Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 11 shtator 1981 – Tek kampi i Ballshit
E marte, 10.09.2019, 09:12 PM
11 SHTATOR 1981: TEK KAMPI I BALLSHIT…
Nga Fritz
RADOVANI
1947
Don MARK HASI (1920 – 1981) 27 Vjeç, i merthyem me thikë në gjuhë per tavolinë
nga hetuesi barbar komunist Nesti Kopali, në hetuesinë e vitit 1947...
7
PRILL 1967 Don Marku asht i pari Klerik Katolik Shqiptar, që arrestohet mbas
një mbledhjes në Institutin Pedagogjik Shkoder, në frymen e “Revolucionit
Kultural” dhe, fillon hetimet me terroristët Dhimiter Shkodrani, Elham Gjika
dhe Ali Xhunga...
PRILL
1968 Mbas një viti tortura dhe masakra dënohet me pushkatim, po i kthehet
vendimi me dënim 25 vjet, pa u dijtë as sot pse u quejt “për tradhti ndaj
Atdheut”...
Fillon
Kalvarin e kampeve të punës, ndonse ishte me zemer të shkatrrueme në tortura.
Nga
arrestimi në 1946, u lirue në 1954 mbas 7 vjetësh. Ndersa mbas arrestimit 1967,
me 11 SHTATOR 1981,Vdes në Kampin e Ballshit, tue u mbyllë jeten në Rrëfim të
Fundit me Don Mikel Koliqin, ku edhe varroset deri në 1992, që u Rivarros në
Rrëmaji.
21
VJET i burgosun vetem pse ishte Klerik Katolik, vinte nga një Familje Burrash
dhe si Burrat dha Shpirtë pa njollosë as veten as shokët me të cilët u arrestue
dhe vuejti.
E
njoha në vitin 1954, kur doli nga burgosja e parë. Ishte Klerik autoritar,
predikues i persosun, njohës i At Fishtës, aktor i “Judës Makabe” kur ishte
student në Seminarin e Jezuitve Shkoder dhe, kangtar i rradhë që si Ai pak kush
i këndonte kangët e bukra të kompozitorit Gac Çuni, i cili edhe Ai vdiq në burg
pak para se me plotsue dënimin.
Pak
ditë para arrestimit dytë i ka thanë Nanës sime: “Kur erdhen me na kontrollue
dhomat e Argjipeshkvisë, ate që na ka ba Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as
sigurimi!”
Këta
pak rreshta janë vetem një Kujtesë e qendrimit Burrnor ndaj miqsisë sonë!
Melbouerne
10 Shtator 2019.