Kulturë
Bardhyl Maliqi: Pragjet
E enjte, 30.04.2020, 11:37 AM
Dr. sc. Bardhyl Maliqi
PRAGJET
*poemë
për mësues, prindër, fëmijë dhe aadoleshentë
Përjetësimi.
Ç’është
ky prag kështu:
kokë
djepi a gur varri,
këmishë
dhëndërie a qefin i bardhë,
prag
vdekje a prag jete,
ky
Gjergj Elez Ali i Ri me 99-të plagë?!
Ky
prag është nusja e legjendës
A
vasha e valëve,
që
rend si hëna pas dashurisë së një ylli
dhe
në ia kërkofshin të kapërcejë ylberin
do
ta bëjë,
sikur
të trandet
Toka
dhe Dielli.
“Un’ do ‘vij me kalë të
bardhë,
un’ do ‘vij me at me
shalë,
at me shalë e at me fre,
porsi hana nëpër re!”
Ujana,
Ti
sigurisht që e di.
se
Ky Prag na bashkon,
se
Ky Prag na ndan,
Këtu
ka lule,
Tufan
matanë!
Ky
është pragu i ligjit,
moralit,
besimit.
A
prag i anarkizmit,
flligështive,
pabesisë?
Është
prag qëndrese
A
është prag tjetërsimi?
Më
thuaj cili je?
Je
rob a njeri?
Prag
i ndërrimit të kohëve,
stinëve,
mijëvjeçarëve,
Është
prag i bardhë a është sterrë i zi?!
E
përcaktojnë Fatijet dhe Zotat e marrë
dhe
Njerëzit e përçartur besojnë verbërisht,
Veç
unë
kaherë i kam i kam kapërcyer pragjet,
dhe
kur qe nevoja shkallmuar fundësisht;
ndaj
era më fshikullon,
më
rreh egërsisht!
Dhe
fëmija rritet
mes
besimit dhe mosbesimit,
autonomisë
kundrejt turpit,
pavarësisë
përballë dyshimit.
iniciativë
kundrejt fajit,
zell
ndaj inferioritetit,
identitet
adoleshence
ndaj
konfuzionit të planetit,
Intimitet
kundër izolimit,
përkatësi
dhe dashuri
produktivitet
i një burri
jo
vetabsorbim në vetmi,
integritet
kundrejt vetë dëshpërimit,
por,
më
ngadalë se shpejt ia shalove harrimit…
është
kërthi ende,
është
ende fëmijë,
paçka
se prapësinat i do për çudi.
I
picërron sytë dhe bebëzja reagon
ndaj
errësirës dhe dritës
tkurret,
zgjerohet;
valë
elektromagnetike
në
korne, në iris,
nga
lentet
rendin
me vrap në retinë
nga
portat e dritës
ikonat
e sendeve
përmes
impulsesh nervore
përmes
shkopinjsh e konesh
në
tru perceptohen.
Sytë,
ah sytë, ç’mrekulli e natyrës!
kush
pyet për ngjyrat dhe format natyrisht
është
i dashuruar pas syve të kaltër,
të
gjelbër, kafe dhe të zinj sigurisht.
Fëmija
prej syve nxë gjysmën e botës
kapet
pas kolorit, paraqitjes dhe formës,
vëren
ndryshimin, lëvizjet, shpërthimet,
rendjen
në rrugë,
vërtitjen
në hapësirë.
dhe
për gjysmë sekonde
nga
kujtesa shqisore,
perceptimi
ngulet
në tru i pavdirë.
Me
sy nesër fëmija do nxërë alfabete,
do
‘ shfletojë biblioteka,
do
‘ gërmojë në internet.
me
e-mail do të shkëmbejë mesazhe,
leksione
dhe detyra,
do
të mësojnë në distancë
si
mësuesit në KUALIDA.
dhe
emocionet e së bukurës
prej
sysh do t’i marrë.
se
për këdo dritë e syve është krejt e shenjtë,
për
sytë e ballit do të betohet për jetë!
S’dua
të zgjatem t’ju them gjithçka di
po
gjithë receptorët përbëjnë një çudi,
dhjetëra
antena që kapin ngacmime,
i
përcjellin të sakta në qendrat aktive,
përcaktojnë
Pragun Absolut dhe
Pragun
e Ndryshimit,
Kështu
është e pamundur t’i shpëtosh ndijimit.
Ndaj
mësuesit e mirë këtë qartë e dinë
dhe
në klasa bombardojnë receptorë pa mbarim:
në
tavolina me grupe shumica punon,
dy
demonstrojnë, një pjesë eksperimenton,
sekretarët
në kompjuter të dhëna regjistrojnë,
“djathtistët”
tregimet me figura ilustrojnë,
Admiri
dhe Fotjoni shkruajnë vjersha dhe ese,
veç
Julian trazovaçi mban kokën në re.
Lideri
i grupit dhe atë e vë në punë,
paçka
se me përtesë, dhe Goni ndërroi gunë.
