Kulturë
Arbana Xharra: Gjergj Kastrioti shpëtoi vazhdimësinë tonë
E merkure, 06.05.2020, 02:54 PM
Arbana Xharra:
Sot
është ditëlindja e Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skënderbeu (Lekë Sunduesi –
atëbotë «begu» i marrë nga persishtja këtë kuptim kishte) nga armiqtë e tij.
Ata që e morrën peng si fëmijë dhe që e luftuan deri në vdekjen e tij. Po të
mos ishte ky edhe ne me sigurinë më të madhe sot do të ishim, ashtu siç s’janë
sot më mikenët, dakët dhe fqinjët tanë trakasit. Prandaj edhe sot Gjergj
Kastrioti urrehet kaq shumë nga ata që mallkojnë ekzistencën e kulturës, gjuhës
dhe identitetit tonë: ngase ai na shpëtoi vazhdimësinë në mesjetë me shpatë dhe
pastaj e deri sot me kultin e tij të pazhbëshëm. Roje na rri në çdo vend të
botës. Sa bukur që është; qoftë urrejtjen apo dashurinë ai e mbledh e bënë jetë
për pasardhësit e tij. Festë të madhe kemi shqiptarë saherë ta kujtojmë emrin e
tij.