Kerko: a
Nue Oroshi: Kosova duhet të formojë një Qeveri ekspertësh me një gjithëpërfshirje politike
E hene, 20.04.2020, 03:45 PM
Kosova duhet të formojë një Qeveri ekspertësh me një gjithëpërfshirje politike
Nga
Nue Oroshi
Që
prej vitit 2017 e deri në marsin e vitit 2020 dialogu dhe korniza e këtij
dialogu Kosovë-Serbi rrëzoi me radhë pa i kursyer fare tre Kryeministra të
Kosovës Isa Mustafën,Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin. Në një mënyrë apo
tjetër direkt apo terthorazi që të tre u rrëzuan si shkak i mosarritjes të një
kompromisi të brendshëm politik për dialogun.Ky mosakordim solli rrebelimin
mbrenda koalicioneve që përfundoj në të tre rastet me rrezimin e qeverive.Kjo
shihet qartë pavarsisht luftës politike që bëjnë liderët për të fituar poena
politike ata në një mënyrë apo tjetër janë të varur nga shtetet që na kanë
përkrahur që ta bëjmë shtetin kryesisht nga Amerika dhe Gjermania.
E
krejtë çka po mundën të bëjnë liderët politik shqiptar në këto tri vite është
që t´ia fusin ndërsakmsën njëri-tjetrit dhe ta rrëzojnë partnerin politik me të
cilët po ndërtojnë partneritet të rrejshëm dhe jo partneritet për qytetarin.Më
një fjalë në këto katër vitet e funditë asnjë Parti politike shqiptare në
Kosovë nuk i kanë qëndruar stabil partneritetit politik apo marrveshjes së
shkruar politike për bashkëqeverisje madje shpeshherë duke e përdorur edhe
Amerikën e Evropën si pretekst për shkatërrimin e koalicioneve.Kjo e ka sjellur
Kosovën në një jostabilitet politik dhe në një politikë pa një shtegdalje.
Politikanët
e Kosovës dëshirojnë të ndërtojnë diç për të cilën edhe ata vetë nuk janë të
sigurtë se do të funksionojë por vetëm ta bëjnë një eksperiment politik sa për
ta futur në grusht buxhetin e Kosovës, dhe për ta ndarë në mes veti partitë e
koalicionit kuptohet përmes formave dhe tendereve të ndryshme duke futur nëpër
borde të ndryshme militant partiak dhe dërguar në diplomaci vëllezërit, motrat,
dajallarët, tezakët, militantët partiakë të cilët dorën në zemër shumica as që
e dinë se çka është termi diplomaci e le më të veprojnë si diplomatë.Po shihet
se Kosova është ardhur në një gjendje aspak të mirë politike.
Edhe
koalicioni në mes të dy partive të proklamuara si koalicion i shpresës i humbi
shpresat qytetarëve të Kosovës për 52 ditë, afat rekord i rënies së një
Qeverie. Tash kemi një pandemi në Kosovë ku kësaj i shtuan deputetët e
parlamentit edhe një Qeveri në dorëheqje duke i hequr Mandatin Qeverisë Kurti I.
E
keqja është se Albin Kurti sillet si të mos kishte ndodhur asgjë dhe nuk merr
hapa të rinj për të themeluar një Qeveri të re por kërkon zgjedhje në kohë
kolere, kurse partitë e tjera kërkojnë themelim të Qeverisë se pakicave pa e
përfshirë partinë fituese të zgjedhjeve.Të dy këto rrugë janë rrugë shumë të
gabuara që e dergojnë Kosovën në një përplasje qytetare që nuk dihet se si mund
ti vij fundi.Për këtë përplasje madje kanë investuar shumë kohë shërbimet e
huaja sekrete antishqiptare.
Çka duhet bërë në këtë
moment të kësaj krize politike?
Partitë
shqiptare duhet të ulën se bashku, ta bëjnë një plan të një Qeverie Ekspertësh
që do të vijnë nga të gjitha Partitë Politike që janë pjesë e Kuvendit dhe kjo
Qeveri Ekspertesh të funksionojë për një afat kohor 18 deri në 24 muaj.Kjo kohë
do të jetë e mjaftushme që të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe të vendoset
vija e kuqe në dialog për mosndryshim të kufijve të Kosovës.Pasi të përmbyllet
kjo çështje pas dy viteve mund të ketë edhe zgjedhje në Kosovë dhe partitë të
matën me njëra tjetrën se çfarë forme të Qeverisjes i afrojnë qytetarit.Natyrisht se gjatë kësaj
periudhe kohore të ndërrohet edhe ligji për zgjedhje ku Kosova të ndahet në 60
zona zgjedhore dhe 60 deputet të zgjidhen direkt nga qytetari kurse pjesa
tjeter të hyn në Parlamentin e Kosovës përmes listës që afrojnë partitë fituese
të zgjedhjeve që e kalojnë 5 % për tu bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës, si
dhe te hiqen 20 vende deputetesh të pakicave që janë shkelje flagrante e demokracisë,
por të vetmën mundësi që duhet lejuar pakicave është lirimi nga 5 % do t´iu
mundësoj atyre futjen në Parlament në bazë të fuqisë elektorale ku të gjithë
pakicat do të kenë 8 deri në 10 deputet.Çdo rrugë tjetër që po tentohet siç
është rasti i Vetvendosjes për zgjedhje të reja si dhe veprimi i LDK-AAK-Nisma
me mbështetjen e PDK për Qeveri të re është i gabuar.