Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shqiponjat mos i gjueni me gur!
E shtune, 30.11.2019, 10:55 AM
SHQIPONJAT MOS I GJUENI ME GUR !
Nga
Fritz RADOVANI
Askush nuk ikë nga Atdheu, pa ju rrezikue jeta! Vrasësi
parashikon shka ti s’e mendon!
1924: “Na nuk vrasim!”, deklaroi në Parlament deputeti
Luigj GURAKUQI...
SHQIPTARI ATDHETAR
LUIGJ GURAKUQI TREGONTE:
"Kam pas
nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim de Rada . Tue u gjetë
përpara t’amblit kangtar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet
e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë.., e
tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipninë,
unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue bashkë me dy pika lot, nji
të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe...!"
1920: POETI KOMBTAR
AT GJERGJ FISHTA SHKRUEN PER GURAKUQIN:
"Të tham të verteten se m'âsht dashtë
t'skuqesha për inferioritetin t'em. Âsht e kotë të gënjehemi. N'se
përjashtohet Gurakuqi qi vetëm ai ka nji kulturë të
përshtatshme, ka nji atdhetari të shëndoshtë dhe nji njohuni të gjânë për
njerëzit dhe për sendet e Shqypnisë, asnji nga anëtarët e qeverisë, kjoftë të
saj së maparshmes, kjoftë të së tashmes, nuk mund të thotë se e paraqet
dejsisht Shqypninë e të mbrojë si duhet interesat e saj."
DIJETARI AT JUSTIN
RROTA THOTË PER LUIGJ GURAKUQIN:
«Gjuhën shqype e
njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár.»
RADOMIR NACHTINGALL E ÇMONTE
ME KËTO FJALË GURAKUQIN:
“Ka merita të shquara në
zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në
njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e
fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu
më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë.”
1924 DHJETOR – AT ANTON
HARAPI E PYETI LUIGJ GURAKUQIN:
“Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë me hikë ju
tash prej Shqipnije?
Kishte vdekë në
kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s'kishte qitë. U kuq, ju muer goja,
shtërngoi buzët e i dha vehtes:
- Padër Anton na
skredituen (diskredituen) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n'opinionin
publik t'Europës. Për Zoten, nuk due t'iku, por po ndeja unë këtu, e dij se
derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi
derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m'vjen si trathtí ta marr në qafë
popullin e shkretë"...
Ja dhe dedikimi i
At Antonit tek libri “Andrra e Prêtashit”,
kushtue Luigj Gurakuqit:
“Burrit vërtetë burrë, Luigj Gurakuqit, i cili me
kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni
shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit
kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni.”
***
?Qeveria e Tiranës dhe Akademia e Shkencave,
vazhdojnë zbatimin e porosive të lanuna nga diktatorët komunistë, të cilët, po
e sundojnë edhe per së vdekuni Popullin Shqiptar !
2019: Shqiponjat e verteta të
Shqipnisë po vazhdohet me u gjuejtë edhe sot me gur...
Rrenimi i Shtëpisë së
Atdhetarit Luigj GURAKUQI asht treguesi ma i mirë që i bahet një Shqiptarit të
Madh të perjetshëm që, sakrifikoi gjithëshka per një Shqipni të Lirë.
Jemi në pragun e Festës së
Flamurit Kombtar: E kam thanë dhe prap do t’a persërisë:
“PO MOS T’ ISHTE
NJI’ KY BURRË,
KURR
N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLAMUR !”
Melbourne, 26
Nandor 2019