Kulturë
Prend Buzhala: Kumtar nga shpellat e vetmisë
E merkure, 29.04.2020, 10:55 AM
KUMTAR NGA SHPELLAT E VETMISË
(Roman
me një frymë, në vazhdime), 1
Nga
Prend BUZHALA
Ky
roman nuk është i imi.
Erdh
nga një situatë e parëndomtë.
Në
fakt, nga një mik imi, i cili këto ditë u sëmur nga vetmia.
Ekspertët
e mjekësisë a të psikologjisë ende nuk e kanë zbuluar se ç‘sëmundje është kjo.
Mikut
tim (emrin e tij do t’ua zbuloj më vonë), ashtu, në halucinacione, iu paraqit e
iu fanit se krejt shpellarët e dikurshëm të lashtësisë u ringjallën dhe e
pushtuan hapësirën ku jetonte. I pushtuan rrugët, mediet, sheshet,
institucionet, parlamentet, shitoret, barnatoret shtëpitë. Madje, i pushtuan
edhe veturat. Iu futën edhe në dhomë. Iu vështirësua frymëmarrja. Iu përkeqësua
së tepërmi gjendja. Nuk i kishte më ilaçet qetësuese për t'u kthjellur. Vendosi
të dilte jashtë, në rrugë. Shpellarët, që erdhën prej kushedi se kah (iu duk se
erdhën prej ndonjë planeti), posa e panë, iu afruan, e përqafuan, dikur filluan
të tallen me të, të luajnë, të kërcejnë... Zuri të ikte rrugëve. Shkoi te
barnatorja, mori ilaçe, por nën mbikëqyrjen e një shpellari me shkop në dorë.
Tutje, në një qoshe bleu bateri të shumta për telefonin mobil që e kishte me
vete.
I
pa se disa shpellarë të tjerë dilnin nga një korridor mu në mes të rrugës. Iu
afrua atij korridori. Zuri të zbriste teposhtë... Rruga e çonte tepër larg
nëndheshëm. Ndoshta diku përtej qytetit. Nuk mund ta perceptonte se a po
zbriste gjithnjë e më thellë apo në mos e çonte diku në thellësi të ndonjë bjeshke.
Anash kishte flakadanë pishash të ndezura që bënin dritë, nëpërmes do shtigjeve
gropa-gropa. Askund nuk hasi më shpellarë, të gjithë kishin shkuar në
sipërfaqe. Në fund të shtegut pa disa kthina... Dhjetëra e qindra sosh.
Krejt
të zbrazëta.
U
vendos në njërën prej tyre.
1.
Sot
në mëngjes më erdh një mesazh në telefon.
"Po
të paraqitem nga Shpella".
"Ouuu.
Nga shpella? Çfarë shpelle? Në Gadime?"
"Jo,
jo. Nga Shpella e Nëndheshme. Po të lajmëroj se do të qëndroj këtu. Do të
lajmëroj për çdo ditë se çka shoh këtu e çka po përjetoj. Mirupafshim"!
U
shtanga!
Më
kapluan mornica!
E
dija për të që ishte në tension për shkak të vetmisë së izolimit nga corona-virus-i,
porse do të shkonte gjendja deri këtu, as që ma merrte mendja!
Edhe
telefonatën e mora si lajthitje të rastit. Si e shpjegova ashtu si në fillim:
si halucinacion.
Por
pas pak minutash më erdhi një tjetër mesazh, tash në rrjetin social nga një mike:
“Gjendem
në qytet. Nuk po mund të iu besoj syve çka po shoh. Njerëz me flokë të gjatë e
të shprishur, gjysmëlakuriq... “
Eu,
thashë me vete, edhe kjo qenka sëmurë!
Ç’po
ndodh kështu me njerëzit?!
U
shtriva në kanape, ia gapërrova sytë televizionit dhe më nuk dija se çka të
mendoja.
Më
zuri paniku: në mos po më zë edhe mua ajo sëmundje e vetmisë?!
Iu
drejtova vetes: o Dilush! O Dilush Deniku, shikoje veten, në mos edhe ti jeton
në ndonjë shpellë! Shikije evten se mos të ka zënë edhe ty sëmundja e vetmisë?!
Njihja
njerëz të vetmuar për shkak të sëmundjes së kancerit, e kanceri nuk është
sëmundje ngjitëse, është sëmundje fisnike. Njihja njerëz të vetmuar që vuanin
nga goditja në zemër, dhe qëndronin në shtëpi, në vetmi.
Njihja
edhe të tjerë që vuanin nga depresioni apo edhe ndonjë tjetër që ishin
neurotikë, të shkalluar, me çrregullime psikike dhe qëndronin anash të sëmurë,
ose mbaheshin me dhunë, të izoluar.
2.
Por
kjo sëmundja e vetmisë, për mua ende ishte e paqartë.
Lexoja
mendime filozofike, po edhe të mjekëve dhe psikologëve: sëmundja e vetmisë
është e rrezikshme, njësoj si pandemia, përhapet njësoj: se vetmia sjell
vdekjen: se vetmia sjell edhe goditjet në tru a në zemër. Mjekët zunë ta quajnë
vetmi patologjike. E pyeta mikun tim Xixëllor Gashin, psikolog, mik që prej
kohës së shkollës së mesme, për këtë sëmundje. E ai më tha se këto probleme i
ka studiuar në librin e tij “Demenca ose çrregullimi mendor në epokën
digjitale.” Ma premtoi se do të ma jepte për lexim. Ma përmendi Manfred
Spitzer-in, që qenka psikiatër gjerman, një autor i njohur në përmasa botërore,
i cili, po ashtu, është edhe psikolog. Miku im mbante edhe titullin
neuroscientist, domethënë, titullin doktor i neuroshkencës, që e kishte
studiuar në SHBA, dhe paga e tij, atje, është mijëra dollarë!
Këto
biseda me Xixëllorin i zhvillova sot me anë të videos në internet, kurse librat
e tij më tha që do të m’i niste në versionet PDF.
Edhe
ai atje mu duk se ishte futur në një shpellë.
Kur
ia thashë krejt këto që i përjetova sot, ia nisi duke qeshur, me premtimin se
do të zhvillonim biseda edhe ditëve në vazhdim.