Kulturë
Prend Buzhala: Kumtar nga shpellat e vetmisë (3)
E premte, 01.05.2020, 12:03 PM
KUMTAR NGA SHPELLAT E
VETMISË
(Roman
me një frymë, në vazhdime), 3
Nga
Prend BUZHALA
Po
jetoj i vetëm në banesën time të qytetit, i izoluar, meqë prindërit i kam në
fshat. Jam zyrtar i një administrate. Shkuarja në punë është ndërprerë. Kam
studiuar edhe gjuhën gjermane. Tashmë i kam mbushur dyzetedy vjeç. E studiova
gjermanishten me shpresën se do ta gjeja një vajzë në botën e jashtme e të
punësohesha jashtë.
1.
E
dua psikologjinë pikërisht për shkak të Bletës, dhe për shkak të saj nuk ia
mësyva të dal në botën e jashtme. Ajo përpos që është infermiere, është edhe
psikologe. Së bashku me dy kolegë të saj ajo ka hapur Qendrën e Këshillimit dhe
Shërbimeve Psikologjike të Luginës së Parajsës "FANUM".
-
Çfarë Lugine e Parajsës qenka ai shërbimi juaj. E kjo Fanum?
-
Eh, është një fjalë që tregon një tempull të vogël të traditës indigjene, me
projektim të rrathëve koncentrikë. Rëndom Këshillimoret tona përbëhen nga
ulëset në rreth, në mes qëndron rrethi. Fanum-et e dikurshme në mes kishin
vatrën e mbyllur. Galeritë qëndrojë anash mureve. Fjala përcakton vendin e
shenjtë, të bekuar, sipas një formule solemne që i kushtohej një perëndie të
lashtë: augur, augura (effatum)- një prift i religjionit etrusk apo atij të
lashtë. Grekët i thonë Temenos...
-
E shqiptarët, e arbërorët, e ilirët...
-
Edhe ata i kanë pasur fanum-et e veta... pleqnarët, mjekët popullorë. Perëndinë
Fan. Në Pro-Fanum. Janë dhomat, në të cilat banon perëndia. Rrethore të shenjta
me drurë ende zbulohen nga arkeologët... Kur erdhi krishterimi, ato fanume i
quan profane. Domethënë, jo të shenjta. Por shenjtëria e kujdesit për botën shpirtërore,
u ruajt përgjithmonë... I ruajti edhe krishterimi, sado që ato i shembi sipas
atij botëkuptimit të kohës, se ato janë "profane", domethënë, të
padije, laike, të patenzonë.
(Me
vete thashë: ky roman mund të quhet edhe Perëndesha e Shpirtit ose Perëndia Fan
në Pro-fanum, thjesht, si kushtuese për dashurinë që ndiej ndaj Bletës. Por me
kusht që kjo vepër të mos e mbajë emrin tim si autor: Dilush Deniku).
-
Po përse ishin në formë rrethore? Përse ekzistonte rrethi?
-
Besimtarët paganë silleshin në rreth duke e nderuar perëndinë e tyre... me
rituale formulash, për t'iu afruar sa më shumë frymës së perëndishme... Vetë
gjeogarfi, udhëpërshkruesi e historiani Strabon e thotë nëpërmes një fjalie:
"Galeasit i nderojnë perënditë e tyre, duke u sjellë rreth vetes, në
rreth." Ajo quhej hapësirë e shenjtë, Temenos (templum, tempull).
Krishterimi i mori të njëjtat fjalë për hapësirat e shenjta, vetëm se i
reformoi në diçka tjetër...
-
E Këshillimoret tuaja?
-
Edhe këto sot e ruajnë atë nderim ndaj vetes: janë tempuj ku ata që vijnë,
sillen rreth vetvetes, qëmtojnë në prirjet e botën e tyre të brendshme, në një
hapësirë të qetësisë absolute, të shenjtë...
2.
Policët
po e ruajnë lagjen ku jetoj dhe e kam të ndaluar të dal, për shkak se dikush
këtu afër qenka infektuar. Nga spitali vjen Bleta e m'i sjell ilaçet dhe
ushqimet.
Kur
më thirri herën e fundit, ju thashë se ajo kishte dalë në rrugë, kur ma dërgoi
mesazhin e saj në rrjetin social. Ende po e quaj mike. Kur u takuam herën e
fundit, ia afrova dorën, buzëqeshi e më tha:
-
Mos, se ende nuk kemi arritur deri aty... hahaha!
-
Mirë e ke, ende deri aty s'kemi arritur.
-
Po presim...
-
Po, po, po presim.
-
Mua më pëlqen të bisedoj, kur pimë kafe, kur buzëqeshim, kur takohemi, kur
bëjmë humor dhe në fund çohemi e ndahemi.
-
Po, po, pikërisht ashtu, njësoj kam dëshirë edhe unë të takohemi, të bisedoj,
të buzëqeshim, të bëjmë humor e të ndahemi me nga një shtrëngim dore...
-
Je bërë për këshillimore.
-
Po, e pranoj, sepse aty është Tempulli i Shenjtë i Shpirtit...
Bleta
pati buzëqeshur dhe qe larguar.
3.
Ajo
edhe sot e paraqiti gjendjen tejet shqetësuese e të rrezikshme. Më shkruante se
kishte vdekur një vajzë e re, 30-vjeçare.
"Kishte
zë të bukur. dy ditë pa vdekur, ajo këndonte. Vetëm arriti të më thoshte: ‘Unë
po shkoj. Ma përshëndet babën, se mami më ka vdekur në luftë’. Vdiq, duke
pëshpëritur një melodi kënge. Arriti ta nxirrte nga xhepi një letër pusulle, ku
kishte shënuar emrin e të dashurit të saj."
Ndërsa
miku im në Amerikë, Xixëllor Gashi, me pikëllim më njoftonte se atje kishte
vdekur mësuesi ynë i mirë, Lok Berisha. Ishte vërtet si një babëlok. Për të,
rrëfen Xixëllori, ishin të rëndësishëm të gjithë: miqtë, nxënësit e sidomos
familja. Në familje ai sillte lumturi, rrethuar me nipër e mbesa.
Psherëtiva:
haraçi i kësaj pandemie është i pangopshëm. Sa haraçe kemi paguar gjatë
historisë? U dashka ta paguajmë me dashuritë tona të pafund?
“Mos
u mërzit për mua, jeta vazhdon”, e dëgjoj zërin e atyre që nuk janë më.
Ne
e dëgjojmë zemrën e tyre anekënd globit. Kjo do të thotë se e ndiejmë dashurinë
për jetën që e kishin ata që shkuan.
Dhe
marshin vrastar e funebër të pandemisë.
Dikush
e krahasoi vdekjen me vetëm një horizont, që shënon kufirin e pamjeve tona.
(vazhdon)
(Prend N. Buzhala, 25 prill 2020)