Mendime
Hilmi Saraçi: Takimi i Mulla Asllan Muratit me komandantët e UÇK-së
E hene, 20.04.2020, 01:58 PM
Takimi i Mulla Asllan Muratit me komandantët e UÇK-së
Nga
Hilmi Saraçi
Në
Shalë të Bajgorës mjekët tanë në krye me dr. Adem Ademin dhe dr. Sami Beqirin
kishin formuar një ambulancë për UÇK-në për t’u ndihmuar në këto kushte të
vështira të luftës. Mulla Asllani kishte kontaktuar shpeshherë me komandantët
dhe me ushtarët e UÇK-së . Një ditë kontakton me komandantin për logjistikë,
Xhevat Isufin nga Vidishiqi i cili kishte përpiluar një regjistër për barna që
ishin të nevojshëm për ushtarët, duke
kërkuar ndihmë nga Mulla Asllani që të sigurojë si të mundet. Mulla Asllani këtë porosi e kishte marrë me përgjegjesi.
Menjëherë kishte kontaktuar me pronarin e
barnatorës private “Nuka” , në Mitrovicë dhe kishte siguruar barnat dhe
menjëherë kishte shkuar në ambulancën ushtarake në Shalë të Bajgorës dhe i
kishte dorëzuar në praninë e dr.Sami
Beqirit dhe dr.Adem Ademit.*
(Dr.Adem
Ademi është i njohur për angazhimin dhe kujdesin ndaj minatorëve gjatë grevës të ngujuar në
zgafellë të minierës se “Trepçës” (1989) . Kontributi i tij si mjek dhe
pajtimtar për faljen e gjaqeve para luftës
është i madh. Gjatë luftës (1998-1999), pikërisht më 19 prill 1999,
kriminelët serbë e kishin ekzekutuar në kufi me Malin e Zi. Pas plot 14
vjetësh, një deklaratë e një serbi, Ranko Tepavac, nga Bellopoja e Istogut, i
cili tani fshihet diku në Serbi, nga frika se do të vritet nga serbët (thuhet
se e kanë vrarë), dhënë Policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, qysh në vitin 2003,
zbardh ngjarjen e natës së 19 prillit të vitit 1999, ku serbët lokalë të
Zubin-Potokut, kishin ekzekutuar pas shpine 23 civilë shqiptarë të komunave
Skenderaj dhe Mitrovicë, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe intelektualë, si
Idriz Rreci, atëherë kryetar i Degës së LDK në Skënderaj, dr. Adem Ademi, dr.
Fatmir Fazliu, prof. Demir Ahmeti. ( Marr nga gazeta “Zeri” dhe KLDMNj në
Mitrovicë)
Mulla
Asllani gjithashtu në shkollën e Barës (Shalë e Bajgorës) kishte dorëzuar 2000
DM në emër të Bashkësisë Islame dy komandantëve të UÇK-së, Xhevat Isufit dhe Hysni Ahmetit. Në xhaminë e
Qirezit (Drenicë) Mulla Asllani kishte dorëzuar logjistantit ,Avdyl Salihut një
materjal sanitar, 1000 copë injeksione të cilat i kishte blerë me para të veta. Komandanti
ushtarak Xhevat Isufi në fund të ramazanit (1998) e kishte thirrë Mulla Asllan
Muratin në Kçiq të Madh ,në shtëpinë e
Haxhi Qerimit ku ishin të pranishëm Komandanti ushtarak, Zymer Halimi nga
Medvegja, hoxhë Basri Zekolli, Nasuf
Bivolaku të Bashkësisë Islame nga
Vushtrria dhe Shefqet Bilalli nga BI në Mitrovicë
Komandanti,
Xhevat Isufi, kishte thënë pasi është fundi i ramazanit , besimtarët që japin
“fitrat”, të jipen për ushtarët tanë, sepse jemi shumë keq. Ushtarët me
patika po bëjnë roje dhe po luftojnë
kundër armikut, prandaj e kishte lutur
Mulla Asllan Muratin që të ndihmojnë nëse nuk bie ndesh me rregullat fetare.
Mulla Asllani kishte sqaruar se kjo nuk bie ndesh me parimet islame, por mua po
me duket se është nënçmim që të mbetët në këtë gjendje ushtria jonë për
“fitra”. Mulla Asllani ishte drejtuar arkatarit të vet : Sa marka janë tubuar
për “fitra” në vitin e kaluar? Arkatari ishte përgjegjur se në emër të
“fitrave” janë tubuar 11000 DM.Atëherë Mulla Asllani kishte thënë se për 11000
DM ushtria e Kosovës nuk duhet të
ndihmohet me “sadaka fitër”, prandaj unë mendoj kishte thënë Mulla Asllani që
t’i gjejmë 5 veta që për ushtrinë tone, t’i japin nga 2000 DM dhe
kështu mos të dëgjohet në popull se
ushtria jonë ka mbetur në “fitra”.Dy komandantët Xhevat Isufi dhe Zymer Halimi ishin pajtuar dhe
kështu ishte vendosur… Mirëpo këta (Xhevati
Isufi dhe Zymer Halimi), po atë natë, kah ora 22.50 të natës, duke u
kthyer nga Kçiçi i Madh, në afërsi të Smrekovnicës kishin rënë në pritën e
organizuar armiqësore të popullit tonë. Komandant Xhevat Isufi ishte vra në vend, ndërsa komandat Zymer Halimi ishte
plagosur…Pas një ore banorët e Smrekovnicës i kishin marrë dhe i kishin dërguar në spitalin ushtarak në
Bajgorë…
Mulla
Asllani ka pasur shumë takime me interes të pajtimit gjithëpopullor dhe
kombëtar me shumë veprimtarë, sidomos me prof. Latif Berishën ishte i
pandashëm. Në këto takime Mulla Asllani gëzonte një respekt dhe autoritet të
madh…
(Fragment nga libri im monografik :(Mulla Asllan Muurati
personalitet i shquar kombwtar dhe fetar)