E enjte, 28.03.2024, 04:29 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Në këto ditë të mëdha Pashkësh, perkujtojmë disa...

E shtune, 11.04.2020, 10:32 AM


Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.

Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…

Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN  2020  VITI  I  AT  GJERGJ  FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019.

Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas disa vjetësh...

SHEJTJA NANA TEREZA

(26 GUSHT 1910 – 5 SHTATOR 1997)

•110 VJETORI I LINDJES

SHEJTI GJON PALI II

(18 MAJI 1920 – 2 PRILL 2005)

•100 VJETORI I LINDJES

Në këto ditë të mëdha Pashkësh, perkujtojmë disa...

PERVJETORË    PLOTË    VITIT 2020...

Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945)

Asht pushkatue 75 vjet perpara nga shteti komunist.

Don Ndre Zadeja (3 Nandor 1891 – 25 Mars 1945)

Asht pushkatue 75 vjet perpara nga shteti komunist

Don Mark Gjani (1909 – 1945) 75 vjet perpara...

Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë.

At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), 75 vjet perpara

I këpusin koken me spatë në një pyll në Korçë...

At Gjon Shllaku O.F.M. (1905 – 1946)

Pushkatue. E kujtojmë në 115 vjetorin e lindjes.

Xhakoni Demokrat Mark Çuni (1920 – 1946)

I pushkatuem. E kujtojmë në 100 vjetorin e lindjes.

Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946).

Pushkatue nga jugosllavët e Titos, në Tivar...

E kujtojmë në 125 vjetorin e lindjes.

Don Anton Zogaj (1905 – 9 Mars 1948) Pushkatue.

E kujtojmë në 115 vjetorin e lindjes.

At Çiprian Nika (19 Korrik 1900 – 11 Mars 1948)

U pushkatue. E kujtojmë në 120 vjetorin e lindjes.

Imz. Gjergj Volaj (1905 – 3 Prill 1948) U pushkatue.

E kujtojmë në 115 vjetorin e lindjes.

Imz.Vinçenc Prennushi(4.9.1885–19.3.1949)

E kujtojmë në 125 vjetorin e lindjes. Vdiq në burg.

Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)

Kujtojmë në 130 vjetorin e lindjes. Vdiq në tortura.

At Gasper Suma (1897 – 1950) 70 vjetori i vdekjes.

Kujtojmë vdekjen e Tij në burg me 14 Prill 1950.

Don Kolec Prennushi(1 Janar 1902–2 Korrik 1950)

Kujtojmë 70 vjetorin e vdekjes prej torturave.

At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951)

Kujtojmë në 140 vjetorin e lindjes. Vdiq në burg.

Don Ejëll Kovaçi (5 Prill 1920 – 10 Nandor 1958)

Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. U pushkatue.

Don Dedë Malaj (16 Nandor 1920 – 11 Maji 1959)

Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. U pushkatue.

Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)

Kujtojmë 40 vjetorin e vdekjes në sigurim t’shtetit.

Don Mark Dushi(19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968).

Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. U pushkatue.

Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935–10 Shkurt 1974)

Kujtojmë 85 vjetorin e lindjes.Asht pushkatue.., mbasi bishat e sigurimit i shkyen gjymtyrët.

Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981)

Kujtojmë 100 vjetorin e lindjes. Vdiq i burgosun.

Don Lazer Jubani (23 Prill 1925–29 Korrik 1982)

Kujtojmë 95 vjetorin e lindjes. Vdiq i helmatisun.

Mbyllja e kujtesës së disa prej Martirve...

Ja, dhe kush ishte tirani vrastar’ e barbar i Tyne...

“…MEQENËSE  KATOLIÇIZMI  SHQIPTAR DHE NË VEÇANSI KLERI ISHIN PËNGESA MË E MADHE PËR TRIUMFIN E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI, QEVERIA NUK DO TË KURSENTE ASNJË PËRPJEKJE PËR T’I SHPARTALLUAR ATA”

Enver Hoxha, Selected Works, Vëllimi I-rë, fq. 438, Tiranë 1974.

Melbourne  Prill 2020.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora