E enjte, 13.06.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Dea Halimi: Në karantinë

E shtune, 09.05.2020, 04:55 PM


Në karantinë

Nga Dea Halimi

Çdo gjë në këtë shkrim është e lidhur me pjesën e errët e të ndritur të dashurisë, me mendimet për jetën dhe për vdekjen për çudi në këtë kohë të Pandemisë Covid -19. Shkollat i kanë mbyllur mësonjëtoret. Brenda tyre tashmë jeton qetësi e vdekur. Shkollat pa zërin e hareshëm të atyre që mësojnë aty nuk ka domethënie. Mësimin megjithatë e ndjekim nga distanca, vetëm kjo gjë nuk e krijon lumturinë e zërit të arsimtarit, të shoqes apo shokut të klasës…   Mendimet ikin pjesë-pjesë në detaje të ndryshme të jetës, ndërsa rri me bërryla në parvaz të dritares së dhomës dhe faqet i kam të lëshuara në shuplaka. Gjithçka lidhet me lulen dhe pranverën, me degëzat në gjethim të pemës, me rrëfimet dhe fshehtësitë që i ka në vete secila rrugë, secila shtëpi, secila dritare, secila portë… përmes së cilës me ikin e më zgjojnë kujtime zërat e tyre që s`janë më e gjithnjë e flasin gjithësinë e përjetshme të qytetit të Prishtinës. E dëgjoj papritur, në këtë mbrëmje të Pandemisë Covid -19, zërin e gjyshit tek e përshkruan qytetin që nuk e njoh të tillë. Ja, sesi rrjedh i akorduar zëri.”Qyteti qe i vogël. E përshkonin në dy krahët e vet dy rrjedha të ujit. Rrugicat në kalldrëme iknin nëpërmjet zemrës së secilës tërësi të madhe apo të vogël të qytetit…” Kryeqyteti tashmë është zgjeruar. Natyrisht dhe me djersën e gjyshit e të babait dhe me përpjekjen e atyre që krijojnë çdo gjë për historinë. Është Universiteti, Instituti Albanologjik, ai i Historisë, Instituti i Shëndetësisë, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Drejtësisë, Instituti Për Mbrojtjen e Natyrës e me radhë. Ai qyteti i vogël, me rrugë në kalldrëme tashmë është shndërruar në një Metropol të bukur, të shkruar me të gjitha ngjyrat e ylberit, me 30, 087 nxënës të fillores, me 11, 159 nxënës në shkolla të mesme dhe  me  dhjetëra mijëra studentë, të cilët mësojnë të kryejnë fakultetet e të përgatiten të ecin në sferat e ndryshme të punës e të jetës. Ai qyteti i gjyshit tim, me dy parqe të bukura, ai i Qytetit e parku i Taukbahçes… Qyteti im më pret dhe mua, ndërsa “Rri n` shpi” e pres të dalë prej  karantinës dhe ta dërgoj dashurinë, përjetimet dhe çdo që më lidh më kryeqytetin,  ta shpreh përmes  tregimit “Në karantinë” dhe në këtë rrjedhë, ndërsa Kosova po përballet me përhapjen e Koronavirusit dhe njerëzit gjenden në izolim në shtëpitë e tyre, është menduar një mundësi të kalohet më mirë koha. Natyrisht duke lexuar dhe  libra e duke shkruar ndonjë tregim.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora