Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Nikoll Mazrreku – 37 vjet burg e internim
E marte, 23.07.2019, 08:45 PM
Nga Fritz RADOVANI:
DON NIKOLL
MAZRREKU:
37 VJET
BURG E INTERRNIM
JO VETEM I DIJTUN PO, EDHE TRIM...
Don Nikolli (1912 – 1996) asht le në Mazrrek. U shkollue në
Romë dhe asht Shugurue Meshtar atje me 10 Shkurt 1939, plot 80 vjet perpara. Në
1940 asht Famullitar në Tiranë.
Filloi aktivitetin Atdhetar në revisten e mbrojtjes së të
drejtave kombtare kunder italianve dhe pushtuesve. Në vitin 1941 boton
broshuren “Skandali Cordignano”, veper e cila asht edhe sot nder ma të njohunat
antiitaliane, tue u rreshtue perkrah Don Ndre Zadejës...
Me pushtimin sllavokomunist të Shqipnisë, arrestohet në
vitin 1946 e dënohet 5 vjet burg po, duhet cilsue se me 25 Dhjetor 1950,
sigurimi i shtetit i pushkaton vllaun Rrokun, tue i veshë akuza fallco per
Frano Mirakaj. Don Nikolli u dergue në kampe shfarosje deri në vitin 1956 në
Tepelenë, Kurvelesh, Berat... Mbasi u lirue punoi puntor krahu derisa prap në
1967, një vit mbasi u lirue u interrnue persëri 7 vjet në Lushnje, dhe atje u
dënue me 20 vjet burg e u dergue në Skrofotinë të Vlonës. U dergue në Burrel,
Ballsh dhe Zejmen...
Asht lirue me 17 Mars 1987, dhe vjen tek e Motra Marija
Gjoka. Aty ka jetue deri në 1996.
Don Nikolli asht kenë Autor i poemave me vlerë të madhe
letrare dhe historike “Kangë per Gjergj Kastriotin”, “Me Flamujt e Kastriotve”
dhe “Tek lisi i thamë”...
Ka edhe libra të pabotuem me vlerë të madhe me pseudonimin e
njohun Nik Barcolla.
Don Nikolli asht kenë një Burrë i pergatitun me humor dhe
një kandveshtrim të veçantë.
Kujtoj në 1966, erdhi në ekspoziten time personale me At
Aleks Baqlin. Po bisedonim per mosmirmajtjen e Kishave nga shteti... U hap
biseda per Xhaminë në qender të Tiranës, e kujdesin që duhet tregue per atë
Xhami, mbasi Don Nikolli kishte mendim personal: “Ajo Xhami duhet ruejt dhe nuk
duhet kursye asgja per kujdesin e mirmajtjes saj, mbasi çdo i huej porsa ven
kamben në Tiranë, kupton menjëherë se me cilen qeveri ka punë, pa kenë nevoja
prej kurrkujt me i tregue se kush asht Enveri, Mehmeti e Haxhi Lleshi!”.
Koha vertetoi se angazhimet me “Lindjen dhe Konferencat
Islamike..,” ishin e mbeten si i parashikonte i Dijtuni e Trimi Don Nikoll Mazrreku:
“Shqipninë nuk e ndriçon Dielli!”
Melbourne, 5 Korrik 2019.