Kerko: a
Astrit Lulushi: Vuajtësi i Drejtë
E enjte, 14.05.2020, 01:00 PM
Vuajtësi i Drejtë
Nga
Astrit Lulushi
‘Lart’
e ‘Poshtë’ tregojnë se të ngjitesh është mirë a gëzim; të zbresësh është keq
ose vuajtje. Majat e maleve shënojnë kufijtë e tokës me qiellin, dhe ultësirat,
kufijtë e tokës me nëntokën. Historia e njerëzimit është rrugë humbjesh e
suksesesh, me të qara e të qeshura, që kalon nëpër vargmale. Sa herë që një gjë
arrin kulmin, njeriu çlirohet dhe vazhdon udhën, poshtë dhe përsëri ngjitje.
Nga një ankth i tillë lindi një ide e re.
Njerëzit
dolën me një koncept të tmerrshëm: mëkatin - shumë i ndryshëm nga mëkati i
sotëm - nuk ishte koncept moral, pasi nuk merrej me sjelljen e një personi, por
bëhej fjalë për ndonjë gabim që mund të kishe bërë gjatë një rituali, që e bënte
Zotin të ndjehej i çnderuar dhe ky të ndëshkonte përmes forcës të tij - një
lloj policie e shtetit. Njeriu as nuk mund t’a kuptonte që kishte gabuar, por
ishte frika se mund të kishte gabuar që krijonte ankthin; se nëse goditesh nga
fatkeqësia, kjo ndodh sepse kishe kryer shkelje kundër një Perëndie; nëse
shtëpia përfshihej nga stuhia a shembej nga tërmeti, ishte faji yt. Dënimi
ishte provë e fajit. Nëse dikush goditej nga fati i keq, shpresa e vetme ishte
që me nështrim a servilizëm të fitonte mbrojtjen e zyrtarit që ky të ndërhynte
pranë Perëndisë a kryetarit. Ishte si të japësh ryshfet për të thirrur policinë
të hetojë krimet e tua.
Poezia
“Vuajtësi i Drejtë”, është shkruar rreth vitit 1500 pes, në Mesopotami nga
Shubshi-meshre-Shakkan. Autori vuan, por ai nuk e di pse. Ai ka qenë besnik në
të gjitha detyrat e tij ndaj perëndive, dhe spekulon se mbase ajo që është e
mirë për njeriun është e keqe për perënditë dhe anasjelltas.
Poema
është gjetur e shkruar në katër pllaka guri dhe botuar për herë të parë më
1960. Emrat alternative për poezinë përfshijnë: Righteous Sufferer ose the
Babylonian Job.
Vuajtësi i Drejtë
(shqipërim)
Unë,
që ecja krenar,
Aq
madhështor, por
Më
mësuan të rrëshqas,
Për
t’u bërë servil.
Vëllai
im armiku im u bë
Miku
im u kthye në demon malinj,
Më
mallkoi haptas
Në
mbledhjen e ‘Frontit’
Edhe
njeriu im.
Skllevër
të ndodhur
Para
lakmisë më shpifnin
Vetëm
varri priste ndokënd
Të
fliste mirë për mua,
Ndërsa
ai që thoshte shpifje
Spiunonte
ndaj meje.
Dhe
caktuan një tjetër
Detyrat
e mia përsipër t’i merrte
Dhe
një të huaj për të drejtat e mia.
Burimet
e jetesës m’i bllokuan,
Ata
këndonin këngën e korrjes
Nga
fushat e mia.