Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Nanat tona ishin bijat e Rozafës
E diele, 08.09.2019, 03:11 PM
NANAT TONA ISHIN BIJAT E ROZAFES
Nga
Fritz RADOVANI
Sa
shumë shkapetje, gervishtje, perplasje e rrahje takash e patkojsh ruen ky
kalldram!
Një
lum i rrembyeshem pushtuesish siper kaluen, e gurt’ vazhdonin me shndritë…
Edhe
shkelqimi i tyne marramendës e ka domethanjen e vet! Gati gati duket si
Tempull!
Një
histori e tanë disa mija vjeçare e daltueme gurpërgurë që vazhdon me rrjedh
gjak…
E
Shkodranët e Rozafës asnjëherë jo vetem nuk e turpnuen kte prak, po e nderuen
persa ishin gjallë e, mbas Tyne, trashigimtarët dhane jeten per Këta Gur’ të
pathyeshem.
Prej
Maleve t’ Atyne Bjeshkve t’ Nêmuna buronin gurë e ujë si biluri, derdheshin në
Kir, n’ Cem, në Dri e Drinazë, e bashkë me cunga i merrte Buna dhe i vendoste
rretherrotull tek sofra rrumbullake
pranë Taraboshit plak, që sytë ti merrte me vezullimet e veta: Ishte liqeni i
Shkodres, ku derdhej tuneli i Rozafës me namët e urrejtjes së sulltanit
gjakbasë:
“Shkodra!..
Asnjë Shkodranë nuk duhet të mesin gjallë!” E serbi hapi veshët,“kjoftë ba!”
E
zdathun Nana Luçe merr rrugen e largët pa krye me shkue te Djali i pranguem.
Dikur i kishte tregue i Biri Lazri, një histori Toptanësh per këte qytet të
panjohun per Te...
Kishte
disa ditë që as pjanoforta nuk ndihej se ishte aty... Kapaku ishte harrue i
hapun!
Nana
Luçe vrojtonte kah dera e mbyllun, e n’ mendime e pershkonte befas një anderr
që prej disa muejsh trunin s’ ja lente rahat: “Dom Lazer, Ty Nana, po t’ pret
pa da..!”
Por
kot! I sillej shtëpisë tue kerkue dishka, që as Ajo vetë nuk e dinte se
shka?!..
Ku
flenë Ai Djalë, shka han... Po, ujë a i napin me pi? Me shka mblohet n’ këte
t’ftohët..!
Asht
muej Shkurt 1945... Qé erdhen... Trokiti dera, u hap e, një gjips i sigurimit
po e pret.
Shikon
mos asht n’ anderr po, jo... Ndalon tek Sigurimi i Shtetit, e Nana Luçe, mbas
dy xhullijve ecë, padijtë se kush asht mbas hekrash i shkrryem per tokë, në
baltë.., jo, jo, në pisllekun e sa ditve asht zhytë Loçka e Zemres... I cunguem
kambësh dhe i mështetun nder brryla, buzqeshë e Nanen Luçe shikon si dikur
fëmij plot mall: Nanë, unë jam këtu!
Po,
po, po t’ shoh o Biri em i dashtun...Po kështu, ke vojtë o Dom Lazri em i
shtrejtë?!. U sillet katilave:“Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë
mirësi, mos e leni kështu djalin!”
Nana
Luçe si shumë prej Nanave tona, ishin Bijat e Rozafës...Lotët e Tyne shndrisin
prap sot kalldramin e Rozafës. Ato u plakën... Por, nuk vdiqën.., Ato,
plasën!..
Melbourne,
Shtator 2019.