Kulturë
Përparim Hysi: Palimpsestët e mi (6)
E hene, 11.05.2020, 10:15 AM
Burra të mëdhenj, me"cene të vogla"/6
ZHAN POL
SARTËR (1905-1980)
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Kam
shkruar, para ca kohësh, një ese për ZHAN
POL PASTËR dhe,nëse i rikthehem përsëri këtij FILOZOFI dhe DITURAKU të madh, dua të "koregjoj",sado pak,veten time.
Nëse do shtroni pyetjen që a e kam këtë të drejtë? Atëherë pyetjes suaj, i
përgjigjem përmjet KADARESË që thotë:- Autori ka të drejtë që t' i
"koregjoj" shkrimet e tij.
Dhe,
paradoksalisht, tek e filloj këtë"ese", dua t'i flas lexuesit përsëri
përmjet një personazhi nga "Lumi i vdekur",për mjet atij gjykatsit që
thotë:" Asgjë të ligë,çdo gjë me
ligj". Se, në fund të fundit,unë ZHAN POLIN e dua dhe në kam zbuluar
do"cene të vogla",aspak nuk ia
bjerrin lavdinë dhe emrin që ka lënë.
* *
*
Nëse
lexon për SARTRIN, vëren që është rritur në një mjedis familjar" pak
përkëdhelës",sado që babain nuk e ka njohur,se ka vdekur, kur SARTRI i
vogël qe 15/muajësh. Dhe, për çudi, në kujtime ,mbetë i vdekur dhe aq
sinjifkativ është qëndrimi i të birit, sa thotë: - ... i shita dhe librat e tij
të këqinj,se kaq pak ndihesha i lidhur me atë të vdekur"!!!. Por qe me
fat, se nëna u martua me një industrialist dhe siç thotë ZHAN
POLI,"Fëmijëria ime ka qenë një parajsë". Nena,- vazhdon të
shkruajë,- është këtu për të më shërbyer. Bën plot çamarrokllëqe,por kurrë nuk
iu prish"ajka" dhe,kur i thosh e ëma, se"je më i bukuri i
botës", e besonte. Pak nga pak, u
bë aq egocentrist,sa,si dikur RUSOI,psallte për vete lloj-lloj profani,si:- Jam
pasuri kulturore!!! Në shkollë e provoi
se sa"i bukur" qe,se shokët filluan ta tallnin,ndonjëherë dhe ta
rrihnin,por unë,-siç shkruan,- në vend të qaja,qeshja duke lozur rolin e lolos.
Qe jo vetëm nxënës dhe student skrupulooz,por dhe i pajisur me talente. Herë
merrej me boks;herë me me shkrime; i binte pianos mjaft mirë dhe këndonte
bukur. Dallohej me shkrimet e tij satirike; shkruante vargje. Recitonte
përmendësh dhe lexonte mbi treqind libra në vit. U bë mësues i mirë dhe
studentët e tij e ndjenin veten në auditorët tij, si zogu në pyll. Bënin si të
donin:... deri sa mund të pinin dhe duhan. Kishte parimin e paluajtshëm:-
Individi është përgjegjës vetëm kundrejt vetvetes dhe ka të drejtë të kritikojë
gjithçka dhe këdo.
* *
*
Në
vitet '30-të,ai sikur u kish vënë syzeve që mbante "lente të zeza":
as donte të dinte se ç'ndodhte në Spanjë dhe ca më shumë në kohën kur po vinte
Hitleri. Nuk merrte pjesë në asnjë parti dhe vetëm shkruante. Nuk hapi gojën
dhe nuk lëvizi as gishtin për hebrenjtë që po përndiqeshin. Shkruante dhe shkruante,njërin
libër pas tjetrit dhe filluan ta ndiqnin sukseset: në fillim "
Neveria" dhe,më pastaj,"Të qenit dhe asgjëja". Komedia "Me
dyer të mbyllura" e bëri të famshëm. Por lavdia e tij pësoi rritje përmjet
konferencave. Atëherë,përmjet shtypit, lindi dhe termi"
Ekzistencializëm". Kur e pyetën se ç'është "Ekzistencializmi",
me një çiltërsi fëminore,tha:- Nuk e di se ç'është,por filozofia ime është
filozofia e ekzistencës! Por i zoti, për të bërë të vetat dhe ide që nuk ishin të tij,vrapoi të deklaronte:
"Ekzistencializmi është humanizëm"! Dhe në esencë ekzistencializmi i
Sartrit është, në fund të fundit,thelbi i kësaj sentence:- Njeriu nuk është
asgjë tjetër,përveç asaj që bën me veten. Ose:-Fati i njeriut është brenda
vetes së tij. Kjo teori e tij u bë si një modë magjepse dhe auditorët e tij
buçisnin. Dalëngadalë, zuri t'i pëlqejë aq shumë vetja dhe idetë e
tij,sa,njësoj si RUSOI dikur, deklaronte: "... një ditë, mendoja që me
idetë e mia,do pushtoja botën".
Që
ishte i zoti të"vidhte"
mendimet e të tjerëve dhe t'i bënte si të tijat, dëshmohet si më poshtë: të
SARTRIT mendohet të jetë thënia:- Ferri janë të tjerët! Nuk skuqet fare që gati dyqind vjet më parë,këtë e ka thënë
RUSOI. E kam quajtur të tijën thënien:- Fjalët janë pistoleta të mbushura! Por
fusha e dijes sime paska qenë e kufizuar.Një ditë prej ditësh,tek lexoja
një ese të ESEISTIT më të MADH TË
LETRAVE SHQIP, të MENDJENDRITURIT,MOIKOM ZEQO, has në këtë postulat:-
Fjalët.-thotë BRICE PARAIN,-janë pistoleta të mbushura!!! E, thashë me vete,
këta burra të mëdhenj,bëhen krejt si fëmijë të vegjël. Pa gjë të keqe, gjënë e tjetrit e bëjnë të
tyre. Por SARTRIT nuk i mungonte as zgjuarësia,as elekuenca, por as dhe lavdia. SARTRI qe udhëheqës shpirtëror i
të rinjëve dhe studentëve në PARIS pragviteve '70-të dhe kur i thanë DE GOLIT
që ishte president:- Pse nuk e arreston SARTRIN? U përgjegj:- A arrestohet
VOLTERI?
* *
*
Qe
me ide të majta dhe i mbylli sytë për krimet e STALINIT në B.S. Jo vetëm i
mbylli,por bënte propagandë për socilazmin; përqafoj mendime të MAO CE
DUNIT.Mbështeste regjime si të Naserit, të Kastros, të Titos ejt. Për këto ide dhe grindej me
KAMY,aq sa u përleshën. KAMY qe aq i djathtë,sa thonë që KGB ruse organizoi atë
aksidentin famkeq që i mori jetën.
* *
*
Natyrisht,kjo
ese imja modeste e ka një limit. Nuk mund të zgjatet pa kufi. Por do qe fare e
mangët, nëse nuk do i pranëvënë këtij FILOZOFI të MADH, gjysmën tjetër. GJysma
tjetër është e famshmja SIMONË dë BOUVARIN. Është e një shkolle me SARTRIN
(SARTRI doli i pari dhe kjo e dyta) dhe ka lindur tri vjet pas tij. Kish lindur
në Monparnas mbi një shtëpi të kafes së famshme "Cafe de la
Rontonde", "Rontonda",ku sipas filofrankut rus,ILIA
EHRENBURG,mblidhehshin shkrimtarë,artistë e pikorë të huaj.Aty mund të gjeje
spanjollin Pikaso;meksikanin Diego Rivera; hebreun italian.Modilianin; polakun
francez Gi Apolinerin,rusin Aleksej Tolstoi e të tjerë.
Dhe
ja një pasazh nga MAJAKOVSKI:- Parisi manushaq, si i shkrirë në analinë,hapej që nga dritarja e
"Rontondos",
Me
Simonë,SARTRI donte të krijonte atë"parajsën" e fëmijlrisë,përmjet
femrave që shtinte në dorë.Lista e femrave është e gjatë. Qe aq
"neveritës" në shfyrytëzimin e femrave,sa i quan"trofe gjahu për
t'u vaur në rrypin e pantollonave". "Dua ta pushtoj një grua siç zë
një kafshë të egër". Me SIMONË e kishin ndarë"lirinë e tyre
seksuale".E quante normale poligaminë dhe ia njihte këtë të
"drejtë" dhe Simonës.Kishin rënë dakord për "dy lloj
dashurish":dashuri e nevojshme dhe dashuri rezervë."Rezerva" qe
periferike! E nevojshmja,qe qendrore dhe jo periferike.Nuk numërohen tradhtitë
reciproke,por kishin arritur dhe në seks"tresh". Simonë, ajo
qendrorja, katandisi që të "rekrutonte" ushtare seksi për
këtë"shovinistin e seksit",famozin ZHAN POL SARTËR!
* *
*
Sidoqoftë,
pvarësisht këtyre "cenevee të vogla",ajo që nuk ia bjerrë lavdinë
ZHAN POL SARTËR është akti i madh i mos pranimit të NOBELT në vitin 1964. Atij
i takon thënia lapidare:- Një shkrimtar nuk duhet t'ia lejojë vetes që të
shndrrohet në institucion!
Dhe
sa i lavdishëm ka qenë ZHAN POL SARTËR,mjafon të lexosh:" Në funeralin e
tij, më 14 prill 1980, morën pjesë mbi 50- mijë njerëz. Gjysma tjetër,SIMONË, thonë që nuk mori
pjesë. Sikur paska thënë:- Më tradhtoi që iku pa mua!!! Por,siç duket, nuk ia
falte"gjysmës së saj" faktin që trashëgmin ia kish lënë
ALERTËS,njërës nga ato të"rezervës".Duket e kish hequr nga"rrypi
i gjahtarit". Simonë vdiq 6-vjet më pas,por po në datën 14 prill
1986.Ç'koinçidencë!!!
Tiranë, 7 maj 2020