Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Disa ngjarje nuk përsëriten ma
E diele, 17.11.2019, 02:33 PM
Nga Fritz RADOVANI:
DISA NGJARJE
NUK PERSRITEN MA…
1949 NANDOR…
Erdhi
ma në fund lajmi i shumë pritun në çelen e Dajçit Bregut të Bunës tek Gjyshja
ime, per lirimin nga sigurimi i shtetit i Shkodres i priftit Don Kolec
Prennushi mbas 11 muejsh hetuesi… U liruen disa klerikë me shpresen e “firmimit
të Statutit të Kishës…”
Gjyshja,
Nana Nine nuk e besonte pa e pa me sy! Ai do të rrinte dy javë në Shkoder, me
ba “Leter Njoftimin”…E verteta ishte tjeter: Ai ishte nen kujdesin e mjekve se
kishte humbë zanin dhe kishte probleme me zemer nga korrentet elektrike nder
tortura…
Mjekët
Karagjozi, Prela dhe Shiroka e shikonin shpetimin e Tij per fije të penit...
Fshatarët
shkonin e vinin tek çela me peshqeshe dhe urime prej zemret per lirimin e Tij.
Diten
që pritej ardhja fshatarët u grumbulluene n’ oborrin e Kishës që në ora 12 e
drekës, dhe filluen me i ra kumbonëve të Kishës së Shelbuemit në Dajç, tue u
pasue në të gjitha Kishat tjera të bregut Bunës, prej Shirqit e Obotit deri në
Velipojë... Dishka e veçantë!
Dy
fshatarë që e shoqnonin gjithnjë nder sherbime, u nisen per Shkoder me e marrë
tek shtëpia ynë dhe me e sjellë gjatë rrugës tue u kujdesë per shka mund të
kishte nevojë.
Kanë
hypë të tre bashkë me Don Kolecin në një karrocë me kalë, dhe nga ora 13.00
janë nisë në drejtim të Dajçit, tue kalue nga Ura e Bunës, per tek Lisi n’vorr
ku ishte lundra.
Kur
kanë mërrijtë n’ Anen e Malit, aty i pritte Hoxha i atij fshati me dy kual të
bukur dhe disa fshatarë. Mbasi pershndeti Don Kolecin, edhe Hoxha hyni në
karrocë se Don Koleci nuk mujte me udhtue me kalë. Bashkë ma ta u nis edhe
grupi i fshatarve që shoqnonte Hoxhen e Anës së Malit. Kur mërrijten tek Lisi
n’ vorr, aty u ndane mbasi Don Koleci do të hypte në lunder per me pre Bunen
dhe, me marrë drejtimin e rrugës së Dajçit...
Ndoshta,
ju duket dishka e zakonshme, po në të vertetë per atë kohë nuk ishte ashtu.
Një
Hoxhë i një fshati i del para një Prifti mbas lirimit nga sigurimi komunist, e
pergzon dhe e shoqnon gjithë rrugës deri ku vazhdon rruga e fshatit të Tij,
bashkë me fshatarë...
Kjo
nuk besoj se do të ngjante edhe sot mbas 70 vjetësh nder ato zona kufitare ku,
frika dhe survejimi ishin nder të gjitha kaçubat e ferrave dhe shkamijt e gurt’
të lamë me gjak.
Don
Koleci vdiq mbas 8 muejsh me 2 Korrik 1950, dhe shumë kohë mbrapa mësueme atë
të vertetë të miqësisë së Tyne. Hoxha i kishte kerkue Don Kolecit me shpetue
një fshatar të arrestuem nga gjermanët në vitin 1944, e Don Koleci me anen e
Mikut vet Don Alfons Tracki (pushkatue 1946) e kishte shpetue...Per mirnjohje
Hoxha shoqnoi Don Kolecin bashkë me fshatarin mbas pesë vjetësh, në vitin
1949... Perveç mirnjohjes kishte aty edhe Miqësi, Burrni, Besim dhe dishka
tjeter ma shumë se këta të gjitha: VLLAZNIM !..
Pikrisht,
ate që sot mungon nder të gjitha hallkat e jetës së Shqiptarve...
Melbourne, Nandor 2019.