S’ka
nxënës syleshë, as djem veshëdyll,
veç
zgjo interesat, motivo më të mirët,
përsos
metodat, teknikat, strategjitë,
në
vlerësime të matshme rreshtoji njohuritë,
sfida
inteligjence dhe emocion sigurisht,
lehtëso
komunikimin, mos qorto “gabimisht”.
fëmija
është i ndjeshëm si lastari i hardhisë
programoji
si lodra detyrat e shtëpisë,
dhe
lojërat mësime shndërroji në klasa,
po
zgjove kureshtjen, s’ka “tabula rasa”.
Vala
zanore nga ajri hyn në vesh,
lëkund
membranën dhe lëngun e kërmillit,
vibron
kockat e kokës së Vitës dhe Adilit,
reagojnë
nervat e membranës bazilare,
dhe
Tingujt vibrojnë në tru si era në dritare,
dhe
fërgëllojnë në qelqe lumbardhat e De Radës,
kur
zëri i dashurisë të ngre në mes të natës,
të
thërret mbi libra intimiteti dhe pasioni,
apo
poshtë dritares të thërret zëri i gjitones?
Nga
jashtë me ajrin vjen aroma
e
peshkut të skarës,
nuhatja
nxit shijen e perceptimit përkatës,
dhe
nga sythat e shijes së pupilave ngadalë
impulsi
nervor shkon në korteksin parietal.
“Të
shtrohet dreka!” - vjen urdhri final.
Kafshimi,
përkëdhelja, kruarja, shtërngimi,
temperatura,
prekja, dhimbja, fërgëllimi,
janë
atribute të lëkurës së hollë, të inervuar,
kudo,
në gjithë trupin, jo vetëm në duar.
në
zonat e rrezikshme dhe zonat erogjene,
kënaqësia
dhe dhimbja bëhen prezente.
Kinestezi
dhe ekuilibër ka gjithë organizmi,
mos
e tepro me posturat, me klithma vibrimi,
akrobacitë
e klounëve e kanë një masë:
kujdes
se këmba rrëshqet në dërrasë!
Dhe
dhimbja e trupit s’është si dhimbja e shpirtit
që
s’ka porta bllokuese në palcë të kurrizit,
por
ka dhimbje të shpejtë dhe dhimbje haplehtë;
ka
dhimbje kalimtare
dhe
të përhershme në jetë.
Të
kalitesh në dhimbje është virtyt i vërtetë,
po
dhimbjen pa e shfaqur, pa e joshur vetë!
Organizimin
perceptiv mësuesi e di mirë,
afërsitë,
ngjashmëritë, kundërshtitë ndikojnë,
asosacionet
të bëjnë poet,
iluzionet
të mashtrojnë,
kujdes
botën jokonstante, rregullat figurë-sfond,
pritshmërinë,
vëmendjen, emocionin vagabond!
Cilido
edukator që jetën e njeh mirë
e
di se receptorët punojnë me dëshirë,
se
s’ka nxënie të artë pa botëpërjetim,
Kush
mendon ndryshe e ka veç gabim!
Në
shkollë
-
O zysh, po në lojë unë zura tre shokë,
Më
flasin miqësisht pleq e të rinj,
bëra
gola klasi
në
tur munda të zinjtë
dhe
tridhjetë pikë
në
volejboll sot në det
në
palestrën e shkollës
trepiksha
sa desha
dërgova
në
kosh e kalova në rrjetë!
Tani
dhe vajzat më shohin më ndryshe
po
mua më pëlqen veç një sylarushe,
po
ku di gjë ti veç trigonometrisë,
e
ke harruar rininë në sirtarët e kujtesës,
po
mos u mërzit se
s’ke
faj,
o
zyshe!
Jashtë
është natyra, orkestra e zogjve
të
joshin cicërimat
thotë
Zhak Preveri,
Mësimi
i mërzitshëm kërkon tjetër kurë
mëso
në natyrë, këshillon Rusoi,
shkollë
peripatetike, Aristoteli.
Një
mësim në shëtitje
të
bën Aleksandër,
por
do një mësues Aristotel të vërtetë;
ndërsa
mësuesja jonë griset në dërrasë
shet
tollona morali skarco
këtu
e dhjetë vjet!
Ndërsa
ne përtypim fara luledielli
vizatojmë,
shkarravisim shkencëtarë e poetë,
i
bëjmë piratë, banditë e killer
thumbojmë
nën buzë,
nxisim
tërbimin
dhe
e hanë qullashët
e
klasës së shkretë!
Sportistë
e skuadra dimë me qindra përmendësh,
melodi
muzikore, ritme dhe rima,
këngëtarë
dhe grupe
rendin
në kujtesë;
veç
mësimet shkollore me pak përjashtime
te
Hani i Tosos fshihen në kthesë.
Rendim
në Parti, Pabe, Diskoteka,
këndojmë
Rep dhe
kërcejmë
Hip-hop,
organizojmë
ekskursione
enciklopedira,
universe;
veç
në fizikë
biem
në gropë!
Vijmë
në vjeshtra më keq se në maj,
veç
baballarëve u fishket kuleta:
gjithë
bota blen kënaqësinë e verës
veç
ne
blejmë
pesat e shkreta…
Thonë
kemi lindur me dominanca të djathta
lapsin
me të majtën morëm së pari,
“Mëngjarash!”
Këmbëters!”,
këlthiste gjyshja
dhe
edukatorja avazin që la i pari.
“Ky
djalë është brekth”, - thoshte im atë
kur
unë me shqelma
e
godisja në shpinë,
në
barkun e mamit vërtitesha fugë,
çudisja
gjitonet,
çudisja
mamitë.
Dhe
nuk më pritej të dilja në jetë
botës
i duhen dhe ca prapësira,
prapësira
fëmijësh them sinqerisht
se
prapësi politikanësh ka ende me mijëra.
Shkopi
magjik
Më
kujtohet mirë se ç’bëja me bastunin
e
shkopin e thantë të xha Nezirit në fshat
Shkopi
mes shalëve të mija bëhej kalë
dhe
hingëllinte e hidhej tej me galop.
Si
tregues hartash bëhej herën tjetër,
si
bastun, si çadër pse jo si skeptër.
si
violinë, si xhaz, si fyell, si fagot,
tinguj
të magjishëm përcillte në botë.
E
shkopi i gjyshit si bastun dirigjenti,
që
bënte të dridhej melodirash planeti.
shkopi
bëhej heshtë, shigjetë dhe shpatë,
kamxhik
dhe çifte, në netët pa fat.
Me
të imitoj peshkatarët në breg,
e
përdor si kosore për të çarë një shteg,
dhe
kur e teproj me vonesa sërish,
shkopi
egërsohet dhe bëhet bishë.
Fshikullon,
përdridhet si kamxhik te pragu
dhe
ma bën kurrizin më të butë se barkun,
mërzitem,
marr trastat në shkop si refugjat
rrugët
e botës të nesërmen mat.
Në
rrugë si ekuilibër të dy peshave e vë,
kush
tha se ky shkop s’ shërben për asgjë?!
të
lozësh në tokë, të ndash kufij e shtete,
ta
vesh si lab antenë në qeleshe.
Të
luash Pile-poskën dhe Prencin përsëri
dhe
turravrap pas shkopit të rendësh në kufij,
të
shkruash në baltë, të gërvishtësh në rërë,
të
shposh tullumbacet si të ishte gjilpërë.
Ta
bësh tavan për T-në dhe për L-në dysheme
me
dy shkopinj të imitosh avionin në re.
Po
u desh kanalin ta hedhësh trefish
me
shkop kërcen si majmuni me bisht.
Ta
bësh si kryq e të kryqëzohesh sërish
dhe
pas tri ditësh i ringjallur të mbërrish.
Ta
bësh minare e të falesh pastaj,
të
ndash dy skuadra; me hosten të ngasësh buaj.
Tej
resh, horizontesh të fluturosh si shpend,
në
lobin parietal fantazia të rend’
paçka
se tetë faqe s’i kopjova përsëri
dhe
nesër zysha si stuhia do t‘shfryjë…
Dhe
shkopi më bindet dhe fle si fëmij’
tash
është gati ta mbjell në tokë përsëri,
të
gjethojë në pranverë Blerimin e Ri!
Sërish
në klasë
Kam
mendje pjellore plot fantazi,
të
mendosh pak më ndryshe,
a
s’është mrekulli?!
-
Ardi, ku kullot, pse s’u bë vizatimi?
zgjohet
zëri i zyshës si tigër tërbimi.
-
E bëra në kompjuter me ngjyra, o zysh,
një
pyll vizatova, ca kaproj dhe një arushë.
-
Po pse arushë vizatove vetëm një, Ardush?
-
Po ajo ishte zysha, unë ç’të bëja më?
Kur
kaprojtë s’i bindeshin bënte kërdinë
kërciste
putrat mbi tavolinë…
Shakaja
me kripë krijon tollovinë,
por
zysha këtë herë nuk mori inat
qesh
nën buzë me djalin e prapë,
është
dhe vetë nënë dhe mirë e di-në
sa
qejf fëmijët e kanë tollovinë.
dhe
klasa me 50 nxënës nuk merr dot frymë.
ndaj
ndonjë pëlcet po s’bëri gallatë
ta
di se turinjtë ia bëjnë sallatë…
Marr
guximin dhe zyshën e pyes sërish,
pa
ç’ka se do thotë: “S’e di këtë, o kokëmish?!
Radyard
Kiplingun fëmijët e kanë mik
se
ai të mëson të pyesësh, të dish”.
“Gjashtë
shërbyes besnikë kam,
(Më
kanë mësuar gjithë ç’di)
I
quajnë Pse?, dhe Kur?, dhe Çfarë?,
dhe
Ku?, dhe Kush?, dhe Si?”
Pyetja
është Çelësi magjik i Universit,
me
pyetje nxë dije, fiton aftësi,
s’është
turp kur pyet, turp është kur s’di.
Nëse
diçka të duket vërtet e vështirë,
Dije,
s’ke ditur të pyesësh mirë!