Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Justin Rrota dhe pushtimi fashist
E marte, 28.05.2019, 06:16 PM
Nga Fritz RADOVANI:
AT JUSTIN
RROTA O.F.M. (1889 – 1964)
DHE PUSHTIMI
FASHIST 1939
At
Justin RROTA (17.02.1889 – 21.12.1964), nder dijetarët ma të mëdhaj të gjuhës
Shqipe, i kapun gjithë jeten me njenen dorë per makinen e shkrimit e, që shpesh
kur lodhej, e binte siper saj veç, kur i delte gjumi nga shkapetjet e dyerve
dhe të dritareve të dhomave të Kuvendit Fretenve tek Arra e Madhe, që kishin
mbetë bosh… E, i shkreti At Justin, gjithmonë optimist “e ban Zoti mirë!”, e
vazhdonte me shkrue me njenen dorë… Ishte një burim i pashterrshem dijesh që
“Atdhe e Fe”, buronin si lum i paster i Malsive tona.
O
Pater, po të zhduken punimet Tua! – “Nuk ka gja, ti marrin veç, ti botojnë!..”
At
Justini ishte bashkëkohës i të gjithë Klerikëve Katolik ma të mëdhaj të Shek.
XX... Po, Ai ishte edhe bashkpuntor besnik dhe i perjetshem i Tyne në të gjitha
veprat Atdhetare.
I
saktë, i perpiktë dhe i padiskutueshëm nder faktet historike që ka perjetue, e
nuk janë kenë aq pak sa kujtojnë “disa”, që mundohen me i shlye të gjitha “me
doren e tyne”.
Gjithshka
e shkrueme nga e vetmja dorë e Tija... Asht dokument i të gjitha kohëve që ka
vlerë jo vetem per Historinë e Shqipnisë, po saktëson të gjitha perpjekjet per
“ndryshim” të historianve “modern”, që mundohen me fallsifikue edhe “Vrasjen e
Hasan Rizasë, në rrethimin e Shkodres së vitit 1912 – 13”... Deri tek qendrimi
Atdhetar i pandryshueshem i Klerit
Katolik Shqiptar, në të gjitha ngjarjet historike perballë pushtuesve të huej
dhe të tradhtarëve të Atdheut, që u bane edhe vrastarët e Tyne të pandreqshëm
në Shek. XX...
At
Justin Rrota OFM, shkruen: “At Anton Harapi ka kenë antiitalian, prandej u
zgodh At Antoni në dergatën e 12 prillit 1939, për me u tregue atyne qendrimin
e Klerit Katolik.”
Tue
fillue nga koha kur komunistët ishin “sherbtorët besnikë” të fashizmit dhe,
derisa ata ndrruen padron me Titon, Stalinin e Mao Ce Dunin, kohë në të cilen
kryen edhe një Gjenocid të panjohun në histori kunder Klerit Katolik Shqiptar,
cili nga Ata Martirë të nderuem t’ asaj kohë nuk ka në “Dosjen e Sigurimit të
Shtetit etiketen e fashistit”?..
Në
dukje, mbas vitit 1989 kur shtetet e Lindjes komuniste filluen me ba ndryshimet
e tyne dhe, Shqipnia vazhdonte me ruejtë “porositë” e Enverit dhe të Ramizit…
Ishte Don Simon Jubani, që shpalli Shqipninë Europjane në Rrëmaji të Shkodres.
Thirrja e Tij kje e padiskutueshme prej asnjë Kleriku Katolik… Mbas 30 vjetësh
“rilindja” e Ramës, filloi me akuzue “Klerin Katolik si bashkpuntor i
fashizmit…” – Po, a me të vertetë kujtoni se Shqiptarët e Shqipnisë Kastriotit,
do të bahen sherbyesit e sllavëve, turqëve apo grekve?
Në
kjoftëse, të gjitha qeveritë “shqiptare” i sherbyen të huejve, kjo ka ngja se
ASNJË Kryeminister apo President, nuk ishte as “nxanës fillorje” në shkollat e
Klerit Katolik...
Melbourne, 28 Maji 2019.