Kulturë
Vahit Nasufi: Bilbilit të Pollogut
E marte, 05.05.2020, 01:59 PM
Vahit Nasufi
BILBILIT TË
POLLOGUT
Në
shejë respekti dhe urimi, me rastin e ditëlindjes
Gostivari,
djep i kulturës,
Aty
rrjedh kënga si uji prej gurrës,
Si
buron n`Vrutok, lumi i Vardarit,
Kënga
buron, prej Maksut Deharit!
„Bilbili
Pollogut“, atij i thonë,
Por,s`është
bilbil, që fluturon,
Është
bilbil, që bukur këndon,
Bilbil
është dhe kur ligjëron!
Më
6 maj, të dyzet e treshës,
N`Gjenovicë,
lindi ylli i shpresës,
Fëmijërinë
të lumtur aty e kaloi,
Shkronjat
e alfabetit aty i mësoi...
Rrjedh
nga një familje bujare,
Patriotike,
atdhetare,
Një
familje shumëantarëshe,
Por,
arsim dhe artdashëse!...
Është
i ndershëm si qytetar,
Me
kulturë, karakter fetar,
Profesor
është me profesion,
Është
gojëmbël kur bisedon!
Si
koleg, shok dhe mik,
Ndaj
secilit është besnik,
Ndaj
të varfërit ka mëshirë,
S`e
le zbrazët dorën e shtrirë.
Ky
gojëbilbil i Pollogut,
Në
cilësinë e pedagogut,
Të
gjithë nxënsit që i mësoi,
Si
fëmijët e vet i trajtoi!
Për
arsimin është një pishtar,
Për
këngën është një sylynjar,
Për
melosin burimorë,
Është
si zemra në krahërorë!...
Maksut
Dehari, i madh si artist,
Si
rapsod edhe si solist...
Emrin
populli kur ia përmendë,
I
thotë - ikonë, yll dhe legjendë...
Ky
kantautor, kudo i mirëpritur,
Frenetikisht
i duartrokitur,
Si
këngëtar mori shumë çmime...
Shumë
dekorata dhe shpërblime!
Një
duet, që të linte mbresë,
Kur
këndonin, mixhë e mbesë,
Si
bilbil dhe kanarinë behari,
Maksut
dhe Dashurie Dehari!
Janë
ca raste që s`i harron kurrë,
Kur
të jatin ia vret një veturë,
Rasti
tjetër, në dasmën e djalit,
Pretekst
ishte ngjyra e kalit!
Pse
ngjyra e kalit ishte e bardhë,
Një
vendim shpejt i ka ardhë!
Në
atë vendim i paskan shkruar,
Se
nga puna e kanë larguar!
Por,
rapsodi nuk dorzohet,
Me
punë tjera angazhohet,
Familjes
bukën ia siguroi,
Jetën
të lumtur, e vazhdoi!
Rasti
i tretë që e shqetësoi,
Zëri
melankolik, atij kur i shkoi!
Zë
të bukur, kishte me t`vërtetë!
Shahir
ka qenë, i till do t`jetë.
Vlen
të përmendet për lexuesit,
Se
është njëri ndër themeluesit,
Të
SHK „BESA", nga Gostivari,
Kryetar
i saj, Maksut Dehari!
Kontributi
tij, s`paguhet me ar,
Këngë
të bukura plot një thesar,
Këtij
doajeni, dhe një epitet,
„Enciklopedi"
- kjo është realitet!
E
ndiej veten të priviligjuar,
Këtë
rapsodi që ia kam kushtuar,
Për
legjendën - Maksut Dehari,
Kolos
i këngës, nga Gostivari!
Vepra
t`mëdha, ai ka bërë shumë,
Si
me këngë, ashtu dhe me punë,
Por,
kjo që kam shkruar unë,
Sa
një gotë ujë, ta derdhësh n`lum!
Kërçovë, maj 2020