori" s'gabon!)
Lajme
kontraverse,gjithë bota në kaos
Ngarkuar me strese, durimi m'u sos
U
bë gjithë bota si han pa porta
Kur
mos kemi bukë, do hamë biskota!!!
28 prill 2020
5. Si ta shtyj kohën?
Si
ta shtyj kohën,kur e ke me pashë
Ndofta
ke një hall, me kë do ta qashë?
Shokë
s'ka gjëkund; gjëkund s'ka një mik
Mërzia
të mundë! Jeton në panik.
Nervat
m'u bënë tel.gati të këputen
Dil,
o shpirt,pse s'del(hapu dhe, të futem!)
Prapa
rri "Covidi",në çdo çap si hije
Kush
këtë e shpiki,pika,pse s'i bie?
Na
u bë pranvera si"Mollë e ndalueme"
Se
mos del nga dera(vdiq "kohë e kalueme")
Bëj
me vete gjyq, të çajë
"izolimin"
Mu
si KRISHT në kryq,e gjeni Përparimin.
29 prill 2020