Mendime
Fahri Dahri: Nga këndvështrimi i një auditi
E merkure, 15.04.2020, 04:04 PM
NGA KËNDVËSHTRIMI I NJË AUDITI
(Ekspert
kontabël i autorizuar)
Nga Fahri
Dahri
Edhe pse jemi në kohën e “Koronavirusit”, këtij
kundërshtari vrasës në shkallë Botërore, janë të shumtë profesionistët dhe
njerëzit që po përballen me luftën bakteriollogjike. Situata është e tillë ku
një armik i vetëm po lufton kundër mbarënjerëzimit dhe të gjithë shtetet po
përballen kundër tij prej po thuaj tre mujave. Periudha që po jetojmë, ku
gjithë bota është e izoluar dhe e “gjunjëzuar”
nga koronavirusi, ka nxjerrë në pah vlerat dhe domosdoshmërinë e specialistëve
të të gjitha fushave. Krahas kësaj, nisur nga teoria se “praktika është kriter
i së vërtetës”, konkludohet se profesionistët mund të klasifikohen në dy
kategori, nisurt nga qendrimet ndaj kryerjes së detyrave:
1.- Të gjithë profesionistët, kush më pak e kush më
shumë, përpiqen dhe punojnë me ndërgjegje për të realizuar dhe zbatuar sa më
mirë detyrat, seicili në specialitetin e tij përkatës;
2.- Ndërsa disa specialisitë krahas vënies në zbatim të
dijeve dhe përvojave të njohura, merren edhe me studime, kërkimore-shkencore,
nisur mbi përvojat dhe arritjet e gjetura, për të ndihmuar në zhvillimin
pozitiv të shoqërisë njerëzore në tërësi.
Kjo ndjesi e karakterizon edhe Prof. dr. Agimin, i cili
në këto ditë të COVID-19, punon që dijet, përvojat dhe idetë e tij ti vërë në
dobi të shoqërisë.
Isha në shtëpi kur më erdhi një thirrje telefonike,
nga miku dhe kolegu im Prof. dr. Agim
Binaj, i cili më kërkoi të zbrisja tek shkallët e pallatit. Ashtu bëra, zbrita
poshtë, i bindur se nuk po shkelja ndonjë rregull. U drejtova tek makina dhe sa
u afrova u hap xhami i derës së makinës. U përshëndetëm me njëri-tjetrin duke
respektuar distancimin social. Me zgjati një libër që sapo e kishte marrë nga
shtëpia botuese dhe ma dhuroi, veprim ky që është i vazhdueshëm mes nesh sa
herë që botojmë libra.
Si pensionist, që prej 10 marsit jam i izoluar në shtëpi
dhe jo vetëm se i zbatoj rregullat e vendosura nga autoritetet përkatëse, por
përpiqem të plotësoj me vetëdije detyrat e një “luftëtari” në ballë të luftës
së III-të Botërore, ashtu siç triumfova 76 vjet më parë ndaj L2B.
Libri titullihej “Fjalor i termave të Kontabilitetit”.
Fillova shfletimin për tu njohur me përmbajtjen. Fjalori përmban mbi 2000 fjalë
dhe shprehje në të 300 faqet e tij. Që me shfletimin e parë krijohet idea se
“fjalori” do shërbejë si një “busull” orientuese, e saktë për të gjithë ata që
merren me administrimin e vlerave materiale dhe monetare. “Fjalori i termave të
Kontabilitetit” është një ndihmesë e madhe për çdo person që merren me biznes,
për kontabilistët, financierët, menaxherët, studentët e profilit përkatës, për
administratorët e aktiviteteve
prodhuese, shërbyese, për drejtuesit apo pronarët e gjithë veprimtarive
ekonomiike, pa anashkaluar politikanët dhe drejtuesit e niveleve te larta
shtetërore, etj.
Duke u njohur me librin: “Fjalor i Termave të Kontabilitetit”, të Prof. Dr. Agim Binaj, botim
i shtëpisë botuese “Ilar”, krahas arritjes të suksesëshme të punës krijuese të
autorëve dhe kënaqësisë që ndjeva si profesionist, më erdhën në kujtesë
konkluzionet e fillozofit Emanuel Kante, përfaqësues kryesor i kritiçzmit, i
cili ka konkluduar se: ”.. Njohja fillon
me shqisat dhe përvojën, por formën e saj përfundimtare e jep “mendja”. Mendja
i jep trajtë, formë, materialit kaotik të shqisave dhe vendos një ligjëshmëri
të caktuar. Ai, Kanti përfundon duke konstatuar se: “mendja është ligjëdhënëse e natyrës”.
Kjo arritje e Kantit, është e dukshme edhe tek Libri në
fjalë, si nevojë e një vendosje ligjëshmërie të caktuar për t’ju dhënë formë,
renditje të gjitha të dhënave të shumta shifrore, në morinë e dokumenteve,
regjistrave, formularëve, raportimeve të nevojshme dhe të domosdoshme për
organet përgjegjëse përkatëse. Të gjitha këto numura, regjistra, formularë etj,
nëse mbeten vetëm objekt i shqisave nuk tregojnë asgjë, por për tu bërë të
vlefshme, patjetër kërkohet ndërhyrja e “mendjes”, e cila na ka dhuruar
“Kontabilitetin” me të cilin arrihet grumbullimi, renditja, rregjistrimi,
pasqyrimi, analizat dhe raportimi.
Mbasi e përfundova së lexuari, pa droje vlerat e këtij
libri do ti quaja “gjuha e folur dhe e
shkruar e ekonomisë”, pasi pa njohur dhe përdorur saktë, në vendin dhe
kohën e duhur termat, nocionet dhe shprehjet e pasqyruara në këtë “Fjalor”,
pengesat dhe vështirësitë mes bashkëvepruesve të ekonomisë, do të pasohen me
fenomene negative në ecurinë e veprimtarive ekonomike.
Le të shkëputemi pak nga profesioni dhe të ndalemi tek
“rutina” e përditshmërisë tridhjetvjeçare, ku shumica dhe pakica akuzojnë
njëra-tjetrën duke përfolur, përbuzur në vazhdimësi dhe kudo nëpër debatet e
ekraneve televizive biznesmenët, me sinonimin “Oligarkë”. Aq shumë është
denatyruar kjo fjalë, term, apo nocion sa që tek njerëzit është krijuar me pa
të drejtë një neveri dhe urrejtje, kur në të vërtetë “oligarkët” janë individë
(pronarë) ose kompani që me veprimtarinë e tyre prodhuese apo shërbyese
krijojnë të mira materiale nëpërmjet makinerive, paisjeve dhe punonjësve të
profileve të ndryshme. Nëse duhet me patjetër që palët kundërshtare politike të
akuzojnë, le të heqin dorë nga “goditja e samarit dhe të godasin gomarin”, që
do të thotë të mos përdorin termin “oligarkë”, por të godasin personin fizik,
juridik apo kompanitë përkatëse, i cili/cila, ose të cilët pasurinë e tyre e
kanë siguruar në rrugë jo formale.
Ç’farë është Oligaria në të vërtetë? Oligarkia është një
regjim politik, një qeveri (qeverisje-administruese) e karakterizuar nga
përqendrimi i fuqisë efektive në duart e disa njerëzve. Sipas fjalorit Italian:
Oligarchia- “Regime politico in cui il potere è esercitato da
pochi, generalm. operanti nell'interesse proprio e a danno della maggioranza.
? estens. Ogni
organizzazione in cui il potere è determinato autoritariamente da poche persone”.
Oligarki “Regjimi politik në të cilin përgjithësisht
pushteti ushtrohet nga disa, që veprojnë në interesin e tyre dhe në dëm të
shumicës. Ose një organizatë ku pushteti përcaktohet në mënyrë
autoritative nga disa njerëz.
Po zgjatem edhe pak tek ky term për të treguar
domosdoshmërinë e njohjes, kuptimit dhe përdorimit me vend të termave
ekonomike, njëherazi edhe rëndësinë e “Fjalorit të termave të Kontabilitetit”.
Oligarchia. Grekët e quajtën oligarkinë një regjim
politik në të cilin pushteti përqendrohet në duart e disave. Por ky përkufizim,
“me qeveri të një pakice”, jo
gjithmonë i përgjigjet nocionit grek të oligarkisë. Në rastet kur qeveria i besohet
një pakice, të cilët veprojnë dhe drejtojnë me fisnikëri, me pasuri të siguruar
me veprimtari të pastërt, të trashëgueshme, me përvojë tradicionale politike, kanë
aftësi dhe janë të mirë për të qeverisur shtetin, e ushtrojnë pushtetin në
interes të publikut dhe jo vetëm për interesin e tyre ekskluziv, në këtë rast
kemi të bëjmë me një qeveri të dobishme dhe të drejtë, si rrjedhojë përdorimi i
termit oligarkë është jo korrekt dhe krijon ngarkesa negative, emocione të
padrejta.
Nëse i drejtohemi fjalorit në shqip, termi oligarkia përkufizohet:
“Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në
mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë skllavopronarësh
e aristokratësh të pasur, të cilët shtypnin e shfrytëzonin pa mëshirë robërit e
shtresat e varfra”.
Me këtë përkufizim, konkludohet se termat “oligarkë” e
“oligarki”, nuk i përshtaten kohës në të cilën jetojmë, por nëse ajo përdoret
tregon varfëri në njohjen e situatës dhe paaftësi në dallimet e qenies dhe
ndërgjegjes. Termi “Oligarki”, mendoj është vepruar mirë që nuk është përfshirë
në këtë libër, mbasi koha e ka nxjerrë jashtë standardeve drejtuese. Rendi
ekonomiko-shoqëror i “skllavopronarisë”, nuk mund të na ofrojë termat që i
përgjigjeshin atij regjimi qeveritar.
Është një meritë e arritur e autorëve, të cilët e kanë
shfaqur edhe në fund të dedikimit ku shprehen: “... të gjithë duhet dhe do të japin llogari”. Dhe kjo detyrë
(llogaridhënia) realizohet nëpërmjet kontabilitetit që deshifrohet me anën e
termave, nocioneve dhe shprehjeve të pasqyruara shkencërisht tek libri “Fjalorin e termave të kontabilitetit”.
Por meqenëse gjithçka në kohë pëson ndryshime,
detyrimisht kërkohet përshtatje, që sigurohet me evidentimin e përvojës dhe
kërkimeve shkencore. Një ndërmarrje e tillë është dhe puna kërkimore-shkencore
e Prof. dr. Agim Binajt me “Fjalorin”, për të cilin i është dashur afro 2 vjet
mund, dije e vullnet, derisa doli nga botimi në këtë periudhë të pazakontë.
Ashtu si gjithçka ndryshon me kalimin e kohës edhe në
fushën e Kontabilitetit, duke filluar nga viti 1990 ndeshemi me “risi”, dukuri
të reja të cilat kërkojnë domosdoshmërisht përshtatshmëritë e tyre. Pikërisht
këto dukuri të reja na i sjell autori me librin:“Fjalor i termave të
Kontabilitetit”, të cilat janë shprehur
saktë dhe qartë në opiniomin e saj edhe nga kolegia Prof.dr. Flutura Kalemi, e
cila nënvizon: “Kontabiliteti është një
zonë dinamike me një fjalor që po ndryshon vazhdimisht.Të flasësh gjuhën e saj,
ju duhet të vazhdoni të azhornoheni me
termat e fundit që sapo janë shfaqur dhe me përkufizimet më
të fundit të termave më të vjetra”.
Libri “Fjalori i
termave të kontabilitetit”, për nga rëndësia që ka, lipset të jetë “pronë” e
gjithë punonjësve që merren me fushën e ekonomisë, fushë e cila është jetike
për të gjitha llojet e profesioneve. Urime të sinqerta për librin-busull në
ndihmë të një kategorie të madhe punonjësish që militojnë në fushat e
ekonomisë, politikës dhe kërkimeve shkencore.
Të tillë intelektualë
i japin shoqërisë më shumë se sa marrin prej saj.
Tiranë, më 14/04/2020.- Ekspert ekonomie
Fahri Dahri