Kulturë
Përparim Hysi: Lulëkuqet në "arën time"
E marte, 12.05.2020, 10:28 AM
Lulëkuqet në "arën time"
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Aleks Duda, mjek me profesion dhe pensionist këtu e
njëzet vjet më parë, sado i moshuar,ende mbahet mirë. Ende nuk është krrusur
nga pesha e viteve dhe gjyslykë mban
vetëm ,kur i duhet të lexojë. Kujtesën e ka brisk dhe,si të thuash, i bën
kujtesës atë"gjimnastikën e përditshme": e rifreskon përmjet
shkrimeve dhe leximeve. Lexon për çdo
ditë dhe, po për çdo ditë shkruan. Nuk është se beson në atë që thonë:
sasia,sjell cilësi. Nga ana tjetër, nuk është se i rri shumë pas shtatit ajo
që ka thënë folozofi i madh francez ZHAN
POL SARTËR:-Sasinë unë e konsideroj virtyt!
Në
vitet e shkollës së mesme (ai qe nga fshati dhe ishte konviktor),shokët e
quanin"peshkop",se rrinte mbi libra. Rrinte mbi libra dhe qe i pari i
klasës. Edhe në universitet, në fakultetin e mjekësisë, u kualifikua shumë
mirë. Por dhe në punë,si mjek, ai shërbeu me përkushtim dhe ditën, kur do dilte
në pension, e kujton si një dramë të
madhe. E ka pasqyruar në shkrimet e tij atë ditë dhe, pak a shumë, përmjet
vargjeve thotë:- Ma vunë kokën në tepsi!!! Tani,- thotë më tej,- e kuptoj se
ç'paske hequr, mor PASHA ALI!
Dr.ALEKS
DUDA qe mësuar me punë, por erdhi ajo dita që i thanë (kështu shkruan në
ditarin e vet:" Harro mushkë Valarenë/ se ALI PASHANË e prenë. U përcoll
me kolegët dhe,sikur të kish bërë ndonjë turp,për ca kohë, u mbyll brenda në
shtëpi. Pak nga pak, sikur i doli
"turpi", u duk aty tek klubi pranë poliklinikës dhe u ndërgjegjësua:
më nuk do rrinte mbyllur. Jo vetëm kaq: ngaqë është një tip që ka nevojë për
fre dhe jo për shtytje,sikur do të fitojë atë"kohën e humbur"(kur
rrinte brenda),del nga shtëpia në orën
6.00 të mëngjesit dhe frymën tek klubi ku pi kafenë. Mandej, i bie
Tiranës rreth e qark dhe,zakonisht, para
orës 12.00 është në shtëpi. Asnjëherë nuk udhëton me autobus, por në këmbë. Si
mjek që është, ai e di mirëfilli që"lëvizja ta shton jetën". Mirëpo
erdhi kjo kohë e Pandemisë,kur"Çeçua ka biçak" dhe të urdhëron:- Je
pensionist! Sakën se kapërcen pragun! E duroi me shpirt ndër dhëmbë këtë
urdhër, se është si ata kuajtë hergjele që e hanë frerin me dhëmbë, por nuk ka
shaka me qeverinë.
* *
*
Të
shtunën qe dita e pensionistëve dhe doktor Aleksi vuri maskën, gjyslyket e
diellit dhe vendosi të"kullot azat" aty nga periferia: jashë nga
qyteti. - Jashtë nga rrëmuja e rrëmeti,- rikujjtoi vargun e NAIM FRASHËRIT. E
shtuna qe me diell, me cicërima zogjësh dhe me një gjelbërim relaksues që ishte
si ozon që mbushte si balon; mushkëritë e plakura të doktorit. Ngjiti një
kodrëz të vogël dhe,kur hodhi vështrimin mbi arat e mbjella, rroku me sy një
arë me grurë. U afrua edhe më (kur thotë
Migjeni:për një studim më preçiz?!!!) dhe mbi grurin që ka lidhur
kalli,aty-këtu, kishte lulëkuqe. Doktor ALEKSI,mend gazëlloi si fëmijë,tek
tha:- Ou,po kjo është ara ime! Mandej, u kthiell paksa dhe,tek çlodhej mbi
kodrëzën,e lëshoi kapistallin e
kujtimeve.
* *
*
Ishte
viti 1954 dhe qe në vitin e tretë në Teknikumin Mjekësor. Nxënës shumë i mirë
dhe shokët e thërrisnin"peshkop". Këtë"peshkop" e
kapërdinte si e kapërdinte, por pikërisht këtij,"peshkopit",iu shfaq
sëmundja e"shytave" dhe shokët filluan ta
thërresin"shytak". Bela e madhe,por sëmundja nuk është turp. Paranomi
po. Por jo çdo e keqe nuk ardhka veç për keq. Drejtori i shkollës,mjek
infeksonist, e thirri"peshkopin" dhe i tha:- Për një javë do
largohesh nga konvikti.Do shkosh në shtëpi."Peshkopi" u bë me krahë.
Në shtëpi tani kur veç në fshat të jesh. Atë natë nuk e zurii gjumi
dhe"peshkop-shytaku" frymën tek agjensia për të zënë"
Satën". E zuri "SATËN" dhe mezi priste të mbrrinte tek ai vendi
ku duhet të zbriste. Se banonte në fshat, gati 10 km larg nga qyteti. Ishte ora
10 e mëngjesit, kur zbriti nga" Sata". E ngjiti maloren e një pylli
shekullor dhe çau përmjet një rrugëze dhishë.Kjo rrugëz zgjaste rret 15 minuta
dhe,sa mbaronte pylli, mbrrije mbi një kodër dominuese. Kur sosi në kodër,hodhi
vështrimin mbi fshatin e tij. Iu kujtua kënga popullore:"Dal në breg e
vështroj fshanë/derë më derë po qajnë! Në fshat të tij,për mrekulli nuk kishte
pse të qante njeri. Nuk qe fshat i madh
(aty nja 40-shtëpi),por asnjë shtëpi nuk
vuante për bukë.
