E shtune, 12.10.2024, 02:22 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kujtoj Berlinin!

E shtune, 09.11.2019, 10:08 AM


Nga Fritz RADOVANI

9  NANDOR  1989  -  2019 KUJTOJ  BERLININ !

BERLINI  FESTON  FITOREN !

PLOT 30 VJET…

Një Botë “moderne” ishte e kaperthyeme nder misteret e luftave të rrebta e shfarosëse!

Armët e barbarve dhe tiranve të shekullit t’ “atomit” na kishin shperthye nder sofrat e bukës, kur gati po ngriheshim të “ngopun”... E aty filloi vorfnia!

Burrat e mendshem asht e vertetë që bajnë vepra të mëdha po jo, pa kenë Trima!

30 Mars 1981... Atentat kunder Presidentit Amerikan Ronald REAGAN...

13 Maji 1981...Atentat kunder Papës Gjon PALI II... Asnjeni rastësi!

Burrat e shpresave të mëdha të njerzimit shpetojnë per Mrekulli... Portretet e Tyne asht e vertetë se u zverdhën, po guximi dhe Burrnia e Tyne e pashoqe mori flakë...

E Flaka e Tyne dogj edhe gurin.., po besa, bani pluhun edhe betonin e telat me ferra...

9 NANDOR 1989... Para orës 23 të natës Gjermanët shkatrruen pergjithmonë...

MURIN E BERLINIT... E bashkë me 41.91 km kufi të betonit të atij Muri, që nuk ishte tjeter veç një shemtim i gjithë Europës, u shpartallue edhe robnia komuniste.

186 Kulla rojesh vrastare u rrëzuen dhe u dogjen mbrenda nate... Nga 156,4 km kufi në total me Berlinin Perëndimor, 43,7 km ishin direkt në kufinin me Berlinin Lindor dhe 112,7 km në Qarkun e Potsdamit. 63,8 km të gjatësisë së kufinit ndodheshin në një zonë rurale, 32 km në një zonë pyjore dhe, 22,65 km në zonë të hapun. Ndërsa 37,95 km e kufinit shtrihej në lumenj e liqej. (Nga Raporti STASI-it 1989)

RRUGA “BORNHOLM” e Berlinit u hap e para në oren 23.., të asaj nate!

Edhe sot zani burrnor i Reaganit ushton në Berlin: “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov...Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!” E Muri u shpartallue pergjithmonë!

10 NANDOR 1989, Ora 10 e mengjesit, në mbledhjen e Bundestagut në Bon, i pari u ngrit në kambë Kancelari Helmut KOHL, dhe mbas Tij të gjithë të pranishmit, të cilët filluen e kënduen Hymnin Kombtar të Gjermanisë. Gjithë Bota e perparueme ishte në festë!... Kur e ndigjova atë natë lajmin nga sytë me rriguen lotët e, dishka parandjeva!

Miljona e miljona vetë ndër shekuj.., do të kujtojnë me respekt Ata Burra Shteti që janë Shpëtimtarët e Njerëzimit nga komunizmi barbar, vrasës e gjakatar në gjithë Botën!

Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi i shtetit, UDB, KGB..?

Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”..?  Janë miljona njerëz do të kujtojnë se:

MBI PLLAKAT E BETONIT TË MURIT BERLINIT RRAHIN FLETËT PLLUMAT E PAQES... BURRAT TRIMA: REAGAN, PAPA GJON PALI II, HELMUT KOHL E GORBAÇOV JANË SHPETIMTARËT E PËRJETSHËM TË NJERZIMIT...

Melbourne, 7 Nandor 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora