E merkure, 04.12.2024, 11:01 PM (GMT)

Kulturë

Luan-Asllan Dibrani: Diaspora luftoi për mëmëdhe e liri

E merkure, 06.05.2020, 09:07 AM


Diaspora  luftoi për mëmëdhe e liri e jo  çka thua ti gjori Haxhi!

Shkruan  Luan-Asllan Dibrani

Diaspora shqiptare  është shokuar

Nga matrapaz e   politikan shqiptarë

Shiten si patriot  e atdhetarë…

S’lënë të jenë bashkë  mbi tre shqiptarë!

Lajmi vjen nga  atdheu

Na duhet të jemi  flamurtar

Me parulla të mëdha në mërgatë

Si sharlatanë na sjellin indinjatë?

Në vend të parë e kanë paranë

Me programe  të shumta për partinë

Nuk duan të ndiejnë për shqiptari

I mbushin xhepat me hajni !?.

Lanë  në vaj burra  me histori

S’mbahet kështu kombi or faqezi

Të shpërndarë në  grupe e parti

S’flasin me veti as në mbledhi!

Zot, perëndi dhe  njerëzi

E kanë  përçarjen dhe  paranë

Jo për Kosovë as për Shqipëri

Por,me i mbush xhepat me flori!

Kanë themeluar shumë parti

Nëpër  klube  duke  përça

Këta janë  qeveritarë e të mjerë

Kanë bërë mërgatën  të pa vlerë!

Ruani partitë për Kosovë e Shqipëri

Ne jemi  atdhetar dhe evropian

E ndihmojmë   atdheun  me krenari

Pa politikanë,që vijnë varg e vi!?...

Marrin pare për në shtëpi

Duke i mashtruar këta të mjerë

Nga lodhja  janë të syrgjynosur në skëterrë

Nuk është  kjo aspak ferr nga ju or te mjerë!…

Natë e ditë me punë krahu

Kursejmë para për atdhe

Vijnë hajnat me shpejtësi

Mbushin xhepat me flori!

Të tillët dalin e shajnë Diasporën

Si të pa ditur e budallenj

I quajnë qyqar e shërbëtor të Evropës

Na shajnë e gjykojnë, si te jemi ne të huaj!

Deputet i thonë vetes  me imunitet

Qe nuk din shkrim mirë e as alfabet

Po kjo Diasporë  shpalli Pavarësie e Shqipërisë

Hapi rrugën  e Lirisë !

UÇK-në këtu e nisëm  në Diasporë

Me burra djem  e vasha të reja

Lanë eshtrat  në betejë për atdhe

Ku ishin ju atëherë ne cilen fole?

Diaspora trokiti në Bruksel e Uashington

Ndihmoj  edhe Kosovën për Pavarësi

Para dërguan për ekonomi

Ju i  tretët  zie  ma zi!

Ne  të gjorit në  kufi

Përballemi me ju me  ironi

Na plaçkiteni e leckosni, me krenari

S’mahet shteti kështu or  faqezi…

Haxhi Hoti  nëme e shanë po fije turpi

Diasporën Shqiptare si është  më së ulëti

shpirtin  e “Kombi Shqiptar” qe ishim e do jemi

Pa të tillët qe vërerë vjellin kundër  Ismail Qemalit

Flake qesin kundër  Hasan Prishtinës

Shajnë  edhe rilindësit Naim Çajup e Asdrenin

Për se keqi lëkundin eshtrat e “Vëllezërit Gërvalla”

Për se dyti vrasin  Kadri Zekën!

Enver Hadrin që u vra nga dora gjakatare

Ismail Kadare pishtarin e  letërsisë

Kështu shan Haxhi Hoti me kope

Diasporën  qe luftoj   për mëmëdhe e liri

E jo  çka thotë ky mjeri e i  gjori Haxhi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora