E shtune, 12.10.2024, 09:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Malësia e Gollakut na mbeti e shkretë

E merkure, 13.05.2020, 11:14 AM


MALËSIA E GOLLAKUT NA MBETI E SHKRETË

- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Prej se  u harruan ninullat e nënës –

Në fshatin  Tugjec ma nuk ka  as një nxënës !

Prej se në pushtet na erdhën ca dhunues –

Në fshatin Tugjec ma  nuk ka  asnjë mësues !

Prej se në pushtet erdhën bijtë e ahmakut –

Dolën ua vunë drynat shkollave t’ Gollakut !

Prej se në pushtet na erdhën  axhami –

Në fshatin Tugjec  ma nuk shkojnë  njerëz n’ xhami !

Prej se në pushtet na erdhën njerëz t’ pa fe –

Na i mbyllen xhamitë dhe u rrënuan për dhe !

Prej se në pushtet na erdhën horra e horre –

Në fshatin Tugjec ma  nuk shkon  kush n’ shitore !

Prej se në pushtet na erdhën disa ujq –

Në fshatin Tugjec  ma nuk ka  n’ toka bujq !

Prej se në pushtet na erdhën hangari 

Në fshatin Tugjec  ma nuk ka  kund bari !

Prej se në pushtet na erdhën defatore –

Në fshatin Tugjec  ma nuk ka  magjetore !

Prej se në pushtet gjithkush u ba hyqymet –

Në fshatin Tugjec ma kush nuk mbledh bylmet !

Prej se në pushtet na erdhën kapanak –

Në fshatin Tugjec ma  nuk ka  kund konak !

Prej se në pushtet na erdhën krye lakra 

Në fshatin Tugjec ma nuk banë askush dasma !

Prej se në pushtet na erdhën krye kepa –

Në fshatin Tugjec ma nuk përkunden djepa !

Banorët nga këto fshatra s’ di ku na kanë tretë –

Malësia e Gollakut na  mbeti   e shkretë !

Gjilan, më 18.04.2020 vj.   Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora