E enjte, 10.10.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shqipnia dhe humnera

E enjte, 20.06.2019, 08:11 PM


Nga Fritz RADOVANI:

SHQIPNIA DHE HUMNERA

SHESHI  SKENDERBEU    TIRANË  2017

1997 Nana Tereza në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, heren e fundit në Shqipni lutej:

“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!..” E Besoj, edhe sot lutet!

1912 – 1913 “Shqipnia duhej “eliminue” praktikisht si rrezik, pa kenë nevoja për pushtimin e saj ushtarak”. Ky ishte dhe asht piksynimi sllav shekullor...

2019 “Shqipnia” e “Ballkanit Perëndimor” po drejtohet nga Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha, Gramoz Ruçi dhe… A doni ma? – I keni naltë tue u mendue per “Popullin”…

Per marrveshjet “demokratike” dhe klimen politike… Pa vetimë e bumbullima sllave…

Gjithshka si na kanë mësue “vllezrit turq”… Dhe, shteti ligjor i Greqisë… Italia mike e atyne viteve, “mos qofshin harrue… e 1939”.., kur na trumhasi Mretin e, na la pa te !!

Mbas shiut filloi breshni! Jalta e 1945 na siguroi “Shtetin, zgjedhjet e lira, Kushtetuten, demokracinë, barazinë, dialogun me sllav, pushkatimet pa gjyq, dhunen, varfninë, vrasje e varrosje me gropa pa Emna, kampet e shfarosjes, krimin e organizuem nga shteti, plaçkitjen, korrupsionin, mafien shtetnore, spijunimin e mikut, shkatrrimin e Besës dhe Burrnisë, e mandej, per familjen Shqiptare e Ateizmin..,mundet me ua shpjegue ma mirë se unë, “shoku” ose “shokët” që sot drejtojnë shtetin e kalbun… Të cilit, nuk dij sesi me ia vue emnin, mbasi vetem “shqiptar” ai nuk asht. Emni i “shtetit” hajdut që kerkohet perditë nder arkiva të ruejtuna nga “Akademia e antishkencave anadollake” e Toptanëve të Esatit të shkretë, që s’ po e lanë rahat as aty mjedis ushtarve sllav, që i siguruen  jeten.

Madje, aty afer i zhgrehun në vaj... U pat varrosë edhe nipi, fukaraja i thesarit Tiranës...

Eh, moj Nexhmije...Ti mos vdeksh kurr per pa pa me sy tek ai kafazi nalt, çka keni ba ... mbi këte Popull rrezikzi e të mjeruem qyshë se pat ra nder duert tua prej tiranësh...

Nuk mjaftuen 47 vjetë që me provue sejcila shtëpi trokitjet e sigurimit tuej, arrestimet e loçkave të zemres dhe, kampet e shfarosjes apo varrosjet tek “qerrshija” e Burrelit...

Po, u deshten 30 vjet të tjera me provue edhe ringjalljen e katilave shpirtzezë e vrasës të Shqiptarëve, tue fillue me Enverin tand, Ramizin, Haxhiun e të tjerë, që “emnat e tyne” mos kjofshin permendë nder Trojet Shqiptare persa të jetë jeta e Kombit Shqiptar, tue fillue nga Ata Bjeshkët e Atyne Katolikve të Lulzim Bashës dhe, deri tek brigjet e Detit Jon, ku kerkon me kullotë bagtitë Edi Rama me dekoruesit e tij grekë...E “vllaznit turq”!

Rinia Shqiptare po shperndahet nepër Botë... Gjuha Shqipe e Maleve po shkallmohet !

Populli Shqiptar asht ba si Dallndyshat e Filip Shirokës së harruem...E s’ kthehet ma !!

Melbourne, 19 Qershor 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora