Kulturë
Prend Buzhala: Kumtar nga shpellat e vetmisë (2)
E enjte, 30.04.2020, 12:00 PM
KUMTAR NGA SHPELLAT E VETMISË
(Roman
me një frymë, në vazhdime), 2
Nga
Prend BUZHALA
Përsëri
më mori në telefon Njeriu i Shpellës.
“Kështu
më quaj, Njeriu i Shpellës... Atë romanin tim që ta dhashë për redaktim, le ta
ketë titullin “Shënime nga Shpella e Platonit”.
Dhe
e mbylli telefonin.
1.
Dreq
o punë!
Hajde
Drinush, hajde, i thashë vetes.
Edhe
do të heqësh të zitë e ullirit, duke u marrë me shënime shpellarësh!
Shpellarësh që shëtitin rrugëve krejt të vetmuar, pa guxuar të flasin njëri me
tjetrin.
"Ky
është tipi i Shpellarit Modern", shkrova në radhorin tim të shënimeve.
Duke
i lexuar ato “Shënime... ” të Mikut Tim, më befasuan idetë, fjalitë
fragmentare, ndonëse pa koncept të strukturuar jo qartë.
Ky
shkrim, që po e paraqes në vazhdim, është pikë për pikë i vënë këtu. Pa i hequr
asnjë pikë a presje.
O
Zot, ky Platon sikur erdh në kohën tonë.
Porse
Shpella e tij është Kundër-shpellë me të sotmen.
Ia
shkrova në mesazh në telefon:
“Ku
gjendesh, o burrë i dheut, se u bëmë merak për ty?!”
Ma
ktheu:
“Ika
nga coronavirus-i. Por po shëtis prej shpelle në shpellë. Tash jam në një
shpellë afër Afganistanit!”
Sa
herë harroj se po flas me një njeri halucinant, flokët po më ngrihen thik
përpjetë prej habisë, hutimit, të papriturës në komunikim...
“Afër
Afganistanit?!”
“E
di që më quan halucinant, por kjo është e vërtetë... Këtu me pak mund, për nja
pesë minuta, nëpërmes rrugëve nëntokësore, arrij të shkoj në secilin vend të
botës.”
mendoj
unë! E mbylla telefonin dhe u ula në kanape të qetësohem. Piva nja dy gota ujë,
me dy-tre hurba.
Valë
të reja të të pakuptueshmes më kapluan.
Krejt
e pakuptimtë, krejt e errët dhe e paqartë, po më duket kjo kohë!
2.
E
mora dorëshkrimin e Njeriut të Shpellës (nuk po ju tregoj as sot se si quhet
miku im, siç ju premtova një ditë më parë).
Shtrova
pyetjen:
Çka
ndodh, po qe se njerëzimi detyrohet të qëndrojë për shumë kohë i izoluar?
A
jemi ne ata të burgosurit e Shpellës së Platonit?
Pyetjet
mund të shtrohen, përkitazi edhe me situatën tonë dje e sot: luftuam kundër
Perandorisë otomane, por, të mësuar me atë errësirë, beteja për të dalë në
dritë, na u duk luks i tepërt historik. Së këndejmi ndodh ai sindromi i
Stokholmit: ta dashurosh pushtuesin (përdhunuesin) tënd! Ai tashmë quhet vëlla,
ndërsa gojën e kemi përplot "përcaktim evropian", "miqtë më të
mëdhenj të Amerikës" etj etj. Nga ana tjetër: ka shumë vite që rinia
kërkon ndryshime. Dhe kur këto ndryshime politike vetë ata i sollën, tash
përsëri ndodh ai sindromi i mësipërm: nuk mund të ndahemi nga shpella e së
djeshmes!!!
Nga
“Shënimet nga Shpella e Platonit” e mikut tim:
“Kur
Platoni i urtë, e kishte shkruar librin e tij ‘Republika’, që na erdhi nëpërmes
mileniumesh e shekujsh deri në ditët tona, si trashëgimi mendimi; duke e
shkruar, ashtu ngeshëm, në një gosti, me anë të dialogut sokratik në lidhje me
përkufizimin e drejtësisë, rendit dhe karakterit të qytet-shtetit (libri i
shtatë i veprës së tij); nuk i kishte shkuar ndërmend, se, pas disa
mileniumesh, diku gjatë gjysmës së dytë të shk XX, tek një vend fqinj me
helenët, në tokën dardane, që më vonë sllavët do ta quajnë Kosovë, do të
shkruhet dhe një libër tjetër, krejtësisht i ndryshëm, Libri i Republikës së
Kosovës, i shkruar me pika gjaku nëpër demonstrata, burgje, nëpër salla gjyqesh
e seanca policore, në klandestinitet. Është shkruar përgjithësisht në përballje
e përgjakje me totalitarizmin pushtues serb. Është Libri ynë i Republikës, i
liribërjes sonë dhe i republikë-bërjes sonë. Është prometheizmi shqiptar i
Republikës së Kosovës. Është Republika e dokumentuar...”
Ndonëse
shkruan me fjali të gjata, ishte i saktë në shtjellim.
Edhe
në ascociacione.
Më
tutje:
“Por,
në ‘Republikën’ e tij (Libri i shtatë) Platoni ligjëron me urti, duke
imagjinuar disa qenie njerëzore, të burgosura, cilat jetojnë gjatë tërë jetës
së tyre në një shpellë të errët nëntokësore e të lidhur me zinxhirë. Ata nuk
dinë asgjë tjetër, përpos errësirës. Vështrimi i tyre qëndron i ngurosur te
muri i shpellës, ku drithërojnë hijet e botës, duke besuar që mu ato hije janë
realiteti. Mirëpo, nëse ndonjë i burgosur i nëntokës platoniane lirohet dhe del
jashtë, në dritën e diellit, i duhet të durojë dhimbje të mëdha, sepse nuk
arrin të shohë prej shkëlqimit verbues si i shihte në errësirë hijet. Dikur
adaptohet me dritën. Iluzioni i hijeve preftuese të shpellës, zhduket.
Përballet me pafundësinë, kaosin dhe me konfuzionin e realitetit. Bota më nuk
paraqitet as reflektohet në silueta të thjeshta. Mirëpo, ai përbuzet, kur
kthehet në shpellë, se nuk është në gjendje më për të parë në errësirë si më
parë. Ata që kurrë nuk u larguan nga shpella, tallen me të, dhe betohen se nuk
do të dalin në dritë, si një gjë e mirë, për të mos u verbuar, si miku i tyre.”
Hmmm,
ofshana, tallen me ata që dalin, sepse ata që qëndrojnë mbyllur, janë normalë.
Qenkan
jonormalë ata që dalin jashtë shpellës!
Qenkan
njerëz që bëjnë vepra penale ata që dalin në ajër të pastër, diku nëpër parqe.
Qenkan
njerëz që shkaktojnë delikte a vepra penale ata që dalin deri në shitore a në
barnatore.
Dija
për Sokratin, i cili thoshte për ata që tashmë janë mësuar kësisoj, të
qëndrojnë të mbyllur, nuk do të tregojnë ndonjë mirënjohje për një kulturë që
ata kurrë nuk e kanë pranuar!
Përsëri
i shtrova vetes pyetje:
Vërtet,
a do shoqëria jonë të mendojë ndryshe?
Dhe
të punojë e veprojë ndryshe?
A
dëshiron të dalë nga ky katakomb historik e social?
A
në mos dëshiron ende të krijojë mekanizma të ikjes nga vetvetja, si
vetëmbrojtje e shtresave të shtrofuara identitare, si deri më tash, gjatë
gjithë shekullit XX e këndej?
3.
Nga
“Shënimet nga Shpella e Platonit” e mikut tim:
“Edukimi,
thotë Platoni, është kryesor, kurse shpirti nuk ka nevojë ‘të ringjallë
vizionin, shikimin’, shpirti sheh. ‘Edukimi është arti i kthimit të syve të
shpirtit në anën e duhur ...’ – Platoni.
Platoni
e kishte për detyrë që të na ballafaqonte me vetëskllavërimin dhe na ftonte që
ta çlirojmë shpirtin...”
Po,
nuk po di se a u bëra unë si Ai miku im që e quan veten Njeri i Shpellës, në
mos unë isha Njeri i Shpellës, i izoluar qe afro dy muaj: madje e quan veten
banor të Shpellës vetmitare të Platonit.
Përpara
kam shënimet e gazetari, publicistit dhe autorit amerikan, Chris Hedges (ai ka
qenë gazetar në shumë luftëra e ndër të tjera, edhe në Kosovë e Bosnje), kur
shkruan te vepra e tij “Perandoria e iluzionit: fundi i shkrim-leximit dhe
triumfi i spektaklit”, thekson se në shoqëritë me kolaps ekonomik, politik e
moral, publiku, në vend që të përballet me realitetin, kërkon të gjejë shpëtim
në iluzione e fantazi, në lojëra e argëtim të lehtë mashtrues që ofron
lumturinë me iluzione në Kultin e Adhurimit të Famshëm të figurave të rreme -
ku kultura shpie drejt despotizmit, e ku politikanët janë të aftë në krijimin e
pseudo-ngjarjeve, ku iluzioni pranohet si realitet nga publiku i manipuluar.
Por
si kundërhelm kundër iluzioneve, shoqëria krijon dhe individë sfidues, idealistë
q veprojnë kundër sistemit të iluzionit dhe mashtrimit, sikundër janë virtytet,
shpresa dhe guximi.
“Këto
virtyte: shpresa, guximi dhe janë reale “, pohon Chris Hedges.
Po!
A
thua, ky Miku im (Njeriu i Shpellës Platoniane), a është sfiduesi i Kohës Sonë?
A
jam unë i sfiduari?
Po,
po sfidohem në secilin hap, kur po i shfletoj “Shënimet...” e Mikut tim.
4.
Shtova
përfundi “Shënimeve...” të tij:
A
ligjëron përgjithësisht literatura, literatura dokumentare, diskursive, apo dhe
vetë letërsia, për të vërtetën?
Pyetja
i ngjet asaj biblikes, kur Pilati pyet: “'Ç'është e vërteta?'' (Gjoni 18, 38).
Pyetja
shtrohet, kurse përgjigjet përfundimtare nuk janë dhënë asnjëherë.
Është
e qartë se e vërteta mbështetet në fakte, atëherë sigurisht që do bërë dallimin
midis FAKTIT dhe TË VËRTETËS!
Thuhet
se e vërteta shpesh është SUBJEKTIVE, kurse faktet i takojnë kategorisë
OBJEKTIVE. E vërteta është e mishëruar edhe tek emocionet (nuk ka rrëfim letrar
pa përmasën e saj emocionale.) Së këndejmi, edhe e vërteta është e krijuar mbi
bazën e përvojës së individit; e vërteta, prandaj, është shumështresore, e
ndërliqshme, është një MOZAIK i përbërë nga një varg të vërtetash të aq e aq
njerëzve, nga aq e aq protagonistë të një kohe e që tash na i përfaqësojnë
arketipat e pjesëtarëve të shoqërisë brenda nesh, rreth nesh apo kundër nesh;
të vërteta shpesh të kundërta.
E
vërteta e pandemisë?
Uh...
Sa
hamendje do të lindin.
Sa
shkrime e pandehma halucinante do të shfaqen!
“Të
premtoj se do t’i përcjelli shënimet nga Afganistani e nga secili cep i botës”,
më premtoi me mesazhin e fundit për sonte.
(vazhdon)
(Prend N. Buzhala, 24 prill 2020)