Kulturë
Blerim Rrecaj: Udhëtim artistik mes ëndrrash e prangash
E marte, 12.05.2020, 03:00 PM
Udhëtim artistik mes ëndrrash e prangash
Nga
Blerim Rrecaj
Pata
kënaqësinë ta lexoj e tash edhe ta rilexoj dorëshkrimin me poezi ,“Endrrat
behen pranga” të Bekim Muhaxherit. Kjo përmbledhje e përzgjedhur na jep krah
engjëjsh, fluturash a bletësh që të vazhdojmë ngarendjen tonë duke ateruar nga
poezia në poezi. Me një frymë. Për te ky nektar. E te ky thesar.Te këto
margaritare që flasin e shkëlqejnë njëra pas tjetrës, me vend e rend. Duke
filluar që nga lashtësia e duke vazhduar deri më sot. Është poeti ai që
s’harron t’na hap shtigje për të kalëruar kohëve me trokëllima që lënë gjurmë
pluhuri, a stërpika balte a bore, për të parë e përjetuar lajmtarët e porosive
që kanë marr përsipër dhe duhet t’i dërgojnë deri në cakun e caktuar, me çdo
çmim e me cdo kusht, sepse dhënia e besës s’pyet për asgjë, madje as për vdekjen
si na e thonë legjendat, rrëfimet për Konstandinin, Mujin e Halilin, Gjergj
Elez Alinë, e që në ditët e sotme autori, nëse ndokush do të donte t’u ngjiste
poeti i do me sa më pak plagë e vuajtje… Dhe vazhdojmë me makinën kujtesës
artistike të gjendemi nëpër Ilirinë e pa-k -njohur me vello mjegullash, për te
maratona e plagëve duke kaluar te gjurmë ngjarjesh si LIdhja e Prizrenit,
Karroca e Pavarësisë, vaji e gjëma nëpër pushtime e robnime , fati i një cope
atdheu a krahine, rënkimi e shpresa si përsëritje e historisë dhe përpjekjet
për rimëkëmbje edhe sot, edhe tash kur ëndrrat janë bërë pranga dhe këto pranga
shndrrohen në ëndrra për të ecur më lehtësisht nëpër zgjëndërr. Kështu na
flasin poezitë e poetit.
Para
se të vazhdojmë më tej, na vije në mend të pyesim veten edhe njëherë se ç’është
poezia e ç’është poeti.
Një
nga përcaktimet se çfarë është poezia, Carl Sundburg thotë: “Poezia është një
cikël shpjegimesh mbi jetën, që vagullon në horizonte me vrull aq të madh saqë
vështirë e sqaron”.
Ndërsa
në shkrimin : “Ç ’është poezia”, Isuf Luzaj thotë:” Poeti i jep njerëzimit,
cilësitë e eksperiencës në lartësinë e ndërgjegjes së ndritur”.
Dhe
duke u “endur” nëpër jetë, në hapësirën e kësaj bote, poeti Bekim Muhaxheri
gdhend mjeshtërisht e me durim idetë, temat e atë që ia sjell frymëzimi. Me një
gjuhë të kultivuar e kulluar, me stil të mprehtë e mbresëlënës paraqet një
larmi ndjenjash e mendimesh te harmonizuara si kur flet për zbehtësinë e jetës
njerëzore, si për kompikueshmerine e saj të panevojshme që rrëshqet ka rrëmuja,
kaosi e absurdi, si kur bën thirrje për mosuljen e njeriut në nivele që s’i
kanë hije e i sjellin kokëçarje, si kur flet për te mirat e natyrës, peisazhet
e lëna anash qoftënga mospërfilja e qoftë të kushtezuar nga lloj lloj kushtesh,
rrethanash, aktorësh e faktorësh, qoftë kur flet per dashurine, kontrastet,
lirizmin, erotizmin, mërgimin, (ri)kthimin, historinë, shkencën, artin,
humanizmin, njerëzoren, engjëjt, Zotin. Poezia e tij do vëmendje leximi sepse
ajo na vije pa fjalë të medha që terheqin vëmendjen, është joimponuese dhe na
lë të lirë që duke e lexuar e shijuar të nxjerrim edhe ne përfundimet tona pas
thellësisë së ndjenjë-mendimeve që paraqesin. Ky libër lexohet, por edhe
rilexohet për të na lënë shije të ëmbël, e duke na ftuar të këndellemi e që ta
vazhdojmë rrugëtimin pa pranga…