Mendime
Atdhe Geci: Emri i gjakut tim
E hene, 13.04.2020, 12:00 PM
EMRI I GJAKUT TIM
Nga
Atdhe Geci
Eh,
siç thoshte Naim Frashëri; „Me armët e Shqipërisë, iu hodh themeli Greqisë“.
Festim
Lato, Heroi i Çamërisë, i vrarë dhe i masakruar si të gjithë heronjtë tanë
kombëtar, është çami që diti që çështjen e fshehur çame dhe të Çamërisë ta
nxjerr nga arkivoli, nga gropa e varrosur greke, nga gjenocidi i bërë grek ndaj
çamëve dhe arvanitëve, nga dëbimi dhe shpërtrollëzimi i çamëve nga Çamëria, nga
Çamëria denbabaden Shqipëri. Atdheu i pushtuar, bubullinte Festim Lato nëpër
sallat e Konferencave në BE, as s´mund të harrohet, as s´mund të injorohet. Të
nderuar miq të BE-së, u thoshte Festimi; Epiri i Çamërisë, ose Shqipëria deri
në Prevezë, është Shqipëria e pushtuar nga greku. Çamëria me një popullsi prej
4 milion banorësh dhe me sipërfaqe prej 23 mijë e 500 kilometra katrorë, tokë
dhe det, është "Zëri i Çamërisë" që i troket ndërgjegjes së Evropës.
Evropë, Çamëria e pushtuar nga greku, as nuk humbet as nuk harrohet. Hirësi e
Evropës, u thoshte Festimi; Lëvizja për Çlirimin e Çamërisë që unë i prijë nuk
kërkojmë asgjë më shumë nga Greqia përveçse Çamërinë e Pavarur. Shpallja e
Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor, 2016. i dha gjak dhe shpirt lëvizjes,
shqiptarët në një shtet. Eh, siç thoshte Naim Frashëri; „Me armët e Shqipërisë,
iu hodh themeli Greqisë“.