Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 60 vjet pa ty Don Ded Malaj
E shtune, 11.05.2019, 09:30 AM
Nga Fritz RADOVANI:
60 VJET
PA TY
DON DED
MALAJ !
?SIKUR T’ ISHTE
DJE...
“FESTË TË MADHE KA
…SHQIPËRIA, NË ZI E N’ FUTA U MBLUE MALËSIA!”
24
PRILL 1959 Kur u hap gjyqi në Kinema “Republika” të Shkodres Don Deda tha: “E
Premtja e zezê nê Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa
tê mbarojê komunizmi!” Tre kriminela sigurimi e torturonin per me realizue
vrasjen e Tij: Hilmi Seiti, Ali Xhunga dhe Xheudet Miloti...Ishte në gjyq edhe
perfaqsuesi i UDB së Titos, ambasadori jugosllav, i ftuem nga Enveri... Don Ded
Malaj asht nder Herojt e pathyeshem prej sigurimit të mnershem të shtetit. Po,
per qendresen Burrnore të Tij flet gjatë në librin “Çinarët” At Konrrad Gjolaj,
bashkvuejtës i Tij dhe Mik deri në vdekje.
Don
Deda njihej si mik dhe “bashkpuntor” i Don Kolec Prennushit, nxanës i Don
Alfons Trackit, mik i At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, të gjithë
kundershtarë të firmosjes së “Statutit të Kishës Katolike të 1951”, pra meqë
asnjeni nuk pranonte këputjen e lidhjeve me Vatikanin dhe Papen: Me daten 29
Prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vendimin per të gjithë të
akuzuemit, ndersa Don Dedë Malaj, u dënue me vdekje, me pushkatim. E mesa e Don
Dedës, ishte Drandja e vogel 13 vjeçe që u nis per Tiranë me u interesue per
Axhen e vet. Me 1 Maji Drandja takoi tek tribuna Nexhmije Hoxhen, e njohun nga
Populli me emnin kobra…Drandja i shpjegoi se ‘nuk kam asnjë njeri në këte
Botë’. Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai është armik i
popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh për té, mese do e mbash até?”
Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç të jenë i gjallë, aman
të lutem ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!”…E
shkreta Drande u mundue me e prekë n’ zemer!!..
?Me
9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja e kobres: “Lutja yte refuzohet.”(Dosja 2199).
11
MAJI 1959 Don Dedë MALAJ u pushkatue brinjë Liqenit të Shkodres, ku gropa e
Varrimit Don Dedës u ruejt nga një Vlla Mysliman, që e kishte në kopshtin e
vet...
Sot,
në këte 60 vjetor Shqiptarët besoj se me “Rilindjen” kujtojnë edhe thanjen e
Madhe Profetike të Don Ded Malaj: “E Premtja e Zezë po vazhdon me komunizmin!”
UJVARA E
SELCËS…
SELCA NA
DHUROI SHKAMIN DON DED MALAJ...
?Don
Ded Malaj asht le në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj, me daten
16 Nandor 1917, prej ku mbas pak vitesh kanë zbritë në Velipojë, e nen kujdesin
e Don Alfons Trackit, u brumos me kulturen Europjane Perëndimore.
Në
vitin 1941, në Gjenacanin e Fugures së Zojës së Shkodres, bash perballë Saj u
betue dhe u Shugurue Meshtar në Itali.
U
këthye në Shqipni dhe ka sherbye në Velipojë, Mal të Jushit dhe së fundi, në
Dajç të Bregut të Bunës, ku edhe u arrestue në vitin 1958, dhe dha jeten per
“Atdhe e Fe”…
Sa
lotët janë derdhë per Ty në këte ujvarë tash 60 vjet, o Don Dedë Malaj...!!
Melbourne, 10 Maji 2019