Kulturë
Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1824 në Vjenë është performuar Simfonia Nr. 9 e Beethoven-it e shoqëruar me arritjen e saj kulminante “Ode to Joy”
E enjte, 07.05.2020, 10:43 AM
Jahja Drançolli:
Si
sot, në vitin 1824 në Vjenë është performuar Simfonia Nr. 9 e Beethoven-it e
shoqëruar me arritjen e saj kulminante “Ode to Joy” (“Oda e Gëzimit”). Atë ditë
kompozitori ishte thellësisht i shurdhër për të mos e dëgjuar kurrë kulmin e
gjenialitetit të tij. Kënga "Ode to Joy", më vonë do të jetë himni i
Bashkimit Europian, dhe në thelb i gjithë kontinentit!
Simfonia
e Nëntë Revolucionare e Ludwig van Beethoven është, pa diskutim, një nga veprat
më të mëdha në repertorin klasik. “E nënta është kulmi i gjenialitetit të
Beethoven”, siç është shprehur ndonjë kompozitor i shquar.
Ai
përdor për herë të parë zëra solo në një simfoni, duke vendosur fjalët e
poezisë së Schiller-it “An die Freude”. Simfonia në fjalë është më e gjata dhe
më e ndërlikuara nga të gjitha simfonitë e tij. Është kulmi i arritjes së tij.
Para vdekjes ai ishte duke punuar në të simfoninë e dhjetë.
Për
gati 200 vjet, tema e famshme e himnit në finalen e kësaj simfonie “Oda e
Gëzimit”, ka simbolizuar shpresën, unitetin dhe shoqërinë përtej kufijve dhe
përmes konflikteve!