Vetëm
një shtëpi qe e varfër,po, kur shihej gruri, tërë fshati e furnizonte
gratis dhe ajo shtëpi nuk e ndjente
fukarallëkun. Ndihej mirë që qe nga ai fshat kaq human. Ai nxitoi këmbët që të
mbrrite në shtëpi. Kur mbrriti plasi gazi,por dhe habia. Të vish në shtëpi në
javën e parë të majit,kushedi se ç'proçkë ke bërë,- iu lëshua i ati.Jo,- u
mbrojt"peshkop-shytaku",- më dhanë një javë me leje,se jam me
"shyta". " Shytat" t'i shëron gjyshja jote dhe e rroku në
qafë.Pastaj, mori gati një shtëllungë lesh palarë" dhe,me një
burulluk,ia lidhi pas gushës.Një nga
një,iu hodhën në qafë me mall.
* * *
Të
nesërmen, unë-"peshkop-shytaku", mora dhëntë dhe tutje dhe nga
kullota tona. Ara pa hesap dhe vendosa t'i çoja nga çahiri i madh (qe gati 30 dynymë) dhe vet
ngopla sytë e me atë gjelëbrim
pemësh dhe të barit të njomë. Të
kënaqte era e luleve gjithfarësh. Cicërima zogjësh mbi drurët e shumtë në
pyllthin buzë çahirit dhe të dukej se
bukuria doli njëherë këtej pari,sa për të parë,dhe,ngaqë u magjeps, nguli këmbë
që të çlodhej një copëherë të gjatë.Ndërsa delet kullosnin barin e
njomë,"peshkop-shytaku" hidhte vështrimin rreth e qark.Shijonte
gjithë atë peizazh aq të mrekullueshëm dhe,sakaq, dëgjoi një zë. - Po kur paske
ardhur, more LEKO JATROI? U kthye andej
nga erdhi zëri dhe u befasua: ishte ZOGA e NASTO ÇOBANIT. Zoga qe vërsnike me"jatronë" dhe,
pa pritur përgjigje,e përqafoi dhe e puthi në të dy faqet. Qe një puthje
zakoni,fshatçe, dhe"jatrosë" iu kujtua HALILI që i tha MUJIT:- Gjithë
çikat e Jutbinës ku janë/ ato janë motrat e mia!!!
* * *
ZOGA...,
tani doktor Aleksi, i hoqi gjyslyket,por edhe maskën. E shkundi paksa veten,
pas një drithërime të gjatë. Unë qeshë rritur me ZOGËN dhe gjithmonë e kisha
parë si një motrën time, por,për çudi,edhe unë sikur isha rritur, por dhe Zoga.
Ka një buzëqeshje si të"lexueshme". Një fytyrë që nuk ka njohur asnjë
lloj parfumi veç sapunit. Nën fustan (unë kisha filluar t'i shihja femrat me
atë sy),sikur shihja një lodrëz flutuarsh të gjinjëve që po i rriteshin. Dhe
ajo, pas puthjes në faqe( po pse nuk më puhte në buzë, moj"motra"
ZOGË?), sikur më shihte me një sy tjetër.
Ta hajë dreqi, po unë vij nga qyteti.Jam i "dalë" dhe kam parë
botë me sy dhe,tani, ka ardhur kjo ZOGA që cicëron dhe unë po qëndroj si vuv.
"Peshkop-shytaku" sikur po lëshonte brirë. Aty, matan gardhit, ara me
grurin det dhe në mes të arës,si t'i kesh hedhur dikush me dorë, një tufë me
lulëkuqë.
Zogë,-ithashë,-
a shkojmë i mbledhim ato lulkuqet se dua
të t'i bëj si dhuratë.
Po
ku ta prish ajkën"motra" ty, mor jatro,- tha ZOGA.
* *
*
Çamë
përmes detit me grurë dhe secili po
mblidhte për hesap të vet. T'i bashkojmë,- brohorita, dhe,kur zgjati dorën për
t'i bashkuar,e përfshiva me të dy duarët dhe e putha. E putha, por mend po më
pushonte zemra. Nuk e di e priste apo nuk e priste. Ama rrahjet e forta poshtë
zemrës jo vetëm ia ndjeja,por dhe sikur ia shihja si nën rontgen. Qëndroi ashtu
në këmbë dhe u skuq edhe më shumë nga
lulkuqet. Por unë nuk u ndala me kaq. I hyra detit në këmbë dhe le të mbytem,-
vendosa. Tek e putha së dyti,e ndjeva përshkimin e një vale të nxehtë. Tani ajo
qe"dorëzuar" e tëra dhe unë vazhdova më tej.
E,-
tha doktori,- gjithçka ndodhi tek ajo ara me grurë ku kishin lulëzuar lulkuqet.
Ndaj,kjo arë, m'u duk si "ara ime".
U
çmall një copë herë dhe,pasi vuri maskën e gjyslyket, u dha këmbëve për në
shtëpi. Ia vlen, tha me vete, që të
çmallesh dhe me kujtime.
Tiranë,11 maj 2020