Kulturë
Jahja Drançolli: Sot shënohet 615-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
E merkure, 06.05.2020, 02:42 PM
Jahja Drançolli:
Sot
shënohet 615-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Do të shënojmë
edhe shumë të tjera përvjetorë të shoqëruara me vizionin europian të Heroit
Kombëtar!
Është
e njohur se ngritja e përmendoreve, pallateve dhe shesheve në qendra të Europës
kushtuar Skënderbeut, u tregon miqve tanë për qenien tonë si komb dhe
fisnikërinë e vlerave tona. Këto vepra janë mrekulli që dëshmon ekzistimin e
palcës sonë etnike dhe përjetëson qenien tonë europiane. Në vargun e
përmendoreve të tilla duhet përmendur edhe një pallat të Gjon Kastriotit
(qytetar nderi i Republikës Venedikut nga vitit 1428. Këtë nder e gëzonte edhe
Skënderbeu nga vitit 1438), mu në zemër të Venedikut, pothuajse ngjitur me
pallatin e Shkollës së Arbërve, jo shumë larg Sheshit të Shën Markut. Fillimet
e pallatit në fjalë të stilit gotik, datojnë që nga viti 1353 dhe ç’prej kësaj
kohe prona ndër shekuj, kishte kaluar në duar edhe të ndonjë familje fisnike
arbërore. Pallati sot është bërë një ndër referencat kryesore për ekspozimin e
“Sekreteve të Venedikut” në shekuj!