Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Mëdyshjet
E premte, 01.05.2020, 12:31 PM
M Ë D Y SH J E T
Nga
Mehmetali Rexhepi
Ishin
ngazëlluese për Zefin kur shihte t`i kishin zënë vend rreshtat e ndjenjave të
ti në ndonjë kënd gazete a reviste. Ai
ritëm rinor bulëzonte për t`i çelur
ngjyra ëndjes.... Cila sykaltër, syzezë ose sylarushe do t`ua hidhte sytë atyre
rreshtave të zemrës gurgulluese? Athua do t`ua hedh fare shikimet ndonjëra sish
dhe të identifikohej me vargjet? Kush mund të ishte ajo loçkë anonime? Çfarë
emri do të kishte, si do të dukej?... Cilën aromë që nuk e ka maji do t`ia
shtonte ajo? Kapërcimet mbi peshore sysh
dhe pasqyrash kishin peshën dhe dukjen më të shpeshtuar... A do të ishte
i denjë për një zemër po aq të etur sikurse kjo e tija? Vlimet i mbante të
fshehura, vaj halli për kumbimet e zemrës... Rinorja e Zefit i fshihte ato ndrydhje
impulsesh, sikur të ishin tabu të shkruara, shpërfillja e të cilave e
përjashtonte vetvetiu, e ndiqte nga rendi i faqebardhëve. Përmasa e llavës së epshit do ta përulte, diku do t`i
zbrazej në rastin e parë... Zbrazja e rastit të parë s`mund të ishte e
përzgjedhur, mund të ishte e pistë dhe t`i shkruhej e zeza në ballë!
-
Merre me mend si do të më shikonin fshatarët e mi?! -Shfaqte turpin drejtë të
cilit mund të binte Zefi.
Atë
llavë epshi që dendësohej dita-ditës fare lehtë e cyste për ta shpërthyer një
xixë e vockël e fijes së kashtës, një gacë shikimi, një buzëqeshje enigmatike,
një prekje e butë dore, një gjoks i fryrë ose tundja e dy flegrave vithesh
rrumbullake të bel-hollës. Në vistrën e parakëve nuk ishin zënë
në gojë faqezinjtë e nderit...
Zefin
e kishte mpirë epshi përderisa netët e gjata të gjumit, ia shndërronin epshin në qindra trajta të joshjes... Derisa erupsioni tërhiqej në
shtresime të ftohta, botës tij avulluese i fryu një vrushkull i ftohtë,
si një lloj spërkatje akullnajore dhe, mbi termometrin e temperaturës i solli
esëllti:
-
O Zot frenoje me Dorën Tënde të Madhërishme këtë vërshim, këtë dramë të
paautorizuar, se nuk e di ku do të më katranoset kjo fytyrë imja!?
Zefit,
jo një herë, i kishin dëftuar bëma baritore, si ajo për filanin, se pikërisht
ai filani ia paskësh marrë virgjërinë
pelës... Kënaqësia ishte përjetuar për secilin në mënyrën e vet: me
pasthirrma dhe hingëllima!
*
* *
Bastuni
u bë këmba e tretë e Zefit.
Deri te gjetja e udhës së esëllt
ai kishte luhatjet e tija të ndjenjave.
Jo një herë zhytej në ndodhi bëmash të
forta prej të cilave nuk shkëputej lehtë. I kthjelluar kur i pushuan dhimbjet, u
thellua në bëmën e incestit:
-
Kënaqësia është e verbër- tha dhe priti t`ia tumirte dikush.
E
thoshte sikur të ishte vetë aktori i kësaj verbërie... I verbërisë së
zbrazjes në një vrimë prej muskujsh dhe
tuli...Tundi kokën dhe u kredh diku, dikur në shelgjishtet e livadheve të
qytetit... Pas ëndrrave me motive cullake donte ta kishte te shtrati Motin... Për një çast iu kujtua
ndalesa dhe gjoba e qarkullimit jashtë orarit. Vijonin masa të shmangies nga
fryma e lëngshme dhe tejet infektuese mes njerëzish afër burimit të virusit
“Corona” Kishte marr qetësuesit e radhës. Ndonjë herë kur e përfillte veta e
qasjes tjetër të ngjarjeve, gjësendeve, dukurive, i dilte për ballë si një
korrektues i durueshëm, si qatip i fshirjes së shkarravinave për tjetër
rishkrim të kohës...
Dukuria
e incestit, që tashti nuk i shqitej si
trajtë etike, me gjymtyrë të shkalluara, me tela në zemër, e trembi
plotësisht... Mos kishte pasur një ndodhi të tillë në lozën e vazhdës tij? Kush
e di?... Ai assesi t`i largohej asaj mynxyre, sikur të ishte në hullinë e saj?
Kjo iu kishte bërë jo temë, porse njëra nga krye-temat tej virusit zhbirues
“Covid 19”!Tema përkatëse e brente pashpjegueshëm... Ai thuajse ishte
njëjtësuar me të! Dashnorja e
dikurshme i dilte herë motër, herë
dashnore?! Disa herë ishte matur, por në kujtesë hynte e dilte gjithçka tjetër,
kur i zhdavaritej mjegullnaja e kllapisë, mëtonte t`i drejtohej vetës, arkivuesit dhe
korrektuesit tij:
-
Hë, si thua ti, Korrektues?
-
A mos je identifikuar edhe ti me gjëmën
e incestit të dikurshëm se ishim të
rinj dhe të verbër atëherë?!
Derisa të mos
i avullohej mjegulla e kllapisë, Korrektuesi nuk e
vendoste dialogun e mirëfilltë me Zefin.
*
* *
Zefi tërë jetën mbeti ithtar i çiltërisë. Ditët e frymëmarrjes i numëronte deri te çasti i frymë-dhënies. Copëza
leximesh që nga antikiteti i riktheheshin
si fiksime, si pleksje me të
ndodhurat e lashta dhe të sotme, ku
domosdo diku Ai e shihte vetën si njëri
nga personazhet... Vetminë e porositur të tetëdhjetave ia solli gjëma e virusit
djallëzor... Si duket dija dhe djallëzia janë pajtuar për gjëmën e heshtur, pa
krisma armësh...
Atëbotë
mëdyshje, tash mëdyshje për pastërtinë e lamtumirës...
Atëbotë
i ishte vënë kushti qeveritar:
-
Zef, ti largohesh që të izolohesh nga
ndikimi infektues i të rinjve me viruset e ideve tua!..
Gjilan, prill 2020