Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Demokracia pa vlera
E marte, 30.04.2019, 07:30 PM
Nga Fritz RADOVANI:
DEMOKRACIA PA
VLERA…
25 PRILL 1993: PAPA GJON
PALI II,
PERBALLË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT NË
TIRANË, KA THANË:
“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën
Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun
ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia... ”
?25
PRILL 1993 PAPA GJON PALI II 26 vjet para vjen në Shqipni...
?Të dashtun Vllazën e Motra!
Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta
mbroni me forcë identitetin tuej.
Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky
shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në
kujtimin e Popullit Shqiptar...
Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe
keni të drejtë ta doni kaq shumë.
Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë
tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës
njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku njeriut i mohohej
një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të
tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një
shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo
besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin
rritët fetare?
A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u
fye me të gjitha mënyrat?
Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme
që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me
dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të
ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue
sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore...
?Duhet të rikujtojmë se: “Historia endè nuk e ka njohë
até që ka ngja në Shqipni...
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të
madhe! »
“AJO QË KA NGJA NË SHQIPNI TË DASHTUN VLLAZEN E MOTRA, NUK ASHT PA KURRË
NË HISTORINË E NJERZIMIT…”
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e
mbarë Kontinentit Evropjan!..
?Këte sot duhet ti rikujtomë edhe Berlinit!..
Melbourne, 30 Prill 2019.