Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ju lutem, mos i prekni!
E marte, 22.10.2019, 07:57 PM
Nga Fritz RADOVANI:
JU LUTEM, MOS
I PREKNI!
RRANOJAT E
HOMERIT SHQIPTAR…
TRADHTARËT
NA LANË PA ATDHE, TOKË, SHTËPI DHE VARRE !
23
TETOR 1871 Fshati Fishtë ku u le e kulloti delet i madhi At Gjergj FISHTA.
Nder
këta livadhe o At, mësove bukurinë e telave t’ Lahutës.., dhe t’ atij fyellit
çobanit!..
E
mendja t’ fluturoi tek sandalet e kambve Tua të zbathuna e, të theruna nder
ferra...
Dikund,
tek pusi kur etja t’ thante Gojen e Ambel të Tanden.., gjete edhe konopin...
E
si të gjithë Shqiptarët edhe Ti, provove a di me e lidhë perbel... Vrapove mbas
Deleve Tua, e kur Nana Yte t’ pau.., Sytë e Saj t’ bukur ju mbushen plot me
lot...Po, Zefi u qesh!
E
perqafoi Nanen dhe, mori rrugat e pafund të Kalvarit, dijes dhe bamirsisë
vllaznore...
Pa
veshë mirë zhgunin e Shën Françeskut, t’U desht me falë gjaksorin e gjithë
jetës o At’ ... Bash atë vrastar që jeten i mori Vllazenve t’ Uej, nder dhomat
qeli të Kuvendit Tand...
E,
bash tek ai blini ku Ti i kndove n’ “Lahutë të Malsisë” Besës, Burrnisë e
Bujarisë së Atyne Maleve që, turp e marre s’ njohën persa kohë që n’atë
Kompanjel ku e pate vue me doren Tande Flamurin e Gjergj Kastriotit e Hymnin
pergjatë Shkodres, i pat këndue atë ditë 13 Qershori Rinia Shkodrane, me vargje
t’ shkrueme me Shkrojlat Tua t’ Manastirit!
Me
ata shkrojla që Europës i pate tregue se ku janë thëmelet e Shtëpisë s’Ate, o
At, bash t’Asaj Ilirisë së vjeter ndertue nen themele t’Rozafës plakë, “bash
Asaj nuk i duhen gja”!
Nuk
i duhen gja as Shkrojlat, as Gjuha Yte dhe as vjerrshat e gjiut të drandofillit
Tand...
Atyne
i duhen vetem Ferrat e Atij drandofilli që ti s’i këndove gjithë jeten Tande o
At!
E
prej atij nandori të zi... Vetem kunora ferrash janë vue mbi Vorrin Tand o At
Fishta !
E
Priftit prej Vermoshit.., që këndonte Vjerrshat Tua, i patne merthye gjuhen me
thikë!
E
bash mbi atë tavolinë ku mblidheshin zanat Tua... Nenshkruhej “dënimi me
vdekje”!
Tradhtarë
katila e barbar, ju lutem, mos prekni mbi ata Themele t’ At Gjergj Fishtës!
Ajo
asht Tokë e Bekueme Arbnore, mos prekni me duert tua të zhytuna n’gjak deri n’
fyt!
Ikni
e ndertoni atje... Atje ku, tirani ma i madh i Europës daltoi me thiken e vet
guralecat e atyne gjakbasve që, lavdi i thuren barbarizmave të tij mbi Klerin
Katolik Shqiptar!
Mos
prekni Aty ku njëditë prap do të çilin Zambaku i Shna Ndout Gjuhadolit t’
vjeter..!
Mos
prekni Aty! Janë Françeskanët tanë t’ Shekullit XIII që Maleve Tona dritë Ju
dhanë!
E
Token e Kastriotit nuk guxoi kush me Ua dhunue, se Ati i mësoi kur Nana i
këndoi:
“Per
Atdhé e Fé, me bâ dekën si me lé !” E Malet e Atdheut njézani Ju pergjegjén
Asaj:
“Mos
i prekni! Ashtu leni rranojat e At Fishtës, Gurakuqit e Prek Calit, që të besoj
gjithë Bota se, ju jeni po ata tiran barbarë të perjetshëm e terroristë, të
viteve 1944 – 2019 ?!..”
Melbourne,
21 Tetor 2019.