E shtune, 05.10.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Si zgjedhjet e vitit 1945!

E marte, 02.07.2019, 08:32 PM


SI  ZGJEDHJET  E  VITIT  1945 !

POR, MILJONERI  S’KA  MORRA…

Nga Fritz RADOVANI

Flamurit Shqipnisë sot i mungon vetem ylli, dhuratë e sllavokomunistëve të Titos…

E pabesueshme! Zgjedhjet e zhvillueme mbi 30 vjet mbas ramjes së Murit Berlinit, në një nga shtetet ma të shkallmueme nga diktatura komuniste, në Shqipninë e Kastriotit dhe të Nanë Terezes, me dijeninë e Amerikës dhe Europës, po vendosë një diktaturë të re e tipit “modern”, ku klika diktatoriale enveriste po kerkon sundimin një partiak të një grupi mafioz politik e kriminal, me trashigimtarët e kriminelëve të 75 vjetve diktaturë.

Ka nga ata ashtu si në Dhjetorin e 1945... Edhe këto aventura komuniste i quen zgjedhje. Mos harroni se per Shqiptarët z. Kissinger ka shkrue në librin Diplomacia këta rreshta: “Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste.”

?Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40 kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet...

?Me 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali II, perballë Monumentit të Kastriotit në Tiranë tha: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe, asht  e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë.”

Fatkeqsisht, duhet thanë se veprimet e qeverisë shqiptare e lidhun me mafien tue veprue haptas dhe mësheftas me sllavet e Pashiqit dhe Titos, apo grekët dhe “vëllezërit” turq... kanë tregue botnisht me 30 Qershor, se mafiozët kriminelë shqiptarë pasues të denjë të diktatorëve barbar po shenojnë në “Historinë e Shqipnisë”, “Diten e Diktaturës së Re” per të cilen krenohet Edi Rama me 22 mijë policët e tij, të cilët i sigurojnë kolltukun...

Flitet edhe per një “opozitë” që flenë nder çadra, si dikur endacakët afrikanë.., që edhe ata mbajnë në një dorë thiken kercnuese kunder Opozitarëve të vertetë, ndersa në doren tjeter kanë armen me të cilen pergatisin po kje nevoja “luften vllavrasëse”, mjeshtri  jo e panjohun nga partizanët tanë “trima” që në vitin 1943 – 44, parardhësit barbar të tyne.

Ata ishin edhe partizanët “fitimtarë” që patne mbushë malet me morra... Po, ecen me kohen dhe, sot xhepat e tyne u janë ba hebe... Mos me i njoh as “bashkluftarët” e vet...

Shqipnia dikur “Europjane” asht kthye në një vater të rrezikshme “lufte civile”, që në një moment kritik të shteteve fqinjë, mund të kthehet prej tyne në vater zjarri shkatrruese...

Ylli i kuq në Flamurin kombtar nuk asht tjeter vetem drogë per pushtetarët e Rilindjes!

E vrastarët mbetem gjithmonë vrastarë! Droga dhe dollari i shtyjnë me vra vllaun e vet!

Melbourne, 1 Korrik 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora