Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Si shpëtoi tavani i kishës?...
E marte, 03.03.2020, 07:22 PM
Nga Fritz RADOVANI:
SI SHPETOI
TAVANI I KISHES ?...
TAVANI I
KISHES KATHEDRALE SHKODER
VEPER E
ARTISTIT KOL IDROMENO
1973 Po afrohej koha e zhvillimit Kongresit të
shtatë të BGSH në “Pallatin e sportit” të Shkodres, i porsa rindertuem në Kathedrale
ose Kisha e Madhe… Me 11 Qershor 1973.
Kur
po vazhdonte punimet aty ingjenjer Bujar Golemi, erdhi me pa gjendjen pak muej
perpara perfundimit nga Tirana, Kryetaria e BGSH Shqipnisë Vito Kapo. Ajo takoi
aty ingjenjer Golemin dhe biseduene per kohen e perfundimit punimeve… Pjesët
ansore ishin perfundue, kishte mbetë vetem zevendsimi i tavanit simbas
projektit rindertimit…
Vito
Kapo e pyeti: “Po, pse kerkoni per ta prishur këte tavan që është?”, Ingjenjeri
i tha se do të zevendsohet me një tavan me hark dhe i ngjyrosun bardh si në
projekt…
Vito
Kapo e shikoi tavanin dhe i tha: “Po, ky tavan që është mua më duket shumë i
bukur, ky është vërtetë një vepër arti, pse doni ta prishni? – Jo, në asnjë
mënyrë mos e prekni, dhe po ju pyeti njeri i thoni, se kështu ka thënë
Vitua..!” Dhe ashtu u vendos…
Pak
kohë mbas kësaj bisedë më ra rasti me takue njenin nga të kater vetët që ishte
aty kur u bisedue nga Vito Kapo, mosndryshimi i tavanit Kishës së Madhe, dhe po
më thotë se, kur Vito mori vesht se ai tavan asht veper e piktorit Kol
Idromeno, u kishte thanë: “Po ku ti marrim veprat e atyre artistëve sot..?”…
Vito Kapo e donte artin! Këte e kam provue edhe kur ishte Ministre e Industrisë
së Lehtë, në një ekspozitë tekstili që pata përgatitë në Dhomen e Tregtisë në
Tiranë që, ma vonë u hap në Vjenë…
Melbourne, 2 Mars 2020.