Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kultura asht shpirti i qytetnimit!
E shtune, 14.09.2019, 09:34 AM
KULTURA ASHT SHPIRTI I QYTETNIMIT !
Nga
Fritz RADOVANI
Asht
fjala per atë kulturë e qytetnim të qytetit të Shkodres, që punohet me e
zhdukë...
Per
gjithshka asht ba dhe vazhdohet me u ba edhe sot dishmojnë dy Çinarët e
Rrëmajit!
Çinarët
e Zef Zorbës janë shekullor, po memorien e kanë të feskët si uji i Kirit që kalon aty pranë, dhe nder gurt’ e Zallit tij
deri dje si biluri edhe sot dishmon: “Kush ishte Ai Burrë, që vuni gurët e
qytetnimit mbi këtë stom me emnin Rrëmaji i Shkodres?”...
Ishte
pikrisht Ludovik Zojzi (1910 – 1943) i Zojzakve të Shkodres, që mbi atë stom
ngriti Monumentin e perjetshem, të cilin e shohim edhe sot edhe pse me 15
Shtator 1943, kur Ingjenjer Ludoviku po delte nga shtëpia në Tiranë, komunistët
e vrane se “studenti i rij i Gjimnazit “Illyricum”, tashti ingjenjer i lauruem
në Padova, nuk pranoi me bashkpunue me kriminelët e regjun komunist, të cilët
mendonin vetem per vrasje e gjakderdhje.”
E
pra, fatkeqsisht mbas 1944 vazhdonin gjuejtjet në shenjë deri sa e skuqen atë
Zall...
Ingjenjer
Ludovik Zojzi, vëndosi mbi atë stom nën ata dy çinarë ato vepra arti që janë
sot aty dhe, që thirrën Vorret e Rrëmajit. Kapela e atyne vorrezave u projektue
dhe u zbatue nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej Tij ruhët në
familjën e nderueme Zojzi.
Gazeta
“Zëri i Popullit”, datë 3 dhetor 1959, në artikullin e Qeverim Çelit, anëtar i
grupit komunist të shkruen: “...Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së
Përgjithëshme të PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë t’u shtohej besimi në
Partinë Komuniste... Nga radhët e këtyre grevistëve u organizuan më vonë
guerilet, që përlanë spiunin dhe armikun e popullit Ludovik Zojzi.” E kur prap
në 1966 u mendue shkatrrimi i Vorrezave ishte Gjohn Kamsi që u tha: “Nuk guxoni
me luejtë Eshtnat të Filip Shirokës, Kol Idromenos, Simon Rrotës, Hil Mosit,
Kel Marubit, Don Ndre Zadejës, Dr. Federik Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë
Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit, Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve,
Prennushve etj. që janë kenë gurët e thëmeleve të qytetit!”. E dogjën një natë,
ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi, Zadêja, Prennushi, Kurti, Nika....
E
do t’ ishte 11 Nandori i 1990... Kur Rrëmaji, u perjetsue nga Don Simon
Jubani!...
Melbourne, 14 Shtator
2019.