Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Zhurma bahet me harrue!
E diele, 11.08.2019, 03:52 PM
ZHURMA BAHET ME HARRUE !
SIKUR…
Nga
Fritz RADOVANI
Në
ballin e Kolegjit n’foto asht Stema me Shqipen Dykrenare, dhe e shkrueme “Per
Zot, Per Atme e Perparim”.Gjithshka e pershtatun me kulturen dhe qytetnimin
Europjan. Aty u zbatuen programet ma të zgjedhuna e metodat ma të perparueme të
formimit të brezit të rij në lamin e gjithanshem Perëndimor. Aty zbatohej
arsimi dhe kultura ma e plota.
Ajo
shkollë i referohej tre drejtimeve themelore: “Punë – Shkencë – Disiplinë”.
Mësimi
zhvillohej në klasa, kabinetet e fizikës, të kimisë dhe biblioteka shumë e
pasun e Jezuitëve. Këtu, gjindeshin veprat e autorëve tanë të vjetër: Bardhit,
Bogdanit, Budit, dhe ‘Gramatika’ e parë Shqipe e Françeskos prej Leçes (1716),
si thonte Don Ndre Mjedja; e para gramatikë në Ballkan; veprat e Hahnit, Mayer,
Joklit, Kamardes, Kristoforidhit etj. etj., skedari i famshëm i Atë Zef
Valentinit, dorëshkrime e dokumente me rëndësi, të cilat ma vonë do të
grabiteshin nga “dr. prof., e Akademisë së Shkencave RPSSh…”
Duhet
kujtue Don Luigj Maca, dhurues i 1100 napolonave, si dhe familjet e nderueme të
Shkodres që ndihmuene hapjen e kësaj qendre edukative e mësimore të rallë në
Ballkan.
Në
pullazin e Kolegjit ishte edhe Stacioni Meteorologjik, i vetmi në gjithë
Ballkanin...
Në
1906 Prifti anglez Ruter solli një top me disa rregulla futbolli të shkrueme,
që u bane loja e dashtun e Vllaznisë mavonshme, ku lulzoi Loro Boriçi e mbarë
Rinia Shkodrane!
Volejbollistët
e basketbollistët zanafillen e vet e kanë në oborrin e këtij Kolegji. Këtu pat
lëshue trup edhe Mark Çuni, i Pari Demokrat i Europës Lindore në Maji të 1945,
per të cilin Don Mark Hasi, bashkohës i Tij thonte: “Ai nuk i vjen ma Rinisë
Shqiptare !”(1954)
1841,
SIKUR... VJOLLCAT EDHE SHKODRA !..
Ndertesa
në krahun e djathtë, pra ndertesa me harqe, që siper kishte Teatrin e Kolegjit,
i Pari në Shqipni.., të fliste nga gurt’ e varrosun n’ atë Tokë të Bekueme,
mbas vitit 1960.., dhe të shpjegonte sesi aty u le arti dramatik me vlera të
panjohuna edhe sot gati mbas 200 vjetësh, që i dha jetë dhe lavdi kulturore
Kryeqytetit Ilirisë, Shkodres... Asaj Bij’ së re, të bukur dhe Burrneshë të
Rozafës së Pavdekshme, Heroinë e Nderueme nder shoqet e veta të Ballkanit,
Trimneshë e Bujare e Sokolave të Kastriotit, ku sofrat e fitoreve u janë shtrue
e çue prej pasuesve të Oso Kukës dhe, deri tek Martirët e paharrueshem t’ Atyne
Maleve që nuk njohin mort e marre nga Kullat e Prek Calit, Ded Cokut, Gjelosh
Lulit e sa mija të tjerve.., rreth Votres Shkodrane të shemun të Luigj
Gurakuqit... E, deri poshtë Drinit nder rranojat e At Gjergj Fishtës, ku
Flamuri i Shqipnisë vazhdon me u valvitë nder vargjet e Lahutës së Malcisë!..E
shitun dhe e turpnueme perjetë të jetës, nga pasues tradhtarë e “Rilindas”
vrastarë, të pjellun nder sarajet sllavo – anadollake të Tiranës...
Melbourne, 8 Gusht 2019.