Mendime
Luan Dibrani: Letër të hapur Presidentit Hashim Thaçit dhe partive
E hene, 20.04.2020, 10:15 AM
Letër të hapur Presidentit Hashim Thaçit dhe partive opozitare të Kosovës: mos i hapni plagë të re Kosovës!?...
Nga
Luan Asllan Dibrani
Po
e nisi këtë letër paka a shume identike qe qarkulloj sot anembanë në
hapësirat shqiptare në shenjë
revolte për situatën dramatike në Kosovë
me tentim të tensionimit të gjendjes
edhe ashtu të rënduar nga epidemia
Corona –Virus, qe dita ditës, po rritet në Kosovë me përmasa të mëdha si në viktima ashtu edhe me infektime të
reja. Pos, këtij fenomeni në këtë
gjendje opozita në krye me z.Hashim
Thaqin synojnë për ta rënduar dhe keqësuar akoma gjendjen politike,prandaj desha të reagoj
edhe unë duke e përcjell gjithashtu revoltën bashkangjitur
letrës së më poshtme.
Zoti
President,ju zoti Isa Mustafa dhe parti
politike në opozitë, me lejoni t'ju drejtohem me këtë letër të hapur mbi zërin
e arsyes nga populli shqiptar nga brenda
dhe jashtë Kosovës nga Diaspora
Shqiptare,reagoj në emrin tim por edhe në emër të qytetarëve dhe masës së gjerë
mesa vijon:
Më
poshtë sjell mesazhin e popullit
drejtuar Presidentit Hashim Thaçit dhe opozitës së Kosovës si me poshtë.
“Të
nderuar miq,
ju
lutem secilit prej jush t'i dërgoni një e-mail me këtë përmbajtje Presidentit
dhe stafit të tij, në mënyrë që të ia bëjmë me dije se jemi kundër shkeljeve
kushtetutese dhe tjetërsimit të vullnetit qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6
tetorit të vitit të kaluar. E-mail adresën e Presidentit she stafit të tij i
keni të shënuara më poshtë dhe ju lus që të mos përdorni gjuhë fyese.
I
nderuari zoti President,
Në
orët e mesnatës të datës 25 mars 2020, ma anë mocionit të mosbesimit,
deputetet/ët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e koalicionit
PAN, bashkë me deputetet/ët e LDK-së dhe të LS-së, me ndërhyrjen Tuaj
kundërkushtetuese, rrëzuan Qeverinë Kurti.
Populli,
qytetaret/ët e Republikës së Kosovës, me anë të votës së tyre të lirë, më 6
tetor 2019, shprehën vullnetin politik në mënyrë demokratike për ndryshime
rrënjësore në Republikën tonë parlamentare në formën e një qeverisje të pastër,
të drejtë, të pakorruptuar dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive në
Republikën e Kosovës.
Pas
dy dekadave të qeverisjeve të dështuara, pjesë edhe aktor me rëndësi e të
cilave keni qenë Ju personalisht në funksione të ndryshme shtetërore, që kanë
varfëruar popullatën, e kanë izoluar nga bota e jashtme, e kanë cenuar
sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, për herë të
parë në Republikën e Kosovës erdhi një qeveri që me veprime konkrete dëshmoi se
korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen me vendosmëri dhe mund të zhduken,
se kasta e zhvatësve të pasurisë publike - politikanë të kriminalizuar, mund
dhe duhet të hiqen nga pushteti shtetëror, që Republika e Kosovës të bëhet
partner i besueshëm i botës demokratike, jo me anë të servilizmit, por duke
dëshmuar vendosmëri dhe dinjitet.
Qeveria
Kurti është dhe do të mbetet qeveria më e drejtë, më efikase, më e pastër, më e
përgatitur profesionalisht e intelektualisht, më e vendosur për të luftuar
korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe më e suksesshme në historinë e
shtetësisë së Kosovës. Kjo Qeveri fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 6
tetorit 2019, me program dhe me zotime të qarta për qeverisje me drejtësi,
qeverisje me zhvillim, qeverisje me barazi.
Prandaj,
ne qytetaret/ët aktive/ë votues/e të Republikës së Kosovës, me këmbëngulje dhe
me vendosmëri, kërkojmë nga ju personalisht që, në cilësinë e Presidentit të
ndaloni veprimet kundërkushtetuese, të lini anash lojërat e rrezikshme politike
dhe konjukturale me letrat me kërcënime, shantazhe, manipulime që degradojnë funksionin
e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit dhe, në konsultim me
Kryeministrin në detyrë dhe me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019,
të shpërndani Kuvendin sipas detyrimit kushtetues dhe praktikës së deritanishme
në rastet e rrëzimit të qeverisë nga Kuvendi me mocion mosbesimi, sikurse në
vitin 2010 dhe 2017, të caktoni datën e zgjedhjeve të reja parlamentare pas
tejkalimit të rrezikut nga pandemia COVID/19, që Qeveria në detyrë është duke e
menaxhuar në mënyrë shembullore.
Ne
nuk duhet të lejojmë që të nëpërkëmbet, të devijohet dhe të stërkeqet vullneti
ynë politik i shprehur përmes votës së lirë dhe demokratike.
Me
respekt
Emri
Mbiemri
Nr.
Personal:
e-mail:
Shtojcat:
Dekreti vitit 2010, Dekreti i vitit 2017
bekim.collaku@president-ksgov.net
ardian.arifaj@president-ksgov.net
ismail.syla@president-ksgov.net
blerim.shala@president-ksgov.net
astrit.salihu@president-ksgov.net
bislim.zyrapi@president-ksgov.net
veli.bytyqi@president-ksgov.net
adil.behramaj@president-ksgov.net
artan.behrami@president-ksgov.net
astrit.ibrahimi@president-ksgov.net
florentina.baraku@president-ksgov.net
hana.bajrami@president-ksgov.net
arlinda.ramadani@president-ksgov.net
zprk@president-ksgov.net
protocol@president-ksgov.net
këtu përfundon letra e cila u përcoll me te madhe ne rrjetet
sociale, por edhe dërguar mua.”
Këtu
përfundon letra e lartshënuar , por do
të shtoj edhe diçka se populli shqiptar priti për 500 vjet
me u çliruar nga pushtimi osman ,po ashtu edhe
100 vjet nga pushtimi
serbo-sllav. Edhe pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, populli nuk ka gjet
një mbështetje të duhur në ish qeveritë e juaja ,prandaj në këto momente nuk është as e udhës tu
nënshtrohem faktorëve ndërkombëtar , as atij amerikan zotit Grenelli, as zyrtareve evropian
ne nxitjen e fillimit të dialogut
me Serbinë .Tek pritem me shekuj ndërgjegjësohuni dhe hiqnu nga ndikimet dhe
pazarllëqet e huaja q epo duan ta bëjnë
në dëmin e Kosovës! Pritni te kalojmë
luftën ndaj pandemisë COVID/19 se
në momentet aktuale populli i ynë është duke u përballuar më jetë e vdekje!!!Prandaj mos i hapni plagë të re
Kosovës!?...
Letër
e hapur nga i pa kënaquri Luan Asllan Dibrani, qytetar i kombit
shqiptar,veprimtar shumë vjeçar në shërbimin e kauzës sonë për çlirimin e
Kosovës,publicist i pavarur ,ish i burgosur politik nën pushtimin serb,piktor, anëtar i “ Lidhjes së
Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve
Shqiptarë në Gjermani”dhe në
shume forume tjera.