Mendime
Anton Berisha: Vala e trete e LDK-së
E premte, 17.04.2020, 11:35 AM
VALA E TRETE E LDK-së
Nga
Anton Berisha
Samue
Hunington ka nje liber te shkelqyeshem per demokratizimin e shteteve, ne
shekullin XX, e qe e ka quajtur “Vala e Trete”.
Nje
pershkrim dhe studim brilant se si kane ndodhur proceset demokratizuese neper
shtete ne dimension boteror, e qe mund te behet nje analogji ne dimensionin
tone lokal, te demokratizimit te Kosoves, qe eshte e lidhur me Lidhjen
Demokratike te Kosoves dhe ideatorin e saj kryesor, dr. Ibrahim Rugoven.
Vala
e Pare, eshte vete themelimi i LDK-se, ne prag te Kershendellave, duke
rezistuar shtetin serb, i cili ne kuptimin e orientimit politik ishte e majte
ortodokse, qe qellim kishte shfarosjen e kombit shqiptar nga trojet e veta,
duke na trajtuar si ardhacake dhe popull inferior. Kjo beteje, qe zgjati nje
dekade, tregoi aftesine e jashtezakonshme te LDK-se, per te organizuar
shoqerine shqiptare, t’i mbijetoje dhunes, represionit dhe shfarosjes. Ne te
njejten kohe mbajti gjalle funksionet vitale dhe cka eshte teper e rendesishme,
me qasjen e saj paqesore krijoi simpatine e munguar tek popujte perendimor duke
thyer tezen serbe per pershkrimin tone si komb jocivilizues. Kjo, zaten ishte
periudha me meritore e saj.
Vala
e Dyte, e LDK-se, ishte pas luftes, ne ‘99-en.
Kjo
periudhe e rende, ne te cilen u shfaqen fenomenet e frikesimit, atentateve,
vrasjeve dhe uzurpimeve ekonomike, megjithate u tejkalua, fale prezences
nderkombetare dhe tolerances se popullates, e qe rezultoi me organizime te reja
politike, bashkeqeverisje ne faza te perbashketa ose alternative.
Vete
LDK-ja, u perballe me krizen e brendshme qe qoi ne ndarje, partite me bindje te
majta nga lufta, filluan te kyçen ne procese demokratike e emancipuese , duke u
hapur dhe relativizuar dallimet qe per rezultat krijuan stabilitet politik e
institucional, pak a shume ne nivel te rajonit.
Vala
e Trete, e LDK-se, ishte vendimi i saj, per te rimarre veten, duke hyre ne nje
koalicion me nje parti tipike majtiste, qe paraprakisht shenjteroi veten si e
mira e vendit, me qellimin per ta luftuar te keqen
Diferencat
e skajshme ne te kuptuarit e shtetit, institucionit, bashkeqeverisjes dhe
ndarjes proporcionale te detyrave si dhe
pikepamjet
e ndryshme per ta pare SHBA-ne, aleatin kryesor strategjik, rezultoi me renien
e qeverise dhe tregoi pamundesine e gjetjes se mesit te dy modeleve te
ndryshme.
Duke
qene se per dy dekada sa zgjaten keto dy vale, une isha pjese e rendesishme e
kontributit duke u perballur me te gjitha pasojat qe u perballe LDK-ja, ne prag
te zgjedhjeve te 6 tetorit 2019, kam insistuar per nje koalicion LDK-AAK.
Ushtrimi,
se fundmi i detyres se zevendesministrit te jashtem, me kontaktet e vjetra e te
reja diplomatike, ritregoi se pa frymen e politikes se dr. Rugoves, shteti i
Kosoves mbetet ne udhekryq dhe vehet ne dyshim rruga e kthimit te saj ne
familjen europiane.
Prandaj,
LDK-ja, duhet t’i tejkaloje veshtiresite dhe e ka per detyre, te prije idese se
dr. Rugoves, ne kohezionin politik, mbajtjen e miqesise se perhershme me SHBA-te
dhe integrimin e plote euroatlantik te shtetit te Kosoves.
Per
arritjen e ketij objektivi, ne rrafshin politik e shteteror , AAK-ja, ashtu siç
eshte shprehur z. Haradinaj, do t’i jep perkrahjen e plote dhe te pakushtezuar.
Kosova
ka plote njerez te mire, te mençur e punetore, prandaj siç thoshte Goethe ne
Faustin e tij, nuk guxojme te lejojme qe ne nje ambient te semure te dergjemi
te gjithe ne te.