E marte, 08.10.2024, 04:50 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Konica e Shantoja

E merkure, 04.09.2019, 07:59 PM


KONICA  E  SHANTOJA

Nga  Fritz RADOVANI

Dy dijetar të mëdhaj Shqiptarë që sot, na i ka lakmi gjithë Bota e qytetnueme!

?Faik (Domenik) KONICA (15 Mars 1875 – 15 Dhjetor 1942) I formuem me një kulturë Europjane Perëndimore që, i shkelqej nder veprat e Tij deri diten e fundit të jetës.

Asht njoh në fushen e publicistikës atëherë kur artikujt e Tij hapne edhe syparin e saj...

Faik Konica asht njohës i disa gjuhve të hueja, por edhe perdorues i tyne. Vlerat e Tij u njohën në revisten Albania në Belgjikë dhe vazhduen me lulzue nder të gjitha qendrat ma të njohuna të SHBA, ku kishte kjoftë edhe një Shqiptar. Djersa e punës atdhetare të një Shqiptari zente vend në themelin e Shoqnisë “Vatra”, ku Konica kishte vendin e vet.

Në jeten e Tij Konica, gjithnjë mbante lidhje me Shqipninë, per të cilen la edhe një nga testamentet e randsishme: “Nuk do të më tretë dheu, nëse ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës. Deshira e Tij u realizue vetem në vitin 1995, mbas hapjes së Shqipnisë me vendet e Europës…

?Don Lazer SHANTOJA (7 Korrik 1891 – 5 Mars 1945) Edhe Don Lazri ka krye si Faiku shkollen pranë Kolegjit Jezuitve të Shkodres. Perfundon studimet per Prift n’ Austri, kthehet në Shqipni e shperthej në fushen e krijimtarisë letrare, tue lanë në Trojet tona brilante të rralla që sot njihen shumë pak nga Rinia Shqiptare, kryesisht në publicistikë, ku mendimi letrar i Tij shkelqen në disa drejtime si artist dhe mjeshter i persosun i fjalës së Bjeshkve tona të Veriut, tue ngritë ate në vlerat ma të shqueme të artit. Shantoja asht një mendimtar i persosun si estet, kritik letrar, prozator, poet, satirik, konferencier  dhe një perkthyes i persosun, ku mendimi letrar të joshë aq fort, sa “harron” edhe autorin...

Prof. Gasper Ugashi thonte: “Në kjoftë se koha do të vendosin në vendin e merituem në publicistikë per Jugun Faik Konicen, per Veriun ai vend i takon Don Lazer Shantojës.”

Zberthimi shpirtnor i Don Lazrit asht konkretizue në gazeten “Ora e Maleve”, 1923-24, ku pena e Tij kalon nga një faqe tek tjetra, tue u rreshtue si thonte Prof. Ernest Koliqi: “Prozator i hollë që për nga stili dhe eleganca asht i krahasueshëm me Faik Konicën.”

Në këta pak rreshta duhet pershndetë edhe Vepra e Arben Markut (2005), per Shantojen.

?Ndoshta, kerkohet me dijtë ma shumë per qellimin e shkrimit, po besoj asht i kjartë per të gjithë ata që kuptojnë se “Kultura nuk asht ma monopol i një grupi antishkencor”,

që deri në 1991, tue fillue nga At Fishta, kanë zhdukë çdo Gur’ të çmueshem kulturor e, Sot: Ngulmojnë me eleminue Shqipninë nga Kultura e Vertetë Europjano Perëndimore!

Melbourne, 1 Shtator 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora